E enjte, 28.03.2024, 11:00 PM (GMT)

Mendime

Selim Hasanaj: Jap dorheqje të parevokueshme nga posti Kryetar i Degës LDD në Norvegji

E shtune, 21.06.2008, 09:00 PM


Selim Hasanaj
JAP DORHEQJE TË PAREVOKUESHME NGA POSTI KRYETARI I DEGËS LDD NË NORVEGJI

Nga Selim Hasanaj

KRYESI E LDD-SË
KRYETAR  AKADEMIK NEXHAT DACI
KORDINATOR ME DEGËT Z. HAJRUSH BAJRALIU

 
Me keqardhje  ju njoftojë se që nga dita e sotme 21. qershor 2008. unë Selim Mustafë Hasanaj aktualisht Kryetar i Degës së LDD-së në Norvegji jap dorheqje nga posti i Kryetarit të kësaj dege.
Arsyet per këtë hap timin janë të shumta , por unë do i ceku vetem disa. Asgjë të keqe nuk ka mbrenda Degës së LDD-së në Norvegji  të cilen unë se bashku me aktivistin e vjeter dhe të palodhshem të qështjes kombëtare zotin Enver Seferi e formuem në shkurt të vitit 2007. Sado e vogël pernga antarsia dega e jonë ka pas suksese dhe ka kontribue në shumë gjëra cka unë si lider i saj e kamë per mburrje dhe i falenderojë antaret e mijë që nuk kursyen asgjë per ta dhanë kontributin e vetë në formimin e këtij subjekti të ri politik që po krijohej pas ndamjes së LDK-ë në Kuvendin e VI të saj. Ishte perkrahja e tyne morale që unë dhe zoti Enver Seferi  me shpenzimet nga xhepi ynë erdhem në Konventen Themeluese të LDD-së në shkurt të vitit ¨2007 në Prishtinë. Ishin antarsia e degës që më perkrahen edhe të vijë vetë i treti , prap me shpenzimet personale në tubimin në Shtutgard në maj të vitit 2007. Kjo antarsi dha kontributin e vet edhe per ndihmat që i dhamë Degës së LDD në Drenas. Kjo antarsi më perkrahi dhe ndihmojë në aktivitetin tim per lobimin në hapjen e linjes ajrore NORVEGJI- DARDANI, pastaj në mbajtjen e Akademisë perkujtimore në dyvjetorin e Presidentit Dr. Ibrahim Rugova e shumë e shumë punë tjera të cilat per kohen pak ma shumë se njivjeqare unë si Kryetar i kësaj Dege kamë arsye të jem i kënaqur dhe krenar.
Arsyeja pse unë terhiqem nga aktiviteti partiak është se unë Selim Mustafë Hasanaj kurren e kurres nuk mund të jem pjesë e asnji subjekti politik të Atdheut tim perderisa shof se politikajt e Atdheut tim nuk e kanë fort brengen e Atdheut, të popullit të vetë , por garojnë dhe luftojnë per poste e kolltuqe nga të cilat ëndrrojnë pasuni prrallore ndersa populli  i Atdheut tim Dardanisë së shkretë nuk ka as bukë per ta ngi barkun. Vijë c'do verë në Dardani dhe zemra më coptohet kur shof njerzit të gjurmojnë neper kontajnere mbeturinash per të gjet dicka të hanë , ndersa kur vij në zyret e LDD-së shof luksin prrallor të disave që kerkojnë voten e popullit, i premtojnë jetë normale gjatë fushates ndersa as që u hanë palla që vetem disa metra ma larg njerzit kerkojnë per të ngranë neper kontejner mbeturinash. Këtë verejtje timen nuk e kamë të adresueme vetem kunder LDD-së ,  jo asesi sepse unë vetë vullnetarisht u percaktova të bahem pjesë e saj , unë këtë vrejtje e kamë apsolutisht per të gjithë lideret dhe udhëheqjet partiake, per kryeministrin, per kryetarin e Dardanisë , per 120 deputetet e Parlamentit të Dardanisë të cilet kanë harrue ku ishin hiq ma larg se para tetë viteve.
 Unë Selim Mustafë Hasanaj asesi nuk mund të jamë pjesë sado në miniaturë i asnji subjekti politik perderisa Atdheu im është i enklavizuem, perderisa shifet nga planeti MARS se jeta sociale per qytetarin e thjesht dhe taksapaguesin ka qenë më e mirë edhe në kohen e okupimit  Millosheviqjan se sa sot.
Unë Selim Mustafë Hasanaj , nuk mund të jem pjesë e asnji subjekti politik  të Atdheut tim  Dardanisë sepse jetojë plotë 20 vite në Norvegji që është shteti me standard më të lartë  në botë, me papunsinë  ma të vogël në botë, me të ardhurat ma të larta në botë per kokë banori, por këtu as Jens Stoltenbergu  që është Kryeminister i Norvegjisë nuk ka veturë shoqnore per shfrytzim , ndersa ish IDOLI im, njeriu per të cilin kisha me dhanë edhe jeten e i cili është Kryetar i nji Partie opozitare vozitet me MERCEDES GJIP. Nuk po kuptojë se c'far shpirti kanë edhe kryetari i LDD-së , por edhe kryetaret e partive tjera ( apsolutisht i të gjithave) kur kalojnë me veturat e veta luksoze pranë njerzve të shkretë që gjithkund rrugve kerkojnë lëmoshë. Dhe dihet se luksin që po e jetojnë lideret e partive të Dardanisë nuk e ka as Sulltani i Brunejt. Dhe këtë luks e kanë nga ndjersa e puntorit, nga paratë e taksapaguesve, nga antarsia e veqanrisht disa lider jetojnë në luks nga paratë dhe ndihmat e mergates  tonë naive. Ndersa populli vuen per bukë. Familjet e masakrueme nga ushtria dhe policia serbe jetojnë me asistencë sociale , shumë nga ato edhe pa te fare, shumë jetojnë neper podrume e kasolla ku shiu panderpre u lagë jo veq trupin e zdeshun nga skamja , por edhe shpirtin.
Unë Selim Mustafë Hasanaj, nuk mund të jem pjesë e asnji subjekti politik të Atdheut tim derisa shof se njeriu që ushtron profesionin e shejtë, atë të MESUESIT punonë per maksimum 200 euro në muej ndersa deputetet e Parlamentit i marrin mbi 1000 euro plus meditjet dhe benificionet tjera dhe shumica nga ta as që janë rregullisht prezent në seancat e Parlamentit per ta arsyetue voten e votuesit dhe per ti mbrojtë të drejtat e tij.
Unë Selim  Mustafë Hasanaj me zemer të coptueme e bajë publike se jamë i zhgenjuem thellë në shpirt  me gjithcka që po ndodhë në Atdheun tim Dardaninë dhe per arsyet që i ceka dhe per njimijë tjera që nuk i ceka por që perditë shifen dhe i thonë edhe  të tjeret , terhiqem nga posti i Kryetarit të Degës së LDD-së në Norvegji si dhe nga antarsia e ime partiake.
Sado që edhe kamë shendet të rrenuar unë kurr nuk do pushojë aktivitetin tim me mundësitë e mija në të miren e Dardanisë dhe popullit të saj por jo ma kurr permes asnji subjekti ( PARTIE) politike.
Me këtë hap timin do e informojë edhe nenkryetarin e Degës, zotin Enver Seferi i cili është per momentin në pushim në Dardani  dhe ky pastaj le të vendos se cka do bëjë me degen e LDD-së në Norvegji.
Zoti e Bekoftë Dardaninë
Zoti e Bekoftë popullin shqiptarë
Zoti ju ndihmoftë juve liderve dhe mashtruesve që të ndergjegjësoheni dhe tek pastaj do prosperojë Dardania. Kështu si po silleni Zoti pact mëshirë per shpirtin e juve.

Selim M. Hasanaj
Sarpsborg
Norway



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora