Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ftesë nga LSHAKSH: Manifestim Letrar

| E shtune, 10.05.2014, 03:29 PM |


MANIFESTIMI TRADICONAL LETRARË    DHE     KONKURSI  PËR MËRGATË: “AZEM SHKRELI” 2014

FTESË

Të dashur Zonja dhe Zotërinj!

Të dashur dashamirë të fjalës së shkruar dhe artit në përgjithësi!

Ju ftojmë përzemërsisht të merrni pjesë në: Manifestimin tradicional KONKURSI PËR MËRGATË “AZEM SHKRELI” , 2014  kushtuar figurës madhore të kulturës shqiptare- Azem Shkrelit

Rrjedha e programit:

Pjesa e parë:

Krijimtari nga Azem Shkreli dhe për Azem Shkrelin

1. Referim kushtuar jetës e krijimtarisë shumëdimensionale të Azem Shkrelit dhe recitime nga veprimtaria e tij, gjithnjë i gërshetuar më pika muzikore nga artistët tanë.

2. Recitime të autorëve të LSHAKSH-së , kushtuar krijuesit të madh Azem Shkrelit.

Pjesa e dytë

Promovime të reja dhe rezultatet e Konkursit letrarë për Mërgatë “Azem Shkreli”.

-Poetët: Agim Gashi, Qëndresë Halili dhe Xhevat Muqaku promovojnë përmbledhjet e tyre më të reja poetike.

-Shpallja e rezultatit të” KONKURSI LETRAR PËR MËRGATË, “AZEM SHKRELI” 2014 nga LSHAKSH në Gjermani për veprën më të mirë të vitit 2013. dhe ndarja e shpërblimeve.

-Ndarja e disa mirënjohjeve për merita dhe aktivitete të rëndësishme kombëtare.

Ndërsa këto pika të programit do ti begatojnë me këngët e tyre të zgjedhura:

Rapsodi i ynë i mirënjohur Agim G a s h i, pastaj këngëtari ynë tanimë i njohur Driton S. Gashi, nxënës nga Shkolla shqipe e Wuppertalit si dhe grupi "Kurtishi". Do të ketë edhe befasi të tjera.

Të ftuara janë edhe mjetet e informimit masiv: RTK-ja dhe TV të tjera.

 

Manifestimi mbahet më 17.Maj 2014(e Shtunë), në “Haus Ennepetal” Gasstraße -10

58256 - E n n e p e t a l

Manifestimi fillon në orën 13.00, Ju lutemi ta respektoni!

Pjesëmarrja juaj do të na nderon . Mirë se vini.

 

Nga Komisioni organizativ i Manifestimit Azem Shkreli

Dhe Kryetari i LSHAKSH-në Gjermani:

Pal Sokoli

Telefoni: Pal Sokoli: +49(0)1774157694

-------

 

Konto Verbindung :

Alb. Bund der Schriftsteller, Künstler  und Kulturschaffende eV. Ose shkurt;(ABSKK)eV

Kontonummer: 200406700

Bankleitzahl : 57040044

Ose me IBAN:

IBAN: DE29570400440200406700

BIC:COBADEFFXXX

------------------------------------