E enjte, 25.04.2024, 09:32 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Ukë Berisha: Europën ta bëjmë realitet në Kosovë

E premte, 09.05.2014, 06:25 PM


Europën ta bëjmë realitet në Kosovë

Dita e Europës, të shërbejë si ditë frymëzimi për të dinamizuar rrugën tonë drejt Brukselit-vlerëson PSHDK-ja

Po ashtu, në ditën kur kujtojmë themelimin e Bashkimit Europian, PSHDK-ja vlerëson se duhet të jemi të vetëdijshëm dhe të punojmë maksimalisht që Europën ta bëjmë atdhe të vlerave tona të përbashkëta.

Është koha, që si shoqëri, të ecim me vetëdije kritike drejt Brukselit dhe jo të rikthejmë nostalgjitë për perandoritë e humbura, që na kujtojnë vetëm të këqija.

Dita e Europës, duhet të na përkujtojë po ashtu kolosët e mëdhenj të themelimit të Bashkimit Europian, ata demokristian të devotshëm, që me përkushtim e dashuri vepruese, unifikuan Europën, duke e bërë atë atdhe të vlerave të përbashkëta të popujve të shumtë, që jetojnë tashmë një kohë të gjatë, në paqe, liri e mirëqenie stabile.

Bashkimi Europian, është ekuilibër për paqen dhe stabilitetin dhe faktor determinues për një botë të prosperuar. Po ashtu, PSHDK-ja vlerëson se ky Bashkimi Europian dhe rruga e integrimeve evropiane, që po ndjekin gjithë popujt e  Ballkanit, është faktor stabilizues, që garanton paqe të qëndrueshme

Republika e Kosovës, në agjendën e saj, ka proklamuar pa asnjë alternativë tjetër, rikthimin në familjen e popujve të lirë Europian.

Mirëpo, veprimet politike dhe shtetërore të Kosovës, kanë bërë shumë pak për të sendërtuar këtë aspiratë jetike të Kosovës.

PSHDK-ja, e ka theksuar edhe më parë, që rruga jonë drejt Europës, nuk duhet vlerësuar si luks, por si domosdoshmëri që lidhet me traditën tonë, kulturën dhe historinë e përbashkët, si dhe ambiciet e përbashkëta, për paqe, demokraci dhe prosperim

PSHDK-ja, me gjitha partitë simotra, po punon aktivisht që të bëjë Europën realitet në Kosovë.

Dr Ukë Berisha

Kryetar i PSHDK-së



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora