E enjte, 25.04.2024, 11:32 PM (GMT+1)

Kulturë

Xhevdet Ukalli: Do të vijë një ditë

E enjte, 22.05.2014, 05:11 PM


XHEVDET UKALLI

 

DO TË VIJË NJË DITË

 

Do të vijë një ditë

Kur s’do të kemi më

kohë për të djegur!

Dhe asaj që treti

Tisin e harrimit

do t’ia shtrojmë sipri,

si mbështjellëse mobiljesh,

Kur braktisim shtëpinë,

për një kohë të gjatë!

 

Do të vijë një ditë,

Kur s’do të kemi

rrugdalje tjetër

Veten më në fund,

do ta shikojmë drejt në sy!

Dhe do të rrëfehemi

duke  përgjuar kohën,

pas  një rruge jete të kaluar,

nëpër ashpërsinë e moteve,

si pluhuri në daulle !

 

Do të vijë,një ditë,

ndryshe nga të tjerat!

Por  gjymtimi

do të vijë pas nesh,

Plagë  do të na përcjellë

pamjaftueshmëri e fatit.

Dhe shumçka do të jetë e kotë!

E brezave,

Brezave do t’u lëmë amanet

barrën e kërkimit të  gjurmëve…

Emrin të mbëledhin,

derdhur  nëpër botë!…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora