E marte, 23.04.2024, 09:15 PM (GMT+1)

Kulturë

Qazim Shehu: Rrëkeza

E diele, 11.05.2014, 05:33 PM


RRËKEZA

 

QAZIM D.  SHEHU

 

NETË TË POEZISË

 

Një poezi pa netë,

pemët heshtën si statuja ,statujat u zhdukën krejt,

dashuria mbetet  pa poezi  ,një rrokje ngul për verbëri,

një poezi pa netë,

ku çlirohet frymë e tokës,

nga ngërçi i ditës ,

që e mbaruan veten krejt…

 

 

RRËKEZA

 

Ndjesitë e mundshme,bari më vjedh,

Tek përmes i shket një rrëkezë,

shushurin,

sikur të jem një bandill,

butësia e barit, pushi adoleshent,

përkëdhelja e një dore që të çmend,

magji e fikur në zjarrmi,

zjarr i shuar pa lënë hi,

hi i mëndafshuar për dashuri.

Dhe po të mos ishte kjo rrëkezë,

Fijet nga pritja kishin me u kërleshë…

 

 

PSALM

 

Me logjikën e vet të ndezur, era rrëmben pjalmin

Lulet lë të trishtuara,

Presin ato metaforat sërish pjalmin ta mbartin,

Nga një skaj tjetër natyrshëm për t`ua çuar.

Një vajtjeardhje pjalmore, ethe këngëzuar,

Një pritje, një tejmbushje me pjalm,

Dhe pse?Në pritje për tu fekonduar,

Lulet për lulet e ardhshme thurin një psalm…

 

 

KODRA


Në pritje që malin ta mbulojë mjegulla,

Kodra ngre kryet si koketë,

Ajo e di natyra ka të vetat rregulla,

Rastin pret të duket, ajo e shkretë.

 

Sa më gjatë mjegulla të ngjajë,

Ajo do duket më e madhe,

Dhe madhështinë të mos e ndajë,

As me fusha ,as me male.

 

Kur mjegulla ik e mali del,

Me lartësinë e vet të frikshme,

Me një lehtësim kodra e shtjell,

Një  krenari të dhimbshme..

 

Se njerëzit njëherë e panë,

Të famshmen e vet lartësi,

Mjegullat  që erdhën e vanë,

Ua kujtuan me sekëlldi…

 

 

SOKAKU

 

Luspat e gurëve si luspat e një gjigandi të nënshtruar,

Për të kaluar mbi të hapi njerëzor,

Një dekor madhështor.

Nganjëherë mbi sokak vërshëllen plumbi,

Gurët kullojnë gjak.

Për nënshtrimin gjigandi merr hak…

 

 

PRANVERË E ZEMRËS

 

Me duar të buta të besimit

Pranverën e thirra.

Shtëpi e mbyllur në kraharor ,

Fole mes gjethesh fshehur,

Një enë që rri përherë duke u derdhur,

Zemra.

 

 

MBRËMJE NË PRIZREN

 

Spektri i yjeve si spektër mbreti,

Një dorë e padukshme e tund.

Mjaltëzohet mbrëmja me drita të holla.

Të vakta.

Vigma pa fund e anë e një thirrje njerëzore,

Kurorëzohet si dëshirë e re.

Si dhuratë e një mbreti që papritur t`u dha,

E ti nuk e pe…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora