E enjte, 28.03.2024, 08:27 PM (GMT)

Mendime » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Terme dhe shprehje nga Prespa

E premte, 16.05.2014, 07:02 PM


Terme dhe shprehje karakteristike nga Prespa, 99%, të pa përfshira, në Fjalorin voluminoz të gjuhës shqipe

(Pjesë nga fejtoni im i para gjysmë shekullit)

Nga Reshat Nexhipi

Hyrje

Dy ''ngjarje'' që më  inspiruan për fejtonin e viteve 60

Fjala e dytë në thonjza, tregon se kemi të bëjmë me dy  sajesa, por me plot kuptim, sepse pasqyrojnë diferencën e madhe midis toskërishtes dhe gegërishtes të asaj  kohe.Po filloj  me ,,ngjarjen,,e parë.Pas mbarimit të mbledhjes prindërore, mësuesi toskë, nga Prespa, kërkoi nga të pranishmit e një fshati të Pollogut,të parashtrojnë ndonjë pyetje.U ngrit njëri dhe i tha:,,A mundeni shoku mësus, të na i përktheni në gjuhën tonë, kët që folët deri më tash, se valla unë nuk kuptova gjë,,.,,Ngjarja,,tjetër ka të bëjë me Kosovën. Pas mbarimit të luftës,Enver Hoxha dërgoi atje një toskë për t i bindur fshatarët të pajtohen  që Kosova përkohësisht të jetë  si autonomi  e Serbisë. Misionerit i shkonte koka, nëse nuk e kryente me sukses urdhërin, prandaj filloi t iu flasë vetëm toskërisht për të mos e kuptuar fare, kurse në fund i pyeti: ,,A ka kundra ndonjë?,, Shumica thanë jo, duke menduar se toska u ka sjellë këpucë të reja nga Shqipëria.

Këto dy  humore më shtynë të përgatit fejtonë  e lartpërmendur, me shpresë se sado kudo do kontriboj në përmirësimin deri diku të këtij fenomeni, lidhur me dy dialektet në fjalë. Meqënëse kjo dukuri, edhe sot e kësaj dite, është prezente tek popullata e pa  shkolluar  sa duhet, vendosa  të paraqitem me këtë tekst, si pjesë e fejtonit në fjalë .

Evidentimi i shënimeve,sipas rendit alfabetik

(Për t ua lehtësuar punën lexuesëve, fjalët i ngjyrosa, edhepse, ndonjë, me të drejtë, do ta quaj jo serioz tekstin e tillë)

Ae=mëkate,gabime. Aen=grinden. Aere=atëhere. Agabe=nusja vjehrit. Ajduçe=fshehurazi. Ake=grave të moshuara. Ana,anaja=nëna. Anmi=nusja vjehrës (te familjet bektashiane, në kuptim zonjë). Andeza, këteza=ande-këte. Arçë=erdha. Mbeti ariç=pa asgjë. E bëri asha=nuk i flet. Barku i Shëmërisë=njerëz më të afërt, më të dashur. Bismisha=paçim rrugën e mbarë (te familjet bektashiane). I bie  bishti kokës=djali mëson  babanë. Bishti i jetës=apokalipsa. Bojalli=i lartë. Bomb=rrugaç. E bëri sheshnë breg=vdiq. Thuaja bromb=drejt në sy. E ka ngrënë turpin me bukë=i paciptë. U bë puna byk=u prish,u ngatërua.

Capi. Si capi de kasapi=vetë është fajtor. Cincar=koprac.Mi ckërfiti hallet=më kujtoj fatkeqësitë. Ckërmitet=qesh palidhje. I çaktisur=budall. Çamçe muabet=bisedë e kotë. Aq e ka çapnë=aqë di. I ra çatia mi kokë=përgjegjësia e shtëpisë. Çekres=nervoz. U bë çirak=u kënaq. Çkasnesër=pas 2 ditëve. Çpomë, por mos dalë gjak=mos më ofendo tepër. Se ke deng=mosu  shoqëro me të, si i pamorallshëm, spiun, etj. Mbet në derë=vajza pa martuar. U derdha gjer de filani=vajta shpet deri atje. U deros=egërsua. E ka zemrën det=tolerant. Shkoi prapa detit, ose prapa diellit=u largua tepër. Dinga=plot. Divane=budalla. Është bërë për në  djep=dobësuar tepër. Më dogëndisi=më ofendoi. Ma puthi dorën=vdiq. Dyfek i plasur=njeri pa vlerë,pa peshë. Dylber=i mirë,i bukur. Ka dynjanë=ka plot,nuk i mungon gjë. Nuk dheks=nuk pushon së qari fëmija. Fjala mori dhenë=u përhap kudo. Ja tregoi  dhëmbët=iu kërcënua. Ahen dhëmb për  dhëmb=grinden. Mos zbardh dhëmbët=mos fol kot.

Engledisje,englexhe=zbavitje,dëfrim. Evropë nga mëndja=I mençëm. U ëngërm=u grindëm. Filingor=i drejtë. E ka synë filxhan=nuk ka gjumë. Filli vetë=pa njeri. Fingjill i mbuluar=I dyfytyrshëm. Mu hapnë flamët=u tremba tepër. Flamanikja=e ngrata. Më foli me fore=me forcë, me zë të lartër,me inat. Fortomar=gënjështar. Fërë=ferë, qëre=qere, shqërë=shqerë-te  disa familje bektashiane, gjë që vlen edhe për fjalët  Arbbut, fuçër, jezit, mavije, shimër,etj. dedikuar shqiptarëve synit. Fërnxella, frënxellë=bukë të pjekura shumë mirë. Fitnexhi=grindavec. Ja vuri fugën shtëpisë=zjarë, mbeti pa hiç. Fushë nga mendja=budalla. Gaçe=vëllajt më të madh. Kokë gdhë=kokë fortë. Mbeti me gisht në gojë=nuk fitoi gjë, mbeti i varfër. Lan golet=borxhet, mëkatet. Si greke= nervoze. U bë gri=nuk i mbeti gjë. Gumzhit nga njerzit=plot njerës. E zënçin ethet e gushtit=mallkim. Gjak e dhjamë tu  bëftë=urim, pas hedhjes së gotës me raki. Gjaku gjer më gju do bëhet=grindje ose luftë e madhe. E gjeç nga os e pandevsh=mallkim. Rri si më gjëmba=nuk është rehat,ka ndonjë shqetsim. Gjysmë e mijës pesëqind=mos u mërzit,do rregullohet puna.

Më vjen gjyç=asesi. Hëna 15=femëre bukur. Humbç si vesa=mallkim. Hundë e buzë  në një vend=jomikëpritës. Sikur e ka nxjerë nga hunda=I përngjet tepër. I mbajta ijet me dorë=qesha tepër. Çiktiza që po shkon=pse po shkon kaq shpejt. Skam inandi te ai=nuk i besoj. Indixhian ose ingjërdhi nga mëndja=tepër i mençëçëm. I vuri  kokën jastëkut=u smur. Ixhë, ixhësendi, ixhëkafsh=asgjë.Ixhëkund=asgjëkund. Xhindosur=nervozuar pa masë. Izijete=vuajtje. Ja pinë sytë njerëzia=e mërzitnë. Ja plasi tëmblin=e trembi tepër. Ja shtinë zalinë=e lodhë tepër. Jakë=ajde,jakë këmishe. Jallan shait=gënjështar. Jallan dynja=jetë  gënjështare. Jazi=shkrim. U bë jeshil në fëtyrë=nga ftohta, ose i sëmurë. Jeshil nga mëndja=budalla. Ka një copë  herë që ka  shkuar=ka shkuar tani shpejt. Qe si qe u bë si ka=u bë si u bë,ti vihet kapak kësaj çështje.U bëra kacek=u ngopa tepër.

Ka në dorë edhe gurë dhe kaçkën=çdo gjë nvaret nga ai. Kadënë=e bukur.  Kakapër=mendjemadh. Do kakarisë diçka=do dëgjohet  ndonjë gjë interesante. Mos e merr kaluar, ose rrëmbyer=mos shpeto,mendohu pa vepro.  Më kallaisi=më gënjeu. Kallaballëk=plot njerës. Ia ka shtënë kanxhat=e urdhon siç do vetë. U bë kapama=u lodh tepër. Më kapllaisi gjumi=më erdhi gjumi tepër. Katarosh=dhëmb mbi dhëmb. Kategorise=kritikoe. U kater=u lodh. Shko me të katra=sa më shpejt. Shin si kau në lëmë=bën çtë dojë. Si kazani i dasmës=shkon shtëpi më shtëpi. Këmbët lepe i bëjnë=punon shumë. Këmbët selamet=të ikim. Këmbejnë  fjalë=grinden. Kërckë e re=fare e re. E kërmit=i jep diçka për ta përfituar. Këshlla=shtëpi e bukur. Me kët=me kurcim. E  kimetit=e përkëdhelur. Lot klenxëme mua=tallet. Majë  kokojkës=shumë sipër. Është bërë koçumar=ka ngrirë tepër. Kokolepsur=ngatëruar keq. Kokollopoçkë=me kokë poshtë. I është kolepsur=i është qepur nuk i ndahet. E ka bërë kopcë=koprac. I korur  nga menja=budalla. Mu zu këmba kreç=kur përzjehet ndonjë damar. Populli më duket se i thotë cërma,të zëntë cërma ?. Krimçkë=e prishur, mola,dardha, kurse kllënqkë=veza e prishur. Krunçkë=bukë për qentë. Kulumçe=bashkë  të dashurit e fisit. U bë kungulli të marrë gardhë=bën një punë që si takon.U bëfsh  kuspull=mallkim.

Lepe=urdho,kryesisht te familjet bektashiane. Lesh arapi=Punë e ngatëruar. Lëndinë nga mendja=budall. Linkit=shetit pa lidhje ande-kënde. Këtij i takon llastagarka=druri,qoteku. Llapsiti pas asaj vajze=është dashuruar tepër. Llatari=frikë e madhe. Njeri me llunka=nervoz. E kanë zënë punën majë më majë=asnjë nuk lëshon. Majlakta=i pa vendosur. Mamanik,mefshtanik=përtac. Mbarë e prap=flasin lirisht çdo gjë. Mesavit=shpie fjalë ande-kënde,gënjen.U meka së prituri=u lodha tepër. Melem për plagë.=njeri shumë i mirë. Merudhira=sende të vogla. Më ditët të hallit=e ka keq punën. Më op=menjëherë. Do marrë ndonjë mëngë=do shkojë dikund pa lidhje. Mish me dy sy=budall. Mos e bëj penë fortomë=mos e tepëro, mos gënje. Mos mi nxir fjalët me darrë=mos më detyro të flas keq për ty. Mu bë musallat=më bezdis. Myshevesh=flitet diçka por çfarë, nuk dihet.

Naj  më mirë=shumë më mirë. Më vjen nakati=liksh, më villet. Nangase= nxite. Narën=ha me zor. Ndënja=u ula ose nuk shkova U ndërtua=u fejua,ose u bë rruga, shtëpia. Më ngarkove=më ofendove tepër ose më dhe tepër dru në kra. Nemrut, nemtur=nuk flet, shikon pa lidhje. Në mos rrjedhtë do pikojë=nuk do mbetem pa hiç. Ra nëri=ka plot peshq,etj. Ngae, ngie kalin, maqinën=ec më shpejt. E ngaraqe=e prishe, se bëre si duhet. Nishan djalë=shumë i mirë. Njatjeta=tynjatjeta. Njergjesh= menjëherë. Njënaze=parambrëmë. Njëndize=pardje. Të mbajmë njëri jatrin=të ndihmohemi  njëri me thetrin. Njëtok gjëra=plot gjëra. Mu ngjeth mishi=u trondita tepër. U njoma=u laga me ujë. Ky, do ollovaren=dru, qotek. Se oneps dot=se  duroj dot. Ope-pe=herë mirë herë i keq. I ranë orët=nervoz i madh. Oveska=për të vështjellë fëmijën. Pafille nga mendja=bosh,pa mend. Pagur=kupa special për raki. U bë palaur=si  mbeti gjë. Pampor=anije. Panaromë=turp. Se pandeva=nuk ma preu mendja. Kohë e papaqemos=e tejkaluar, demode. Pasi=anise.  Pastajza=pastaj,më vonë.

Paraqende=mospërfillje.E ke lejën me pashë=ke të drejtë sa të duash, bëj çtë duash. Peri=e bukur. Mu bë mendja perushan=nuk di si të veproj. E mban në pëllëmbë të dorës=e ka kujdes, e respekton. Shkojnë si pëndë=jetojnë mirë burë e grua, ose vëlla me vëlla, nuk grinden kurë.. Peshku ne det, tigani në zjar=punë pa lidhje,para kohe, pa e ditur ku do dalë. Pezaul,pezgjyl,potisok=mjet prej disa dru gjysmë rrethi i vështjellë me rrjet për të zënë peshqe. Pezeveng=i poshtër,i lik. Për një dorë pilaf gjer në Zvezdë=kur shkon dikund larg për asgjë. Djalë për të pirë në kupë=shumë i mirë. Pikoi së punuari=u lodh tepër. Pipirli=I pa kënaqur,kërkon tepër. Mi këputi piqinjtë=supet, më lodhi tepër fëmija në kra. Pisku i vapës=koha më e nxeshtë e ditës. Plakosnë mysafirët=erdhë. Pllackë=flekë. Pokositur=nga fallxhesha për ta ,,shëruar,,. Ja ktheu potkojt diellit=vdiq. Prëmë=dije mbrëma. Puthosur=forcuar. Qaet=ankohet. Qametmadh=pesimist. Qe si qe u bë si ka=u zgjodh problemi. Qesa presa=ta thotë drejt në sy pa u turpërua. E qeverisi=e vendosi,e rregulloi. Zuri qoshen=u plak. E lau rabuqen=vdiq. Raçe kopaçe=punë grash të mëdha, lodhje. U rapaqosa=hëngra tepër. Sjam razi=nuk dua të jem unë shkakëtar. Remall=gënjështar. I vuri rreth kokës=e vuri veten në gjendje të vështirë, p.sh u martua pa patur kushte. E bëra barkun rëckë,rickë=u ngopa.Rëke=bie shi tepër. Rëkëllyer=kthyer nga ana tjetër. Rëkmë=shumë plak. E shava në rrënjë e në degë=si lashë  gjë pa thënë. Është bërë rip daulle=tepër i varfër. Ka rrjedhur=budalla. Mbeti roce=e pamartuar. Rrodhë së erdhuri=plot njerëz. E ka bërë cipën rogoz=njeri pa fëtyrë. U rojta=kisha kujdes,spata guxim, nuk i thashë. Rufeja nuk bie në ale=të ligun nuk e gjen gjë. Rrukullimë i shkoi puna=keq. I thashë me rumuz=indirekt. Sakaqere=menjëherë. Se nxjer qimen nga qulli=nuk bën dot gjë, i pa aftë. I la selamnë=iku. Sfilitosur,stafinosur=dobësuar. Sit e mos gatuaj=punon pa lidhje, nuk bën asgjë. Smundje e butë=njeri i pabesë.

Sosur=njeri i sosur=shumë i mirë. Spara deshte=sikur nuk deshte. Spëndita=pastrova shtëpinë,etj. Stan me ljepura nuk bhet=me njerës të pa aftë ose të liq asgjë nuk bëhet. Sterosur=nxirrë shpirtërisht nga e keqja. Ka marë sulluknë=fuqinë,nuk pyet njeri. Mbledh supet=nuk përgjigjet Syri i lik most të paftë=urime. E ka syrin pishë=ska asnjë problem. I perënduan sytë=I erdhi gjumi. Sma  ha  syri=nuk e përballoj dot. Shami e palosur=e pabesë. shkoqitja=sqaroja. U shofsh=mallkim. E bënë shoshë=e vranë me  plumba. Shtemë, shtamë=qetsi.Jam shtetur,mbështetur=kamrënë të çlodhem. Shtiri me pushkë=gjuajti. E ka marrë tur= ngadale,përtac. Mi shturi këmbët=u lodha. Shtura fasulet=i vura të zjejnë. E shuara=e mjera. Ja bëri shumango=iku, u largua. Kam shype =dyshim.

Tagar, e bëra barkun  tagar=u ngopa tepër. U tagaros së qari=po qan shumë fëmija. Talige=qere e moçme  me kuaj. Talim=ushtrojnë ushtarët. U bë tantellë=si mbeti gjë. Tapinosur=I rregulluar, i veshur mirë. Tarse=tabjete të liga. Tartabiqi: ta vraç mban erë, ta lësh, të kafshon=nuk di si të veprosh me një njeri as i mençëm as budalla. Është bërë rruga tas=ka ngrirë tepër. Tatari e martë vesh këtë punë=punë e koklavitur.  Mu tek=mu kujtua. Tekayt=budalla. U bë teneqe=i varfër. Tepki=njësoj. Ternene=budalla. Me tërsëllëm=me forcë. Tiksur=dobësuar. Toilljo= njësoj. Toroliset=vonohet. Torollos=budall. E bëra barkun tringa= hëngra tepër. Tringallo=lastiçe,për të vrarë rabecka. Mu tromaks e ngrëna=mu pre oreksi. Tromofil,tromobil=automobil. Ma trumbulloi gjakun=më nervozoi. I rrodhë trutë së mësuari=u lodh tepër nga e lexuara. E mban si tufë lule=kujdeset tepër për të. Tundete skëputet=grua që shkon me fodullëk, ose  Më të madh e më të gjerë. Turfanda  nga mendja=budalla.

Turi aksham,nemrut=si qesh fëtyra. Thatanik=i dobët. Po rajmë thekrin e botës=po mbledhim gajlenë e të tjerëve. E ka dënë thua=e ka zanat gënjeshtrën.

U rrungullis kapaku  gjeti tenxheren=Të dy të liq. U shuajt së punuari= u lodh tepër. Ua=borç. Uçka=fëmijën në kuris (kalakiç). Ukubet=jetë e vështirë. Urt e but tigani plot=po të sillesh mirë, fiton. Uqe=tabjete,vese të  keqe. Uqli=tabjetli. Vajhalli, si tja bëj, burrë skam, a djem po bëj. Vamë=vajtëm. Varavingo=vete e vjen pa lidhje. E bëri vas=e problematizoi punën pa nevojë. Do ta vazhit=do të godit. Vebal=gjyna. U vela=e tepërova së ngrëni. Velespit=bicikëll,biçiklet. Veshlaput=veshë të mëdhenj. Vëngjër=sy shtrembër. Vërsë, vërsnikë=moshatarë. Sma vëshëllen=smëpërfill. Vogëlima=gjëra të imta. Ma vodhi veshi=dëgjova diçka. Si bëhet vollja=i pa kënaqur. Do bëj një volltë, xhiro=do hec aty për rreth. U vra së qeshuri=qeshi tepër. U bë vrer=u mërzit. Vriskull bukë=një copë bukë. Mu këput vuxhuti=skam fuqi. I vajti xifo puna=keq. U xvordhit=hoqi dorë nga një gjë. Xhadeja=rruga. Xhallaviten=grindet si qentë. Xhankës=të lutem. Xhano bukë e zezë=ku ta kam bukën e zezë. Xhanxhi njeri=ska asnjë. Xheku vinja=shkonja ngandonjëherë. Xhgryen=fëmija  grisen, plurosen në rrugë. Xhibilet=njeri çuditshëm. I xhngeur=gjeta kohë të lirë. Sa një xhol=tepër i vogël. Yçkla=çpik gjëra të pa bëra.Yen=ec, shkon.

Yve=juve. E ka këmbën në yzengji=mëndjen për të shkuar dikund. Yzër=mana. Zagushli= nxetë,zihet fryma. I ra zalia=të fikët. Zalisi së qeshuri=qeshi tepër. Bëe zap=disciplinohe. Ishte bërë zeer=mërzitur tepër Zëmërherë=pasdreke. Zënkë,zien=grinden. E ka zët=e urren. U bë zile=simbeti asgjë. Ka zint=mban mend. Se mbajnë zinxhirët=bën çi thotë koka.U zu=u fejua,ose u përfol,u grind me njeri, u zu nga këmbët.  Njeri pa zhaba=i sinqertë.

Në vend të përfundimit

Nuk përjashtohet mundësia që disa fjalë ose shprehje mos jenë karakteristi ke vetëm për Prespën.Mund të ketë edhe  sqarime të pasakta,sepse i kam evidentuar siç i kam dëgjuar gjatë bisedave të asaj kohe, kur,siç thashë, isha student, prandaj dhe këtë shkrim, e konsiderroj për thjesht publicistik. Megjthatë,meqenëse rreth 90 përqind,mos them më tepër, të fjalëve të këtij teksti,nuk ndodhen në Fjalorin e gjuhës shqipe të v.1980,prej rreth 2300 faqesh, ky punim, mund t iu  shërbejë pak a shumë  autorëve    ribotimit eventual të  ndonjë  Fjalori të ri.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora