E enjte, 25.04.2024, 05:50 AM (GMT+1)

Faleminderit

Selman Etemi: Në nderim të dëshmorit Ramadan Peci

E merkure, 21.05.2014, 08:09 PM


NË PËRKUJTIM DHE NDERIM TË DËSHMORIT RAMADAN ÇERKIN PECI – DANI

(Në 15 vjetorin e rënjës së Dëshmorit për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e Atdheut)

Për dëshmorin e vërtetë, vitet sa shtohen e kalojnë, vlera dhe madhështia rritet e bëhet më e madhe dhe më e lavdishme. Vërtetë kaluan 15 vite qëkurë u nda nga jeta fizike, mu në logun e burrtrimave, e të gjithë atyre që u sakrifikuan dhe luftuan për Atdheun e tyre, Dëshmori Ramadan Ç. Peci mbeti në pavdekësi dhe do bashkëjetojë me vet historinë e Kombit të vet shqiptar.

Nga Selman Etemi

Lidhshmëria e tradicionalës stërgjyshore, qënga trimi dhe Heroi i Kombit Isa Boletini, Dëshmor Dani e dëshmoi se, Boletinët si gjithëherë, janë dhe do jenë kurbanët dhe luftëtarët më të dëvotshëm të Tokës dardane dhe shqiptare në përgjithësi, -kjo u dëshmu në të gjitha luftërat e njëpasnjëshme në mbarë Shqipërinë etnike. Nga rrënjët e Familjes Boletini u lindën shumë burrkombas. Fshati Zhazhë, e sidomos Familja Peci u bënë, si të thuash, bartësit më të dëvotshëm të idealeve por dhe trimërisë së të parëve (gjyshërve) të tyre.

I gjatë na është vargu i heronjëve, dëshmorëve, luftëtarëve e trimave të Familjes Peci, e në këtë përkujtim në shenjë respekti obligativ për gjtihë ne, po veçojmë Dëshmorin e Kombit Ramadan Çerkin Pecin – Danin.

Thojnë, se, jeta assesi nuk ndërrohet apo shkëmbehet me asgjë mbi këtë tokë. Se, është gjëja më e shtrenjtë dhe e vlerëshme, por Dani ndërroi jetën me Lirinë që ne gëzojmë sot; me Lirinë  e fëmijëve e të gjithë neve si komb. Pra, kjo Liri identifikohet drejtpërdrejt edhe me emrin e Tij.

U lind në Mitrovicë, më 19.10.1973, në kohën e vështirë të kombit. Si fëmijë kishte një rritë edhe jo të pa vuajtur. Jeta rinore me plot vështirësi e të përcjella me shumë mundime të sjellura nga vet gjendja nënsunduese nga armiku serbosllav. Dëshmor Ramadani, filloren dhe shkollën ekonomike i kreu në Mitrovicë. Ishte nxënës i shkëlqyeshëm. Përsonaliteti i tij ishte i kompletuar. Kjo Danin e bënte të dashur dhe të çmuar nga të tjerët, qofshin ata nxënës apo mësimdhënës. Çdoherë, që nga mosha e hershme rinore, ishte i dalluar kombëtarisht. Nga vitet më të hershme, bashkë me qiftëlinë e vet, i këndonte trimërisë, lirisë, e Kombit të vet përgjithësishtë.

U rrit, u edukua dhe u burrërua me frymën e atdhedashurisë nga vet Familja atdhetare e patriotike, që çdoherë ishte me pushkë të kthyer ballë armikut shekullor. Për shkak të origjinës familjare dhe  traditave kombëtare të kësaj Familje, e, që ishte gjithmonë në shërbim të atdheut, ai pati vështirësi edhe në shkollim e studim. Për formimin e tij prej patrioti dhe luftëtari kishin ndikuar gjithësesi edhe rrethanat e vet kohës e sidomos ato prindore. Babai Çerkini ish mësimdhënës me namë; organizues e pjesëmarrës i gjithë demostratave qënga ato të vitit 68, 81 e 89…; bashkëthemelues dhe një nga udhëheqësit e Frontit për Rezistencë dhe Bashkim; i dënuar dhe i burgosur shumë vite; mëpas, gjithëherë i survejuar këmbakëmbës nga sigurimi policor okupues… E gjithë kjo, e shumë tjera, që natyra e një përkujtimi s‘mund t’i ketë në vete, e bënë Danin një patriot të gatshëm, që edhe me pushkë t’i dalë zot Atdheut.

Dani, pos amëtarës shqipe, i zotëronte edhe anglishten, holandishten e gjermanishten.

Por ditët e mësimzënjës në shkollë të mesme ekonomike ia ndërpret rasti i thyrjes së fotografisë së satrapit Tito. Ky ishte rast që Dani të përjashtohej nga shkolla por në mënyrë private e kryen edhe vitin e fundit të shkollimit të mesëm. Dëshira për studim e shtyri që të kalojë në Shqipëri. Kalon ilegalisht por atje i ndodhë e papritura. Nga shteti Shqiptar kthehet në Kosovë dhe maltretohet nga UDB-ja në Mitrovicë.

Me rënjën e babait të tij, Çerkinit, në burg, më 1991, Dani u largua nga Kosova për në shtetet europiane, ngase ishte i organizuar në veprën ilegale me babain e vet, për çka pushtuesi i kishte rënë në gjurmë.

Dani kishte shijua edhe kashatën e hidhur dhe peshën e rëndë të mërgimit dhe nga atje  njëherë i kishte shkruar Babait, Çerkinit, ku mirë shifet botkuptimi dhe intelekti; gatishmëria por dhe qiltërsia shpirtërore por dhe kombëtare e Tij: …Shumica e Rilindasve, kulmin e karierës e arritën në mërgim. Unë mendoj se njeriu i mërguar mjafton t'i dijë germat e të bëhët shkrimtar. Pra, në këtë rast unë, vetëm i shkruaj fjalët e zemrës, e do ta krijoj një vepër të mirë për brezat që vijnë.

Pra, si i mërguar që ishte, e ndiente mungesën e atdheut dhe vuante shumë, sepse robëria po ia rëndonte çdoherë e më shumë popullin e vet dhe Kosovën në tëtësi, prandaj në fillim të vitit 1996 kthehet në Kosovë.

Kur e këkroi koha ngjeshjen e armëve, Ramadan Çerkin Peci – Dani vullnetarisht veshë uniformën e UÇK-së, dhe u gjend në logun e trimave atdhetarë. Këtë e kishte pritur kohë të gjatë, dhe, edhe shpirtërisht ishte i përgatitur që Atdheut t’i dali zot. Pra, kushtrimi për atdheun i ishte i shumëpritur, dhe tani veç i erdhi koha që ta përmbushë misionin e tij të shumëmotshëm për çlirim nga robëruesi.

Pjesëmarrja e tij në luftë të UÇK-së daton prej 20.10.1998 dhe zgjati deri në momentin kur bie dëshmor, më 27.05.1999. Ishte ushtar shumë i dalluar dhe i suksesshëm, dhe me luftën që bëri ishte i trishtë për armikun. Gjatë kësaj Lufte, ishte ushtar i Brigadës 142 të Zonës Operative të Shalës. Luftimi dhe sakrifica e Tij ishte shëmbull edhe për luftëtarët tjerë. Më gjitha të bëmat dhe sakrificën sublime, Dani, na shëndriti Atdheun me Liri, kurse tradhëtarëve dhe armikut me errësirë.

Dani ishte gjithnjë i gatshëm të përballet me armikun dhe me gjitha sfidat e luftës, e, që ishin shumë të mëdha, deri të jashtëzakonshme. Gjithnjë ishte i suksesshëm në aksione lufte. Frikën nga armiku e konsideronte si turpin më të madh.

Dani, pos si luftëtar trim që ishte, shquhej edhe si humanist në ndihmë të popullatës shqiptare të asaj ane, qoft në strehim e siguri, si dhe në paisje sanitare dhe gjëra ushqimore.

Për gjitha të bëmat si dhe kontributin e pashoq të dhënë në Luftën e UÇK-së, këtij Dëshmori dhe Familjes së Tij, i mbetemi përjetë borxh respektin dhe nderimin e sidomos mosharresën, kurse historiografia kombëtare meritat por dhe shtimvlerën dhënë Kombit, të gjën vendin meritor në historiografinë e mirëfilltë kombëtare.

Edhe sot, kjo Familje qëndron siç qëndroi gjithë kohën si një Kala e pamposhtur, nga stuhi e rrebeshe të shumta që i sjelli koha nën sundim dhe okupim. Babë Çerkini dhe Nënë Sabilja, sot, jetojnë jetën e krenarisë dhe plot ballëhapur dhe krenarë, se, Kombit nuk i mbetën borxh … bënë gjithë të mundurën, dhe ia dhuruan Atdheut pasurinë më të shtrejtë, -djalin e vet, që me mund e sakrificë e rritën, arsimiuan, burrëruan dhe Kombit për çlirim ja dhuruan. Kurse, Dëshmor Dani, që Lirinë për të cilën luftoi dhe dha Jetën, i la pas që ta gëzojnë atë: gruan Kimeten dhe dy vajzat, Mimozën dhe Qëndresën. Sot janë krenare që Babai i tyre është vet vlera e Kombit, dhe, ai u është vet vlera e kësaj Lirie që edhe këto po gëzojnë, por, fëmijëria e të dyjave ishte pa përgëdheljet e më të dashurit që e patën.

Po përfundoj këtë përkujtim për Dëshmorin me thënjën e tij nga telefonata e fundit të bërë me prindë të vet: „Në se vritem mos me qani, sepse unë do të jam i lumtur në se vritem në këtë luftë, sepse kjo është luftë e shenjtë si çdo luftë tjetër për çlirim“.

I përjetshëm do jet kujtimi e respekti për mundin, sakrificën, luftën dhe Jetën e dhënë për çlirimin e Tokës Dardane, nga Dëshmori i Kombit Ramadan Çerkin Peci.

Lavdi Dëshmorit Dan!

Respekt e nderim Familjes së Çerkin Pecit!



(Vota: 18 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora