Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: Pse deshën të mbetemi komb Bonsai?

| E hene, 19.05.2014, 06:55 PM |


Pse deshën të mbetemi shtet dhe komb Bonsai?

Nga Fahri Xharra

Bonsai është art në veti, dhe mendohej se vjen nga Japonia ; por në të vërtetë origjinën e ka nga Kina,e e cila pastaj përhapet drejt lndjes në Kore dhe Japoni.Arti bonsai është përhapur nëpërmjet të priftërinjve Buddhist të cilët e dëshironin të “jashtmen” ta kultivojnë në mbrendinë e tempujve të tyre. Nga vizatimet e vjetra dhe dorëshkrimeve të kohës , mësohet që  pemët (drunjtë)  “artistik” të govatëzës janë kultivuar në Kinë rreth viteva 600 ps K. Ka shënime që tregojnë se  drunjtë në poqe  ishin rritur po në Kinë dikur herët rreth  mileniumit të parë ,para epokës sonë.Drunjtë Bonsai në Japoni janë parë së pari rreth shek .të 12 -të. Bota i falemnderohet artistëve kinez dhe japonez për ruajtjen e artit , këtij arti të bukur duke e mbajtur gjallë për mbi 2500 vjet, sepse pa entuziazmin e tyre,traditën artistike dhe punën e mundishmshme që kërkon shumë durim, ne sot nuk do të ishim dëshmitarë të teknikës Bonsai. Edhe pak fjalë për manipulimin me gjene të pemëve  e cila i ka rrënjët në traditën  buddhiste Zen.  Një gjë duhet ta kemi parasyshë e të mos i përziejmë teknikat Bonsaj dhe asaj te shkurtabiqësisë  ( bërja xhuxh e diçkafit) sepse kjo nuk e stërkeqë bimën e drunit por ia ruan përpjesitimet e sakta të saj.

Por , pse unë e morra teknikën Bonsai , çka më hyri në punë në shkrimin tim ? Sigurisht që e gjeta ngjashmërinë me dëshirën e “artistëve “ grabitçarë fqinj , të cilët deshën të krijojnë një Bonsai shtet dhe në të njetën kohë një Bonsai Komb.

A kemi fakte , pyetet pesimisti. Po .Jeta dhe gjendja ku jemi ,shpërndarja  e e jonë gjeografike, zotërimi i km2 në pronësi t`tanën dhe numri i banorëve që ngëthejnë këto toka  , plotësisht e vërtetojnë që  kemi mbetur popull me shtete Bonsai. Pra , të krijuara artificialisht. Nuk jemi popull xhuxh, por nuk ishim  as mbi një tokë xhuxhe . Por u bëmë Bonsai!

Të fillojmë dhe t`i numërojmë në mënyrë që mos t`i harrojmë . Kur i erdhi fundi një pushtuesi të madh në hapësirë dhe në kohë , neve nuk guxonim që t`i gëzohemi as robërije, sepse filluan planet tjera të skllavërimit dhe të zvoglimit tone shpirtëror dhe territorial .

Kongresi i Berlinit 1878 , coftina otomane heshtëte. Konferenca e Londrës 1913 , fqinjët shumë të zhurmshëm dhe Europa e frikësuar nga Rusia e coptoi  token e Arbërit. Konferenca e Parisit 1920 , deshti që të krijon një shtet xhuxh: humbën rregullat Bonsai. Konferenca e Lozanës 1924, tmerri tjetër.

Por , a u kënaqën grabitësit me këtë coptim ? Jo. Donin edhe më ,që tokat tona të ishin pa ne. Filluan “ pazarimet” në mes të ish “pronarit” me “pronarët “e rinj . Atij “ pazari” i thonin ,secili në vend të vetin . Muslimanët në Turqi ! Ortodoksët në Greqi ! Latinët,? ( herët ishte për ta).

“Konventa Jugosllavo-Turke e vitit 1938 dhe marrveshja Jugosllavi-Turqi-Greqi e 28 shkurtit 1953 e njohur si Pakti Ballkanik e nenshkruara ne Ankara .Në bazë të hulumtimit sistematik të dy shërbimeve konzullare (sektorit të pasaportave) jugosllave dhe turke, dëshmohet se në periudhën 1951-1968 prej Jugosllavisë në Turqi janë shpërngulur 414.500 shqiptarë... ndërsa gjatë periudhës në fjalë (bazuar në statistikat sekrete jugosllave) në Kosovë ishin sjellur në heshtje 63.000 kolonë sllavë, prej të cilëve, pas rënjes së Rankoviçit (1966) duke mos u duruar një farë "barazie" me shqiptarët, shumica prej tyre udbash e kriminelë marrin ikën për Serbi . Ndërkaq sipas statistikave të publikuara më vonë del se në periudhën 1952-1965 per ne Turqi janë shpërngulur: 452.371 shqiptarë. Në ato vite me dhunë detyrohen të shpërngulen edhe mijëra shqiptarë, kryesisht nga Mali i Zi (nga Hoti, Gruda, Plava, Gucia, Vuthaj, Ulqini, Tivari, Triepshi, Shpuza, Kraja etj.) Në dimrin e vitit 1955/56 organizon aksionin për mbledhjen e armëve dhe gjatë këtij procesi të dhunshëm i keqtrajtuan në format më mizore mëse 30.000 shqiptarë.( pashtriku.org) .

Hulumtimet shkencore për zbardhjen e një ngjarje historike siq është marrëveshja “Xhentëllmene” turko-jugosllave e vitit 1953 ndërmjet Titos dhe Kypreliut, sado që janë jo të mjaftueshme,prap na japin një pasqyrë shumë të mirë për ta kuptuar këtë marrveshje. Vlen të përmenden veprat e historianëve të kombit shqiptarë siq janë: Fehmi Pushkolli në vepren “Fronti Popullor-Lidhja Socialiste e Kosovës”, Jusuf Osmani në vepren “Vendbanimet e Kosovës-Gjilani”, Hakif Bajrami “Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995”, Sabile Basha “Dëbimet e shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës 1877-1995” dhe në shumë hulumtime të punimeve shkencore të cilat e kanë për objekt të studimit këtë temë shum të ndishme për popullin shqiptarë. Të gjitha këto vepra dhe shum dokumente tjera të cilat do ti përmendim në fucnot janë të lidhura me marrveshjen e Splitit ndërmjet Titos dhe Kypriliut. Në këtë marrveshje gojore edhe pse askush nuk diti se çka përmbante, pasojat e sajë u panë menjëherë, pas fillimit të zbatimit të sajë. Pas vitit 1953 filloi dëbimi masiv i shqiptarëve për në Turqi, gjë e cila e zbardhi këtë marrveshje. Represioni serbë u përcoll nga instrumentet shtetrore dhe në mënyr të organizuar nga vet shteti serbo-jugosllav. Paraprakisht ishte një marrveshje në mes Jugosllavisë dhe Turqisë e njohur si “Konventa jugosllavo-turke e vitit 1938”, e cila parashihte dëbimin e shqiptarëve për në Anadoll. “……

Dhe kështu vazhdoi , dëshira për të na bër shtet dhe popull Bonsai

Shikoni ilustrimet  më poshtë:

Pisha bonsai

Shqiperia shtet dhe shqiptarët komb Bonsai!

Fahri Xharra, 17 Maj 2014 Gjakovë