E shtune, 20.04.2024, 03:34 AM (GMT+1)

Kulturë

Lekë Mrijaj: Promovohet ''Zgjohu më!''

E premte, 23.05.2014, 07:30 PM


Në Klinë u bë promovimi i librit poetik ”ZGJOHU ME!” i autorit Florian Krasniqit

Nga Lekë Mrijaj

Poeti Florian B.Krasniqi i prezantohet audiences - lexuesve dhe botes Shqiptare si nje nder autoret me te ri te spikatur të kësaj kohe i cili vertetë premton shumë pra është mjaft interesant e mbresëlenës kur ndien apo sheh nje lexues të tillë të mrekullueshem si Floriani i cili me poezit e tij të mrekullueshme vertetë di te shpalos temat dhe mendimet e bukura metaforike me mesazhe poetike të të cilat tek ai gjejme shumë herë ndoshta edhe shqetësime apo ballfaqime të tjera poetike gjithpërfshirese pra tematikat e trajtuara të krijimtarise se Florianit shtrihën ne shumë sfera ,si familja,shoqeria,shkolla,miqësia,kurbeti,pastaj poeti nuk rresht se kënduari per heronjët,martirët e atdheut,ngjarje historike ne mënyrë perfekte ai i portretizon shume figura te kauzës kombëtare të cilet u flijuan,sakrifikuan per atdheun e tyre Trojet Arbërore Shqiptare.

Teksa lexoj ca nga poezit e vellimit me te ri poetik te Florianit ”ZGJOHU ME!” shoh me te vertetë se poeti po ne kete moshe aq te re perkufizon pikpamjet komplekese dhe itensitetin symbolist njerëzor me simboliken e lidhjes se fortë te lirise se shpirtit gjendjës emocionale te natyres njerezore pozitive e negative dhembshurin e etjes për të dhuruar e marre dashuri nga sferat e ndryshme pra autori jo vetem qe ngjalle emocione e mbresa te jashtezakonshme për audience e  lexuesve e dashamiresve te poezise ai thjeshte percon edhe mesazhin e botës që të mendoj me ndryshe pra i jep optimizem e shprese te pavdekëshme duke thene se ardhja ekziston dhe vertete ajo i perket jetes e dashurise njerëzore.

Me:15.05.2014, ne ambientet e Pallatit te Kultures “JEHONA E DUKAGJINIT’’te Klinës ,Florian Krasniqi bëri promovimin e tij të dytë me radhë ”ZGJOHU ME!” në perbërje të poezive të ndryshme letrare,nën redaktimin profesional të shkrimtarit te mirënjohur z.Vilson Culaj ,recensuar nga Mahir Morina e lektoruar nga Mikel Gojani.Libri është botuar ne shtypshkronjen “Lena Grafik Dizajn”ne Prishtine 2014.Pallati i kulutres ishte i permbushur me plot mysafirë te strukturave te ndryshme politike,kulturore,letrare,arsimore ndersa moderimin e ketij manifestimi e bëri poetja Jehona Gashi e cila mbarëvajti në mënyrë të shkelqyeshme agjenden promovuese ku ne mes te tjerash u shpreh duke iu deshiruar mirëseardhje mysafirve dhe duke zbatuar pike per pike agjenden promovuese ne fjale.

Manifestimi i promovimit te librit ishte organizuar nën patronatin e KK.te Klines-Drejtoreshës se Kultures z/sha Kristina Lazri e cila me një fjale rasti pergezoj autorin duke thënë se ne si qytet ndihemi te lumtur dhe krenar per gjeneratat e reja te cilet suksesheshem po trumfojne ne gjitha sferat sidomos nëë lëmin e kultures dhe leterësise.Besiana Gashi ishte nxenesja e cila shpalosi biografine e autorit dhe te arriturat e sukseshme te tija.

Këtë eveniment e pershendetën edhe Drejtori i Shkolles se Mesme “Luigj-Gurakuqi”te Klines Prof.Xhafer Bashota ku me pas moren fjalen edhe Mikel Goajni lektor,Mahir Morina recensent i cili tha se poeti ne fjalë duhet të heq dore nga idete e poezive te castit duhet ta rrise logjiken artistike tematike universale kjo mund te arrihet me nje proces leximi te kryeveprave letrare boterore.Skenes iu paraqit edhe shkrimtari fituesi i disa cmimeve letrare poetike njiehrit redaktori kryesor profesional të vellimit  poetik”ZGJOHU ME!” z.Vilson Culaj i cili ne mes te tjera tha:Floriani permes ballafaqimeve sfidave te ndryshme di te reflektoj botën dualiste si inatet,keqkuptimet,indiferencat  destruktivitetin brenda për brenda vetë shoqërise duke u munduar qe permes vargjeve te tija ti ofroj lexuesit nje botë ideale ne shtegun e jetës – botes letrare.Pak caste para perfundimit apo kurorezimit te promovimit skenes iu parait edhe Floriani i cili paksa i emocionuar falenderoj pjesmarresit e manifestimit ,familjarët te te cilet ne cdo momente ishin perkrah tij per te cilin asnjehere nuk kursyen as veten e tyre ne menyra te ndryshme gjithëperfshirese  duke vazhduar me tutje se cdo hërë do jete prane lexuesve dhe dashamirëve te tij të letersisë.Pasuan edhe deklamimet poetike qe ishin ne nivelin me te mire artistik,letrar … nga ana e aktorit-humoristit të mirënjohur Shqiptar z.Ismet Krasniqi-Lala dhe nxënësve të Shkolles së Mesme “Luigj Gurakuqi”të Klinës të cilet vertetë i dhanë petkun e një vlere të mrekullueshme të qëlluar dhe shprehimisht deri në kulmin e një shprehje artistike,kulturore,letrare nën percjelljën e kitaristit Valbon SelmanajMë pas në fund të promovimit moderatorja kryesore  Jehona Gashi në permbyllje ftoi mysafiret ne nje koktej rasti.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora