Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Adem Zaplluzha: Bajraktarët e vatanit

| E diele, 11.05.2014, 05:08 PM |


Adem Zaplluzha

 

NË DASMËN E MADHE TË MOSKOVI

 

Ai i “shenjti” mbi mangall

Nëpër gazeta flet me muaj

Seç na bëri popullin përrallë

Duke mbaruar petulla me ujë

 

E ndan Ballkanin sipas qejfit

Me teorinë e Dimitrovit

Si cigane që i bie defit

Në dasmën e madhe të Moskovit

 

Qëndro burrë të kesh durim

Duro dajakun sa je gjallë

Kemi ekipin që merr shënim

Për këto krime në çdo mëhallë

 

Ja kështu vepron çdo trim

Thotë armikut mëshomë or burrë

E hap gjoksin me guxim

Se prej teje s’frikësohem kurrë

 

Ik në rrugë e shit duhan

Lakra, speca e sallata

Unë mendoj për këtë vatan

S’është për ty demonstrata

Ai që ul kokën e thotë “molim”

Vëllezërit në rrugë i respekton

Në atë dynja shkon me gëzim

Zoti Parajsën ia cakton

 

Gishtin në kokë , mendo si burrë

Ku na çon kapadaillëku

Këtë adet s’e patëm kurrë

Mes nesh të lindë maskarallëku

 

Mos paç shkollë mëso në bodrum

Se me shkencë s’bëhet mahi

Pastaj thuaj: O, i  lumi unë,

Këndo e qaj me çifteli!

 

 

BAJRAKTARËT E VATANIT

 

Bajraktarët merakosen

Për të varfrit andej përroit

E nëpër mejhane po na krekosen

Duke i rënë thumbit e patkoit

 

Partia ime ka një qëllim

Me i dalë Zot Kosovës nënë

Mbushe gotën more Qerim

Kështu ne do  bëjmë “famë”...!

 

Bluajnë grurin si t’ju do qejfi

Besa shpesh në disa gurë

Duke thënë :”kështu do mileti’’

Populli e ha  këtë bullgur

 

Trimëri shesin  si Halit Feta

Me dy grushte “bam” tavolinës

Për Kosovën tonë heroike

-“I këpusin telat  violinës.”

 

Nam po bëjnë  krerët e Kosovës

Njëri-tjetrin duke  e sharë

Mu si derrat pranë kasolles

Kur i nisin për në Pazar

 

Sa për vatan nuk qajnë kokën

Prej mejhaneve dirigjojnë

Të parëve tanë tua japësh botën

Ata kolltukët dot  nuk i lëshojnë

 

Kur pushka krisi te hambari

Si strucët kokën e futën në zall

Ata veç në sofër dinë të ulën së mbari

U bënë përrallë për shtatë mëhallë