E enjte, 25.04.2024, 04:36 PM (GMT+1)

Kulturë

Hasko & Bajrami: Pranvera poetike në Durrës

E premte, 23.05.2014, 07:59 PM


PRANVERA POETIKE NË DURRËS, KU DERDHEN KROJET E DASHURISË MBARËSHQIPATRE…

Nga Hyqmet HASKO dhe Agim BAJRAMI

Udhëtimi drejt Durrësit gjithmonë ka diçka të beftë e të ëmbël, si një zbulim në raport me veten, që duhet gjithmonë ta verifikosh. Në fakt, me lashtësinë e tij, Durrësi gjithmonë ka qenë në shpirtin e njerëzve që sakrifkuan çdo gjë për të, që nga koha e Ilirikumit, kur amfiteatri magjik mbushej me aktorët ilirë dhe shpalosej bukuria magjike e artit të madh e deri sot, në kohën e modernitetit dhe dixhitalit.

Bukuria që Zoti ia fali me shumë dashuri dhe e bekoi që ky qytet të jetë gjithmonë në shpirtin e njerëzve mendjendritur, siç janë dhe poetet, tanimë rikthehet në vargje, në këngë zemre për qytetin mitik dhe jo vetëm për të.

Janë poetët që vijnë nga çdo cep shqiptarie e sjellin këtu, me gjuhën e valëve dhe bregut të ëndrrës freskinë e lrojeve të shpirtit mbarëshqiptar.

Po, në qytetin bregdetar që sapo ka hapur siparin e plazhit, na pret një eveniment i bukur.

Lidhja e Shkrimtarëve të Durrësit, me kryetar, zotin Nikolla Spathari, ka pesë vjet që po ia shton vlerat këtij qyteti birlant jo vetem për nga bukuria nytyror që e ka me bollëk, por dhe për atë magji të thellë që ai ruan që nga kohët më të vjetra. Me shumë dashamirësi, i gjithë stafi i Lidhjes së Shkrimtarëve të këtij qyteti për pesë vjet rresht organizojnë Festivalin poetic “PRANVERA DURSAKE”.

Dhe pse mundësitë për organizmin e këtij festivali kanë qenë shumë të pakta, të siguruara nga bizesmenë, dashamirës të artit, ata ia kanë dalë mbanë që të organizojnë një festival dinjotoz poetic, me poetë nga të gjitha trevat shqiptare.

Me mikun tim Kujtim Boriçi, krijues me vlera të spikatura në fushën e letërsisë, u nisëm nga Tirana rreth orës nëntë.

Tek pallati i Kulturës së qytetit të Durrësit na pritën me shumë dashamirësi dhe respekt të zotët e shtëpisë, Nikolla Spathari, Agim Bajrami, i mirënjohuri Daut Hoxha dhe Vladimir Muça, nënkrytar i këtij klubi të Lidhjes së Shkrimtarëve.

Kafen e mirëseardhjes e pimë në klubin e pallatit të kulturës.

Si asnjëherë tjetër, ky klub nuk ka pasur kaq shumë njerëz të vecantë, që me dinjitetin e tyre, me atë sharmin që iu lexohet në sytë e mbushur me ngazëllimin e ngjarjeve të tilla kuptimplote, ia shtuan krenarinë dhe këtij klubi shumë mikpritës.

Festivali sipas programit u çel në orën 11, në sallë ishin mbi 200 poetë, shkrimtarë, lexues dhe dashamirës të artit nga qyteti i Durrësit dhe qytete e treva të tjera shqipfolse.

Sipas traditës Lidhja e Shkrimtarëve të këtij qyteti organizoi- AKADEMINË POETIKE, që për këtë vit I ishte kushtuar të mirënjohurit, Nikolla Spathari.

Për rreth një orë e tridhjetë minuta u referua dhe u pasqyruan vlerat e larta të këtij poeti, shkrimtari e pubilicisti të një kalibri të veçantë, pjesë cilësore e letrave tona kombëtare.

Në vijim të verprës së tij, referuan Agim Bajrami, Vladimir Muça, poeti dhe shkrimtari, kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shkodrës, Skënder Termali, poeti dhe shkrimtari nga Prizereni Berat Batiu, i mirëjohuri Bardhyl Agasi dhe shumë dashamirës të tjerë që, sipas këndvështrimit të tyre, pasqyruan me shumë ndjeshmëri dhe realitet vlerat e mëdha që poeti dhe shkrimtari Nikolla Spathari ka lënë si një monoment që kurrë nuk vdesin, por do të lexohen dhe në vite të mëvonshme.

Në pritje për të shkuar në restorantin “Ali Pasha”, ku për nder të pjesëmarrësve të këtij festivali poetik do të shtrohej dreka, shfrytëzuam rastin grupe-grupe, për të pirë një kafe miqësore me miqtë e largët të ardhur nga Mali i Zi, Maqedonia. Kosova. Së bashku me mikun tim, KUJTIM BORIÇI vijuam takimet me miqtë Berat Batiu e të tjerët, që kishin ardhur nga Prizereni për këtë këte takim. Mendimet tona përputheshin se Prizereni dhe Durrësi kanë shumë ngjashmëri në vlerat historike që mbartin midis tyre, në atë urë historike midis tyre që ka sendërtuar aq shumë mikpritje dhe dashuri vëllazërore. .

Ne restorant “Ali Pasha”  u krijua një atmosferë vërtet e gëzueshme, ku të gjithë pjesëmarrësit në këte drekë recituan poezi nga krijimet e tyre.

Agim Bajrami, me zgjuarsinë që e karakterizon dhe me një interpretim brilant  krijoi një atmosferë krejt të veçantë tek pranishmit, gjë që do të shprehej në duartrokitjet e tyre të stuhishme. Me shpirtin e tij të mrekullueshëm ai recitoi poezi dhe nga poetë të tjerë, pa asnjë ndjenjë xhelozie, por shumë miqësisht në çdo poezi derdhi shpirtin e tij poetik, duke iu dhënë atyre vlera të veçanta intonacioni dhe emocioni.

Nuk mbeti pas dhe kryetari Nikolla Spathari që me zërin e tij vërtet rinor këndoi për të pranishmit disa jare shkodrane. Por ai që e ndezi sallën ishte Neim Kercuku, që së bashku me të gjithë sallën kënduan këngë të reja dhe të vjetra për të gjitha trevat tona, derdhën aty përrenj malli e dashurie…

Mbas drekës,  bashkë me miqtë e mi nga Kosova shëtitëm buzë detit. Koha nuk ishte në favorin tonë që të shiojnim një bregdet të mrekullushëm, siç është ai i zonës së Currilave, që dhe vetë dursakët e kanë për zemër, por miqtë e mi kosovarë morën impresione të mrekullueshme që të dhuron natyra bregdetare durrsake.

Takimi që une pata dhe me  poetët, shkrimtarët, publicistët e mirënjohur fierak  Nuri Plaku dhe vlonjatin Myrteza Mara më dhanë një ndjesi të veçantë miqësore. Kultura e tyre e lartë dhe sjellja prej fisniku të bente që t’i adhuroje vërtet, për shpirtçiltërsinë dhe sensin e miqësisë pa doganë, ku nuk mungonte humori dhe batutat.

Në orën 17, të gjithë poetët e ftuar u mblodhën në sallën “Sigal”. Në fytyrat e tyre konstatoje një imepenjim përzier me shqetësim, jo për të fituar një çmim që nganjëherë nuk ka vlerën e duhur dhe të sakte të një arti të vërtetë, por për t’u paraqitur sa më denjësisht dhe seriozisht.

Pjesëmarrja në juri  e Bashkim Hoxhës, shkrimtar i mrekullushëm dhe i  mirënjohur në të gjithë kombin tonë, do ta bënte çdo poet më shumë serioz e të vetëdijshëm për madhështinë dinjitoze të këtij evenimenti poetik.

Ajo që u konstatua te të gjithë poetët ishte se ata kishin sjellë krijimet e tyre më të bukura dhe më të arrira për nga ana artistike. Fjala u kthye rishtas në një urë bashkimi…Fjala që ishte e para, edhe në këtë eveniment ia doli të bëhej përçuese dhe flakadan dashurie midis shqiptarëve, shqiptarëve të një race të veçantë, asaj të poetëve…

Ndjesia që kishte çdo poet ishte që mos të  mbaronte kurrë ai konkurim, të vazhdonte papushim, duke derdhur në atë sallë ujëvarën e fjalës poetike. Por ja që çdo gjë ka dhe një kufi. Juria u tërhoq për të marrë vendimin, i cili zgjati rreth një orë.

Çmimet u ndanë dhe kërshëria mbeti pezull, në pritje të fjalës së jurisë. Çmimet iu takuan: EVA KACANJI,  Çmimi i parë, Çmimi i dytë -Pëllumb Mane, Çmimi i tretë -Hajredin Kovaçi nga Ulqini. Organizatorët ndanë dhe çmime karriere që iu dhanë Nuri Plakut e Myrteza Mares, Çmimi “Nimfa e Durrësit” iu dha poetes Habi Hoxha. Çmimi “TEUTA” iu dha poetit, shkrimtarit dhe publicistit të mirënjohur Vladimir Muça.

Darka që u shtrua tek Bar-Restorant “Parajsa” u kthye në një festival të dytë poetik. Këngët, vallet që u kënduan  dhe u kërcyen me shumë pasion i dhanë kësaj  darke shijen e një mrekullie festive, që mund ta shijosh vetëm në Durrës, në qytetin e vjetër e të ri, ku poezia ka lënë gjurmët e saj në histori…Dhe akoma më shumë, këtë magji, këtë satifaksion, këtë mrekulli që përcjell fjala dhe gjuha e gjakut të valë, mund ta shijosh e ta përjetosh fuqishëm vetëm në shoqërinë e poetëve të kombit tonë…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora