Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: Fshati shqiptar në Kroaci

| E hene, 12.05.2014, 06:35 PM |


Arbanasi në Zarë -fshati  shqiptar në Kroaci !

Nga Fahri Xharra

Në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar e shihja ne TV e Zagrebit  ,Z. Hërvoje Macanoviç , i cili vazhdimisht fliste për kulturën e sportit por nuk e dija që ishte shqipëtar i fshatit Arbanasi afër Zarës . Në teatrot e Kosovës po në ato vite luhej drama “Nita “ e Josip Relës, po ashtu shqiptar nga Arbanasi. Na u bë e mundur që të dijmë që se në qytetin bregdetar të Dalmacisë , në Zarë  jetonte një komunitet  shqiptarësh, dhe ende flitnin shqip. Që kur ? gati që 300 vjet flitej edhe shqip , dhe nuk harrohej shqipja.

Po në vitet e 70-ta , shumica nga ne mesuam që … Prof .Idriz Ajeti në vitin 1958  e kishte mbrojtur disertacionin e doktoratës me temën: Zhvillimi historik i së folmes gege të shqiptarëve të Zarës së Dalmacisë..Dhe sot lexoj (në burimet kroate) që studjimin më të thellë të zhvillimit historik të të folmes se shqiptarëve të Zarës e  kishte bër Prof. Idriz Ajeti duke e krahasuar deri në imtësi me të folmen shqipe të fshtrave shqiptare në Krajinë (Kroaci) ( shqiptarët e ardhur nga Zara në Krajinë, Burimet kroate )

Thuhet dhe është e shkruar që shqiptarët kishin ardhur këtu :“ Arbanasit e Zarës u zhvendosën nga vendlindja e tyre e rrethit të Liqenit të Shkodrës , në fshatin (e quajtur më vonë ) Arbanasi duke i falëmnderuar kryepeshkopit të atëherëshëm të Zarës Vicko Zmajeviç me qëllim edhe të ringjalljës së këtyre viseve të shkreta të rrethit të Zarës.(Burime kroate)

Vetvetiu të lindin pyetjet dhe sinçerisht të iu them që nuk e di përgjegjën . Pse mu rreth Zarës shkuan fshatarët e Shestanit dhe Briskut ? Ikën nga turku , këtë e dimë  por  a mos i kishin lidhjet e tyre me shqiptarët (arbanasët?) e shumë më të herëshëm të atyhit ? pastaj më lartë lexuam që «disa «  nga ata  më vonë u zhvendosën e Krajinë . Pse mu në Krajinë ? A mos u tërhoqën njëri  nga tjetri, d.m.th. shqiptarët (ardhacakët)  e rinj nga ata të moçëm. Mbetet për t`u hulumtuar, pse jo?

» Enjo Gërdoviç, kryetar i shoqatës së Shqiptarëve të Zarës (Tetor 2010) pati thënë - Ne duam që gjuha (e folmja ) e gjyshërve , etërve dhe para-ardhësve tanë por edhe asaj të Vicko Zmajeviçit të mbetet e gjallë edhe pas nesh(- Želimo da govor naših djedova, o?eva i naših predaka, ali i nadbiskupa Vicka Zmajevi?a, ostane živ i poslije nas.) . Nuk duam që të jemi brezi  i cili e ndërpreu traditën e të folmës  sonë dhe për këte e kemi filluar një shkollë në të cilën fëmijtë tanë , gjuhën shqipe mund ta bartin fëmijve të tyre. Ai e spjegonte se si  ishte fjala për dygjuhësi .  Ai shtoi se Arbanasët e Zarës janë shtetas kroat të cilët e dinë mirë prejardhjen e tyre,  dhe që janë nga viset e Kryepeshkopatës Katolike të Tivarit  ( Brisku , Shestani etj) ( burimi: Arbanaški govor u Registru nematerijalne baštine RH   .Anamarija Bilan , 2010 )

Në vitet e herëshme e dëgjonim edhe Gjani Marshanin duke kënduar , dhe shushuritej që është arbëresh i Zarës .Por më tepër, ne  nga turma nuk guxonim të dinim.

Si zakonisht si popull i madh që jemi , nga ne dalin dhe rriten koka të mëdha që e trondisin vendin po aty të mërguar.

Nga një fshat, fshat i banuar dhe i gjallëruar nga shqiptarët e rrethit të gjerë të Shkodres -Arbanasi kanë bërë krenari në Kroaci :prof.dr.sc. Hrvoje Mazija, professor emeritus. Pavle Deshpali, dirigjent, kompozitor, Valter Deshpali ,profesot i muzikes ne Akademinë e Zagrebit: mons. Simeone Duca (Šime Duka)- një kohë edhe sekretar i arkivit të Vatikanit, dhe ndihmëtar i madh i Zarës dhe Arbanasit.: •     Giuseppe–Pino Gjergja, lojtar dhe trajner i  basketit.: Josip Gjergja politikan dhe diplomat kroat:këngëtarët, :Mladen Grdovi?,Tomislav Iv?i? ,Vedran Iv?i? .dr Ratimir Kalmeta ,( gjeografi i njohur kroat, dhe më i madhi i shkencave të gjeografisë kroate,gjuhëtar, pedagog dhe publicist)., Bozhidar Kalmeta ,(politikan kryetar i Zarës dhe minister në qeverinë kroate,) Bernard Kotlar kantautor,Hrvoje Macanovi? , babai i gazetarisë së sportit kroat, msgr. Ivan Pren?a – i 68 -ti kryepeshkop i kryepeshkopatës së Zarës ,Dushko Mateshiq . Ivica Mateshiq(Diplomat ushtarak në Romë, Prishtinë Shkup,) dr. Kruno Kërstiç ( sociolog, redaktor i enciklopedisë kroate, autor i  fjalorit të folmes së shqiparëve të Zarës, dr. Aleksandar Stip?evi? - profesor emeritus , albanolog,dhe të tjerë e të tjerë nga jeta kulturore ,poliitike gjuhësore dhe katolike-fetare të Kroacisë. Herëve tjera do të njihemi më shumë për këta shqiptar të Kroacisë , që ende flasin shqip.

10.05.2014, Gjakovë