E premte, 19.04.2024, 12:28 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Tri poezi

E enjte, 22.05.2014, 04:36 PM


Tri poezi

 

Nga  Përparim Hysi

 

"Tartakuti"

 

Unë makut, me shumë "halle"

Seç u bie femrave havale

Me to  shpesh bëj dhe shaka

Një e puth, tjetrën "ha-ha!!!"

 

Por ke parë; njëra-xanxare

As duroi  shaka fare

Dhe më jep pëllëmbë surratit

E tërbuar prej inatit...

 

Yt!- më tha,- o tartakut

Paske qenë vërtet harbut

Ç'më pandehje, faqezi?

Se nja shtatë u bën tani!!!

 

Po vejusha? S'qe e teta?

A-ja,B-ja,C-ja... Zeta

Me tëtshoqe u bënë nëntë

Tartakut që plaç  në vënd!

 

Me mua do  që t'i bësh dhjetë

Oh, ç'na shkrive, o lanet!

-Hiqu tutje, o shejtan!

Se kam timin si xhan...

 

 

Çast

 

Gjiri yt topolak vetëtiu poshtë fustanit

Nuk e di pse unë, i ziu, mora huqet e jaranit

Se ta ngriti fustan era, feksi kofsha-ar i bardhë

Të lajthit, dihet, pranvera, kur e humb dhe një kokëbardhë.

 

Pastaj hipe në makinë,edhe sytë hodhe si grifshë

E si mos e humb unë gjeminë, sado thinjur, natyrisht

Mëndja mbeti nën fustan, luajti, thuaj, nga bardhësia

Po ta dish mirë, moj  xhan, për të"fshehurën" luan burgjia.

 

 

Çudi?!

 

Bari ha e pi lëngun e tokës

Zë e rritet e vdes nën rrezet e diellit

Unë as pyes më për thinjat e kokës

Po dua të vdes aty,  mes prehërit...




(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora