E premte, 29.03.2024, 08:56 AM (GMT)

Kulturë

Nue Oroshi: E Djathta në mbrojtje të Shqipërisë

E enjte, 22.05.2014, 06:54 PM


Doli nga shtypi libri  E Djathta Shqiptare në Mbrojtje të Shqipëris Etnike XI“

Nga Nue Oroshi

Shkrimi i historisë shqiptare vazhdon me projektin e Djathta Shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë Etnike.

Ndriqimi i historisë shqiptare ka 10 vite që e ka marrë të mbarën. Kjo ësht bër falë punës së Shoqatës së Intelektualëvë mbar Shqiptarë Trojetë e Arbrit, shoqatë e cila për momentinë po e luanë rolinë që duhetë ta ken pasurë dy akademitë shqiptarë në shqipëri dhe Kosovë. Falë punës titanike të 120 studiuesve,profesorëve,  publicistëve, Shoqata e Intelektualëve mbarë Shqiptarë Trojetë e Arbritë në bashkpunimë me Shtepinë Botuese Lumbardhi nga Prizreni botoji Librin e XI  e Djathta Shqiptare në Mbrojtje të Shqipëris Etnike, libër i cili vije si frytë i sesionitë të XI shkencorë mbajturë në Prizrenë pikërishtë me rastin e 100 vjetorit të themelimit të shtetit shqiptar, me një volumë preji 936 faqësh.

Libri fillon me një shënim hyrës të nënkryetarit të Shoqatës Trojet e Arbrit mr.sc. Nue Oroshi i cili ndër të tjera tha: me 28 Nëntor 2012, kur mbarë shqiptaria më gëzim e hare festonte 100 vjetorin e themelimit të shtetit Shqiptar, kur shteti ynë po kalonte një shekull jetë të egzistimit të tij, edhepse i copëtuar për një shekull, shqiptarët kudo që gjindeshin dhe nga të gjitha pjesët e Shqipërisë Etnike, filluan ta ndjejnë veten krenar, se, jemi shqiptarë në tokën e Shqipërisë Etnike. Shumëkush gëzohej dhe festonte, por një gëzim i pashoq mbretëronte tek intelektualët e Shoqatës së Intelektualëve mbarëshqiptarë “Trojet e Arbrit”, e cila në mesin e saj grumbullon 120 intelektualë, profesorë, studiues nga tërë viset Etnike Shqiptare dhe Diaspora atdhetare. Pikërisht në këtë ditë të madhe Shoqata e Intelektualëve mbarëshqiptarë “Trojet e Arbrit” i kishte mbledhur studiuesit nga të gjitha viset Etnike Shqiptare dhe Diaspora për ta mbajtur sesionin e 11 shkencor me temën, "Kosova dhe trojet tjera 100 vjet në luftë për Bashkim dhe Çlirim Kombëtar.

Ky sesion shkencor ishte i veçantë, pasiqë hapjen e këtij sesioni e mbajtëm pikërisht në oborrin e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Fjalën e hapjes e mbajti prof.dr Ramiz Abdyli dhe kudo tek të gjithë studiuesit vërehej një kënaqësi e madhe, sepse tash shteti shqiptar kishte bërë 100 vjet të rrugëtimit të tij, jo te lehtë. Më pas, në ambientet e hotel “Alvidas” në Prizren, u shpalosën me dhjetëra ligjerata nga studiuesit, të cilët kishin përgaditur studimet e tyre lidhur me temën bosht. Ky libër që po ua japim në dorë lexuesve shqiptarë është i njëmbëdhjeti (11) me radhë. Është një libër ekskluziv ku me ligjeratat e tyre paraqiten 100 ligjerues, dhe me temat e tyre bënë që Shoqata e intelektualëve mbarëshqiptarë “Trojet e Arbrit” te mbetet, si gjithherë prijetare në ndriçimin e historisë Shqiptare.

