E premte, 19.04.2024, 09:17 PM (GMT+1)

Mendime

Engjëll Koliqi: Unë me mua e ti me ty

E shtune, 21.06.2008, 07:42 PM


Engjëll Koliqi
Unë me mua e ti me ty

Shkruan: Engjëll KOLIQI

Edhe sot, në këtë periudhë jetësore që mund të quhet edhe stinë e pleqërisë, duke falënderuar Zotin që gjithnjë e më shumë më dhuron fuqi mrekullie, unë jam gjithnjë në lëvizje dhe nuk ndalem dot në misionin tim historik – të ndërrimit të botës me dashuri. Jo vetëm që nuk ndalem unë, por ata që vijnë e veprojnë me mua janë gjithnjë e më shumë. Gjithnjë e më të fortë jemi në misionin tonë të shenjtë, falë autenticitetit dhe origjinalitetit tonë, që gjithmonë e ruajmë me besnikëri të traditave tona të shenjta, nga të cilat edhe e ka burimin kushtetuta jonë e dashurisë, që po bën ligjet shembullore për historinë tonë të re. Vetëm kështu mund ta ndërrojmë këtë botë të çuditshme, të zhytur në baltë interesesh. Vetëm të tillë dhe kështu i kemi të garantuara sukseset e plota. Duhet të jemi gjithnjë autentikë dhe origjinalë. Duhet të marshojmë dhe të veprojmë me origjinalitetin tonë të patjetërsueshëm – unë me mua e ti me ty. Duhet të jemi të tillë gjithnjë, sepse vetëm kështu – me dashuri për dashuri – e kemi të garantuar amshimin, një amshim të plotfuqishëm, me ngjyra e me shije dashurie dhe me lumturi të garantuar.

Eja o njeri vullnetmirë! Eja origjinal e kurrë mos u tjetërso! Eja ti me ty! Të pres, krahëhapur, unë me mua! Fillojmë bashkë fazën vendimtare të misionit tonë të shenjtë - të ndërrimit të botës me dashuri. Eni të gjithë – secila e secili – të gjithë ju njerëz vullnetmirë, me buzëqeshjen tuaj origjinale, me këngët tuaja origjinale, me besën origjinale – të marshojmë bashkë e të mos dorëzohemi kurrë, sepse vetëm origjinalë, të patjetërsuar e të vendosur në misionin tonë, i kemi të garantuara sukseset. N'udhëtimin tonë të gjatë – anekënd botës – do të përballemi me shumë pengesa. N'udhëkryqet e intereseve do të kemi shumë telashe, sepse në këtë regjim interesesh nuk duan të çajnë kokën për dashurinë universale, për dashurinë e mirëfilltë njerëzore.

Pamarrë parasysh vështirësitë, pengesat e mosmarrëveshjet me të cilat do të hasim n'udhëkryqe interesesh, ne nuk e ndalim marshimin tonë origjinal dhe të patjetërsueshëm, të ndërrimit të botës me dashuri. Në këtë mision të shenjtë – secila e secili kemi përgjegjësi dhe detyra historike, që me vendosmëri të palëkundshme të themi: unë me mua e ti me ty të vazhdojmë e të mos ndalojmë kurrë, sepse vetëm të tillë – origjinalë e të patjetërsueshëm, do ta kemi gjithmonë të bollshme fuqinë e mrekullisë, aq sa na duhet për të përhapur anekënd botës të bekuarat rreze të dashurisë. Me kurrëfarë kërcënimesh, as me kurrëfarë premtimesh  n'udhëkryqet e interseve, ne nuk e ndalojmë dot misonin e dashurisë as nuk ia ndërrojmë dot kahjen. Vetëm të tillë – origjinalë e skajshmërisht të vendosur, do i përballojmë me sukses të gjitha pengesat e trysnitë dhe – krenarë – do mbërrijmë në fronin e gatshëm, për t'u kurorëzuar: mbretër të zonave të dashurisë – anekënd botës, në mbarë gjithësinë.

Eja menjëherë o njeri vullnetmirë, mos vono! Eja sot, sepse nesër na bëhet vonë! Eja origjinal, si je – shendeverë e shpirtin plot me dashuri! Për kurrëfarë çmimi interesesh të pakuptimta mos ndrysho! Ti me ty e unë me mua, të nisemi bashkë, të pavonuar e të pandryshuar! Të nisemi menjëherë, kështu siç jemi – me shpirtin plot dashuri, që na e kanë dhuruar traditat tona të shenjta. Vetëm nën rreze dashurie shihet qartësisht dhe këndshëm bota – në çdo pëllëmbë të sipërfaqes e të hapsirës jetësore, prandaj detyra jonë është që të marshojmë fuqishëm dhe të përhapim kudo rreze dashurie. Do të vazhdojmë në misionin tonë të shenjtë, sepse kemi garanci të plota – nuk do të na mungojnë kurrë bekimet e Zotit, që gjithnjë e më shumë, në ne, shtojnë fuqinë e mrekullisë. Të vazhdojmë me këto garanci për suksese të plota, në ndërrimin e botës me dashuri – unë me mua e ti me ty! Gëzuar!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora