Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Demir Krasniqi: Tre lumenj me gjak shqiptari

| E diele, 11.05.2014, 05:55 PM |


Demir KRASNIQI :

 

TRE LUMENJ ME GJAK SHQIPTARI

 

Dragori , Lumi i Zi dhe Vardari –

Tre lumenj me gjak shqiptari !...

N’ bjeshkë të Sharrit rrjedh Valëbardhi ,

Që zaptuesit i thonë  Vardari !

 

Këta lumenj kanë histori –

Të tre ndodhën n’ Maqedoni ...

Janë burime nga ky dhe –

Të tre derdhën n’ Detin Egje .

 

Rrjedh  Dragori  prej këtij djepit –

Rreth objektit të Alfabetit ,

I bashkohet Lumit të Zi ,

Që kalon n’ Pellagoni ...

 

Këta lumenj t’ trungut shqiptarë –

Mbarojnë rrjedhën në Vardar .

Bartin ujërat prej këtij dheut –

Përfundojnë në Det t’ Egjeut ...

 

Tre lumenj  hiq pa  shibe –

I kanë rrënjët n’ gjuhën shqipe !

Dragori , quhej Dragua –

Sllavët ,  emrin ia kanë ndërrua ?!

 

Pastaj vjen lumi Vardar ,

Që në shqip quhej Valëbardhë !

Kur u mbush me gjak shqiptari –

Sllavët ia vunë emrin  Vardari ?!

 

Vjen i treti Lumi i Zi –

Gjak shqiptarësh kurrë s’është  ngi !...

Për t’ kujtua vrasje e vdeka –

Sllavët ia ndërruan:” Cërna Reka “!

 

Tre lumenj që bashkë janë lidhur –

Bartin histori të hidhur !...

Për shqiptarët , stërgjyshërit e tyre –

Luftëra e krime t’ çdo lloj mënyre !...

 

Lumi i Zi , ose “Cërna Reka “ ,

N’ histori dhe n’ harta t’ vjetra ,

Me shumë fakte figuron –

E ka emrin Erigon !

 

Ky emërim shumë kohë më herët –

Kish kuptimin Lum i Errët !

Lum i Errët –  Lum i Zi ,

Që bartë gjak ndër shqiptari !...

 

Gjak ilirë , ai gjak shqiptarë ,

Ku janë vra  shtatë mijë  ushtarë ,

Nën udhëheqjen e mbret  Bardhylit –

Kështu ligjëron  zogu i bylbylit !

 

Vranë ushtarët e Ilirisë –

N’ këtë betejë t’ Pellagonisë !

Kjo masakër e vërtetë –

Ka dy mijë e katërqind  vjet !

 

Mbret Bradhyli , ai shqiptarë –

Ishte plak  nëntëdhjetë  vjeçar !

Mirë luftonte hipur n’ kalë –

Pushka e tij kurrë s’ishte ndalë !

 

Kështu rrëfen zogu i bylbylit –

Historinë e mbret Bardhylit ,

Themelues i Manastirit ,

Vepra e tij –  dritë  xhevahirit  !

 

S’ harron krimet historia –

Në Dragor ndodhë tragjedia ...

Viti njëmijë e tetëqind e tridhjetë –

Nuk harrohet kurrë për jetë !...

 

Ish Veziri  i Manastirit ,

Kish dhanë urdhër qeni i qafirit –

Me tradhti i kishte vrarë ,

Hiq ma pak se  njëmijë  shqiptarë !

 

Për gjithë krimet mbi  shqiptarët –

Deri vonë janë ruajtur varret !...

  njëmijë e nëntëqind e dymbëdhjetë –

Erdhën sllavët – kasapë t’ vërtetë !...

 

Shkatërruan gjurmë e shkatërruan varre

Dhe çdo gjë që ish shqiptare !...

Kështu pushtuesit e  sllavisë –

Zaptuan tokat e Ilirisë !

 

***** Kënga është thurë duke u bazuar në studimet e profesorit Reshat Nexhipi nga Manastiri , të publikuara po me të njëjtin titull .

Gjilan, më 04.05.2014.