Më pasë libri vazhdon me fjalën përshendetëse të prof.dr.Ramiz Abdylit i cili ndër të tjera thotë: Ndjehem i nderuar që më është dhënë rasti t’i them dy fjalë në emër të  Këshillit Organizues të sesionit tonë të jashtëzakonshëm shkencor, i cili ka temë bosht: ”Kosova dhe trojet tjera 100 vjet në luftë për Bashkim dhe Çlirim Kombëtar”, pikërisht këtu në selinë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për t’i hapur punimet e tij sesioni në këtë vend të shenjtë kur figurat më të shquara të kombit tonë i dolën zot Atdheut, që rrezikohej të copëtohej. Këtu ata shpalosën programin shumë domethënës dhe përcaktues për sigurimin e autonomisë së Shqipërisë në një vilajet të bashkuar, për çka ranë në fushë të nderit mijëra dëshmorë.Nga ky vend përulemi para veprës madhore të  Plakut të urtë të Vlorës-Ismail Qemali, i cili me atdhetarë të tjerë shpallën pavarësinë e Shqipërisë, por që ajo u njohë nga Fuqitë e Mëdha në më pak se gjysmën e trojeve tona.

Prandaj erdhëm pikërisht në këtë vend për të vënë në dukje në mënyrë më përcaktuese  kontributin e Trojeve tona Etnike që nga Presheva, Shkupi e Preveza deri në Tivar, Plavë e Guci,  Pazar të Ri në  luftë për Çlirim dhe Bashkim Kombëtar në 100 vjetorin e pushtimit të huaj për bërjen e Shqipërisë Etnike.Është e domosdoshme t’ua përkujtojmë historishkruesve tendenciozë që janë përpjekur dhe nuk reshtin të pretendojnë Trojet tona etnike,t’u themi se përpjekjet e tyre djallëzore  bien ndesh me të vërtetën historike, se argumentet e qëndrueshme shkencore nuk janë në anën e tyre. Është e domosdoshme t’ia themi edhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, se trungu etnik shqiptar nuk ishte ashtu siç pretendohet në një botim të saj (Historia e popullit shqiptar II), se në shek .XIX në brezin anësor të trungut etnik shqiptarë nuk përbënin pakicën, por edhe ai brez ishte pjesë e trungut etnik shqiptar, se një pjesë e atij “brezi” edhe sot bën pjesë në trungun tonë etnik, siç është Shkupi me krahinën e tij etj. Duhet t’ia themi edhe Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës të mos bëjë lojën e dashakqinjëve të popullit tonë dhe historisë së tij, sikurse janë paraqitur këto troje në një harte, sepse Trojet tona etnike në kohën e Lidhjes së Prizrenit shtriheshin më në lindje dhe verilindje seç pretendohet në atë hartë, dhe ato troje vazhdojnë të jenë të banuara me shumicë shqiptare.Në këtë përvjetor të shenjtë shoqata jonë kërkon nga institucionet shtetërore të Shqipërisë e të Kosovës, nga bashkëqeveritarët shqiptarë në Maqedoni si dhe nga klasa politike në trojet e tjera etnike që t’i koordinojnë veprimet dhe të angazhohen më me ngulm për fatet e kombit, rrjedhimisht për bërjen e Shqipërisë Etnike. Jetësimi i këtij objektivi kërkon domosdoshmërisht që të vihet interesi kombëtar mbi atë partiak, konfesional, krahinor e material.

Me punimet e tyre ne kët vepër Enciklopedike te Historis sonë shqiptare u paraqitën studiuesitë:Prof. dr. Muhamet Shatri, Akademik. prof. dr. Mark Krasniqi, Prof. dr. Izber Hoti, Murteza Xajë Nura, Prof. dr. Jahja Drançolli, Prof. dr. Ramiz Abdyli, Ermelinda Kashahu, Prof. dr. Xheladin Shala, Dr. don Lush Gjergji, Dr. sc. Mehmet Rukiqi, Prof. dr. Qerim Dalipi, Mr.sc. Hiriet Ziberi, Prof.  dr.  Bahtije Gërbeshi Zylfiu, Mr. sc. Jeton Idrizi, Tomë Mrijaj, Willy Kamsi, Nasir Kabashi, Fazli Hajrizi, Brikena Bogdo, MA. Agon Rrezja, Mr. sc. Fitim RIFATI, Dr. sc. Ilmi VELIU, Mr. sc. Naim Musliu, Talat Pllana, Prof. dr. Bajram XHAFA , Dr. sc. Esilda LUKU, Dr. sc. Halit Shabani, Mr. sc. Mehmet Gjoshaj, Pjetër Nikolla, Dr. sc. Gjon Berisha, Dr. Simon Lufi, Prof. dr. Bedri Muhadri, Gjovalin Çuni, Mr. sc. Besim Morina, Mr. sc. Nue Oroshi, Prof. dr. Lush Culaj, Dr.sc. Nuridin Ahmeti, Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha, Sabri  Maxhuni –Novosella, Mërgim Korça, Eugjen Merlika, Mentor Quku, Uran Butka  Atë Donat Kurti, Mr. sc. Sinan Gashi, Leonora  Laçi, Frank Shkreli, Faik Krasniqi-Zhilivoda, Fatbardha Saraçi Mulleti, Dr. sc. Pjetër Pepa, Emin Fazlija, Prof. dr. Riza Sadiku, Rukije Rama, Adem Ajvazi , Mr. sc. Zelije Shala, MA. Pajazit Hajzeri, Çerkin H. Peci, Mentor Tahiri, Qerim Rexhaj, Ramë Thaçi, Ukë Qerreti, Nasir Kabashi, Adem Geca,   Nexhmi Bushati, Valbona Hardolli –Mlika, Agron Shabani, Avni I. Bilalli, Ramadan Asllani, Mr. sc. Skender Lutfiu, Rrustem Seferi, Mr. sc. Sadri Rexhepi, Mr. sc. Bedri Tahiri, Ma. Luan Tetaj, Isuf Bajraktari-Mirashi , Shaban Gashi, Ismet Hasani, Klajd Kapinova, Hysen Azemi, Abas Fejzullahi,  Ramadan Reshitaj, Daniel Gazulli, Mr.sc.Naile Demiri, Zef Pergega, Prof.dr.Haki Kasumi, Skënder R. Hoxha, Idriz Zeqiraj, Bedri Blloshmi.

Ky libër enciklopedik përmbyllët me fjalën e mbylljës të mbajturë nga Kryetari i Shoqatës Trojet e Arbrit prof.dr.Muhamet Shatri, njëri ndër studiuesitë më të përkushtuarë dhe më atdhetarë që ka shqiptaria, ku për dhjetë vite arriti me plotë suksesë  ta vën në binarë të duhurë rishkriminë e historis shqiptare, me gjuhën e argumentitë shkencor. Prof dr Muhamet Shatri Kryetarë i Shoqatës së Intelektualëve mbarë Shqiptarë Trojet e Arbrit, në fjalën përmbyllëse ndër të tjera tha” Sesioni XI shkencor me temën bosht Kosova dhe trojet e tjera etnike 100 vjet në luftë për çlirim dhe bashkim kombëtar, i përfundoi me sukses punimet sot këtu në Prizrenin heroik dhe kryeqytetin shpirtëror të Shqipërisë Etnike.

Edhe pse ishte ditë e madhe e kremtes për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe 4-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, e shumë prej nesh kishim edhe angazhime të shumta, u përcaktuam dhe ia dolëm që këtë ditë t’ia kushtojmë trajtimit të historisë së pjesëve më të dhembshme të Shqipërisë sonë, të cilat edhe sot e kësaj dite rënkojnë nën zgjedhën e Serbisë, të Maqedonisë, Malit të Zi dhe të Greqisë. Pra, në këtë mënyrë deshëm të dëshmojmë përcaktimin tonë të palëkundur se nuk do të ndalemi në rrugën tonë të shenjtë që na e kanë trasuar dhe na kanë lënë amanet brezat para nesh.

Ne jemi krenarë se nisma jonë për rifreskimin e kujtesës historike për një Shqipëri natyrale e demokratike, sot është vënë në plan të parë të angazhimeve të mbarë shoqërisë shqiptare si në Shqipëri, në Kosovë dhe në trojet tjera etnike dhe në mërgatë. Kërkesa për ngritjen e statusit të shqiptarëve në Maqedoni, në Kosovën Lindore, në Mal të Zi, në Sanxhak dhe në Çamëri dhe për zgjedhjen e çështjes shqiptare në përgjithësi është me e zëshmja se kurrë me parë. Këtë aspiratë dhe angazhim madhor e mbështet fuqimisht edhe shoqata jonë “Trojet e Arbrit”, me të gjithë veprimtarët e studiuesit shumë këmbëngulës nga e gjithë bota shqiptare.



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora