E shtune, 20.04.2024, 05:13 AM (GMT+1)

Mendime

Skender Korça: Paralelizmi, politika dhe gabimet

E shtune, 21.06.2008, 10:00 PM


Skender Korça
Paralelizmi, politika dhe gabimet

Shkruan: Skender KORÇA – Gjilan

Sigurisht që deklarimet për sistemin paralel në Kosovë-Mitrovicë fusin frikën ndër qytetarët e saj. A a jane deklarime që do duhet të bëheshin për strukturat paralele në Kosovë , pikërisht në kohën e duhur, apo janë  paraqitja e heshtjeve kur potencohej se situata e sigurisë në vend është e “mirë dhe stabile”.
Ngritja e zërit në kët mënyrë tash po duket më se alarmante sepse kur kryetari i komunës së Mitrovicës deklaron se “ Nëse strukturat e UNMIK-ut, KFOR-t dështojnë në këtë drejtim, do shikojmë alternativa tjera, ne do duhet të jemi të përmbajtur dhe nuk do provokojmë, por edhe durimi ka kufinjë”
Këto nuk janë tash me vetëm shqetësime. Është një politikë e konceptit te të drejtës së fjalës pa kodin analizues. A është thirrje mediale për të mbrojtë Kosovën apo është një figurë menagjuese dhe politike që tenton me ja hapë sytë qeverisë, ministrit të punëve të brendëshme apo është një realitet që vendi po thërret në mbrojtje.
Mitrovica kurrë nuk ka qenë tjetër pas lufte. Ka qenë e ndarë, e rethuar me gjemba, një qytet mes urash  ku prodhohej dhe prodhon gjak e viktima, një qytet që trazira është kuptimi real i ngritjës së tensioneve në çdo moment, një vend që kur do në te demostrohet dhunë dhe rebelon qytetarë.

Është qyteti që vetë kryetari i komunës së saj ka propozuar një Mitrovicë me dy njesi.

Të kujtojmë Mitrovicën e njësishme,si një tërsi, një fakt , një rëndësi dhe një qytet.

Por tashmë këto shqetësime janë "preja" politike e klasës që permendet më lartë, e asja që ka pranuar ndarjen dhe asaj që po kërkon ndihmë se gjendja është e alarmuar.
Mitrovica është shëndërruar një skenë konfuze dhe duket fare pak qartë nëse problemet që po ndesh ajo në siguri janë faji i saj, apo i asaj, çka ajo gjeti në dhënjen e rastit që secili të propozojë diçka për te apo edhe kur vet qytetari i parë e “ kishte zgjedhur” problemin, Mitrovica e  dy njësishëme. Këtu është ndërtuar paralelizmi, që ka qenë dashur të analizohet mirë e jo të projektohet kështu e që më vonë të detyron të kërkosh ndihmë si kjo kërkesë më shqetsim serioz.....
Më mirë të themi se ky raport i fajeve është i paqartë. Nga eksperienca e decentralizmit është formësuar dyshja e Mitrovicës,  dhe është arritë se katraura e gjendjës së këtillë, që jo vetëm na falimentoi unjisimin por na e bëri më keq, por na zhyti në kaos dhe tash edhe me ankth po përcillen gjërat.
Po vallë çfarë sigurie po proklamohet në Kosovë? Kush do jenë forcat që nëse KFOR-ui nuk do ja del në veri të këtij qyteti? Cila është alternativa tjetër mbrojtëse e kryetarit që propozoi dy njesi për këtë qytet ndarës?

Kosova po mundohet të  shpalos një vullnet dhe aplikim më superior për të arritur stabilizimin e situatës, që lidhet drejtperdrejt me potencialn e saj për tu zhvilluar në aspektin e sigurisë të jetë shumë e qëndrueshme.

Ende nuk po e kuptojmë se ç’është rregulli, shteti, disiplina pergjegjesia, njesia dhe mbrojtja e saj territoriale..... Apo ka ardhë koha që prapë në kemi shancin për të larë hesapet , futur në qorr sokak në reagime dhe rindezur konfliktin?
Nëse duhet po ja bëjmë, por si ta mbrojmë  Mitrovicën e projektit të dy njesishëm. Kah të luftohet në veri për të rimarrë këtë  copë me këtë forcë apo për të mbrojtur këtë pjesë të mbetu?. Do ishte mirë që kryetari i saj, strategu i projketit dy njesishëm, të na sqarojë për ndonjë alternativë të tij në fushën e sigurisë pos KFOR-it?

Nuk duhet te harrojme nje fakt. Kosova është shtet. Kosova duhet të ketë një strategji në fushën e sigurisë. Gjendja e alarmit të fundit nga kreu i parë i kësaj komune është urgjenca e mbledhjës së qeverisë,e jo heshtja e saj, e reagimit të të gjitha forcave të sigurisë, kur defilojnë individë të  ashtuquajtrës “Ministria e punëve të brendëshme të Serbisë” që edhe po legjitimon qytetetarët e Mitrovicës. Andaj përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës, Minstria e rendit, TMK, SHPK por mbi të gjitha ombrella e tyre KFOR-i , njerzë të kësaj klase, që siç besohet në këta faktorë që i i besojmë si mekanizma me privilegj të sigurisë edhe  dikur edhe sot e për një kohë te gjatë, e për  forcën vendore për kohë të përhershme,nuk guxon ky deklarim ti nenshtrojë në moral , ti ngrisë tensionet, të krijoj moral artificial dhe falso, por ky reagim të akordoj pushtetin atyre dhe rrjedhimisht të njihen përgjegjësitë që nga këto segmente dhe të mos lejohet të abozohet me frikën dhe tensionet e ngritura çdo herë në këtë rajaon.
Kosova ka një projekt, nuk ka territorin e vet të ndarë në njesi, po ka tërsinë e vet territoriale, ka esencën e mbrojtjës së saj në çdo pëllëmbë, ka moralin e të dëshmuarit se “dy njesitë e projektit të propozuar” kanë qenë çdo herë pjesë Kosovës.
Këto alarme në Mitrovicë, herë janë paralelizma të vërtetë që po ndodhin e kanë ndodhur kur ka qenë propozuar projekti i vet kryetarit, herë janë gabime në politikë e herë na duken tensione që nuk presin as një kohë tjetër por një reagim të shpejtë.
Defektet e kaluara si gafe politike janë elementet që duhet riparuar sa më shpejtë për të mos lypë ndihmë më kurrë për një alarm të kësaj natyre....



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora