E marte, 19.03.2024, 10:19 AM (GMT)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: Festivali i shkollave shqipe në Amerikë

E hene, 12.05.2014, 06:37 PM


Rreth Festivalit të parë të shkollave shqipe në Diasporën amerikane

Nga Keze Kozeta Zylo

Në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Manhattan u mblodh Këshilli organizativ i përgatitjes së Festivalit të parë të fëmijëve në Diasporën amerikane me nxënësit e shkollave shqipe që do të zhvillohet në Bronx të Nju Jorkut.

Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës Ambasadori z.Bekim Sejdiu njëherazi ideatori dhe kryetari i këshillit organizativ të festivalit pasi ka përgëzuar punën e të gjithë drejtuesve të shkollave shqipe që veprojnë në USA është ndalur rreth përgatitjeve të festivalit dhe çfarë pune ka mbetur për të bërë deri në finalizimin e tij.

Z.Sejdiu tha se jemi krenarë që bashkëpunojmë së bashku pasi vetëm kështu ruhet gjuha, traditat dhe zakonet e mrekullueshme shqiptare dhe në Diasporë.

Ndërsa Konsulli i Kosovës z.Korab Mushkolaj është interesuar gjithashtu për mbarëvajtjen e punëve dhe shprehu gadishmërinë e Konsullatës pa kushte për t'u paraqitur sa më denjësisht në festivalin e parë me nxënësit e shkollave shqipe të Diasporës amerikane.

Në këtë mbledhje morën pjesë këshilli organizativ me mësuesit e shkollave shqipe në Bronx z.Mustaf Qosja, mësuesja e muzikës znj.Albina Zajmi dhe z.Luzi, përfaqësuesit nga shkolla shqipe "Fondi i përbashkët shqiptar" në Patterson, Nju Xhersi zotërinjtë: Nebi Kaba, Argëtim Ferhati, Urim Shabani dhe Berat Kaliqi si dhe Shkolla Shqipe "Alba Life" në Staten Island dhe Brooklyn me përfaqësues z.Qemal Zylo.

Secili përfaqsues i shkollave shqipe diskutoi me seriozitetin më të madh dhe profesionalizëm rreth përgatitjeve të shumta dhe sollën pranë problemet si dhe përzgjedhjen e programit që do të bëhet për këngët, vallet që do të shfaqen në festivalin e fëmijëve më 15 Qershor ditën e dielë, ora 5 mbasdite në shkollën “Christopher Columbus High School” në Bronx. Udhëheqësi artistik i Festivalit prof.Petrika Melo dhe sopranoja e shquar Lindita Mezini Lole kanë dhënë udhëzimet e nevojshme artistike dhe kanë rënë dakord me Këshillin organizues për programin e përbashkët që do të shfaqin nxënësit e shkollave shqipe në këtë festival. Është për t'u përshëndetur se në këtë festival do të jenë të ftuar shkolla shqipe në Uster, Bijtë e shqipes në Filadelfia, grupi "Rozafati" dhe shkolla e re e sapohapur në Jacksonville në Florida të cilat do të sjellin zërat e nxënësve shqiptarë në këtë aktivitet të rëndësishëm.

Në fund të mbledhjes për TV "Alba Life" Nju Jork u morën disa intervista nga ambasadori Sejdiu, Mushkolaj si dhe pjesëmarrësit rreth përgatitjes së Festivalit të parë të fëmijëve me nxënësit e shkollave shqipe që veprojnë në USA dhe që do të transmetohet së shpejti.

Një moment emocionant për të gjithë ka qenë shpërndarja e kostumeve tradicionale të Kosovës dhuruar shkollave shqipe nga Ministria e Diasporës me ministër z.Ibrahim Makolli. Ndërsa prekja me duar kostumet e bukura kosovare dhuruar për shkollat shqipe, në ninëzën e syrit më reflektonte drita e Nënë Lokes Kosovë, amaneti i arsimtarëve martirë që derdhën gjakun lumë për Gjuhën Shqipe, gjuhën tonë hyjnore që të mos asimilohet dhe këtu në Diasporë.

Ps: Të dashur bashkatdhetarë jeni të ftuar në këtë festival të parë të nxënësve të shkollave shqipe. Mirë ardhshi!

Adresa:

Christopher Columbus High School

925 Astor Ave

Bronx, New York 10469

Data: 15 Qershor 2014

Ora: 5 mbasdite, ditën e dielë

Hyrja falas



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora