E shtune, 18.09.2021, 05:55 AM (GMT+1)

Lajme

Asllan Dibrani: Familja Zeqiri arriti në Shtutgart

E premte, 09.05.2014, 07:33 PM


Familja Zeqiri e terrorizuar nga shteti maqedonas  arriti në Shtutgart  të Gjermanisë!

Nga Asllan Dibrani

Shqiptarët e Mërgatës shqiptare u solidarizuan me familjen  Zeqiri , dhanë  ndihmën e vet. Ata  dënuan oportunizmin e faktorit shqiptar në Ballkan   si  atë të  Shqipërisë , Kosovës ,po edhe  të faktorit shqiptar në Maqedoni!

Mbrëmë   në orët e vona të natës   rreth  23.30 minuta nga Maqedonia  arriti familja   e  kryefamiljarit Zymer Zreqirit, i sulmuar në shtëpi e  vet ,  dy net ma herët nga   huliganet   maqedonas të nxitur nga  shteti  dhe politika  maqedonase dhe shovinistët  e  Gruevskit dhe VMRO-së.  Gruevskit iu lejua që të zbatojë politikë antishqiptare me terror e dhunë   për pastrim etnik në Maqedoni.

Pamje e familjes   se Zymer Zeqirit  pas arritjes në Shtutgart   e strehuar në banesën e zotit Vitor Spaqit, e shoqëruar me z.Idriz Sinanin  kryetar i " Forumit  Ndërkombëtar për të Drejtat  dhe Lirinë  e Njeriut"  me seksion në Maqedoni. Ata u betuan  pran  fotografisë së heroit kombëtar  Gjergj Kastriot Skënderbeut  qe edhe ma tutje do ti dalin zot atdheut  kudo që të jenë!.

Ai arriti që të krijojë një gjeneratë të re antishqiptare dhe ky qëndrim u manifestua me rrahjen e të rinjve shqiptarë,familjeve dhe popullatës në tërësi .  Sulmi  i përditshëm   ndaj shqiptareve vrasjet ,  burgosjet  dhe dhuna e pa parë  , arriti  kulmin me largimin e kësaj familjeje e njohur       me qëndresën dhe  rezistencën   e pa shoqe.   Kjo  familje  dha dëshmor për interesin kombëtar. Deri me tash  kjo familje  ishte objekt sulmi, pa përkrahjen e asnjë institucioni shqiptar  "kukulla"  në instancat   e Maqedonisë.

Maqedonia po boshatiset nga shqiptaret!

Familja 50-të anëtarësh Zeqiri, ka dhjetë vjet që është nën kërcënimet e vazhdueshme të terrorit  dhunës dhe reprezaljeve    ekzekutuara nga huliganëve maqedonas të dirigjuar nga shteti maqedonas  i formuar  artificialisht me ndihmën e kryekasapit të Ballkanit Sllobodan Mishosheviqit . Dy herë i kanë hedhur bomba në shtëpi, dy herë të tjera i kanë hedhur koktej molotovi, ndërsa më 13 prill, 30-të persona tentuan të hynin me dhunë në këtë familje, ku dhe e shtypën me makinë loken e shtëpisë, 75 vjeçare Sherife Zeqirin. Para dy netësh kjo familje   prapë u sulmuar me ç'rast   në shtëpinë e tyre hynë grup i madh    lanë  të plagosur  prapë Sherife Zeqirin ,Besnik Zeqirin 23 vjeçar,  i thyen dorën  dhe plagë   të konsiderueshme   pësoj Gjelil Zeqiri, po edhe natarët tjerë  u  goditen me  rrahje masive.   U krijuan një terror  fizik dhe psikik ndaj kësaj familje,   duke   e  kërcënuar me vdekje   ose të shpërngulen nga   vendlindja e tyre baba-babadem   nga krijimi i   botes njerëzore!?...Shpërngulja  e tyre, edhe pse po  ndodh në shekullin e 21 nuk shqetësoi asnjë politikan shqiptar, por  ta shohim  se   pas shpërnguljes së shqiptarëve nga Maqedonia, kenë do ta përfaqësojnë,  apo do të mbesin  vegla   ma  të turpshme  akoma të  sllavistëve të vegjël  maqedonas.   Prioritet   i debateve    në parlamentin e Maqedonisë  për faktorin shqiptar,  dominon    tema  e karrierës personale , interesi  personal  duke e  anashkaluar çështjen e  shqiptarëve si në   fushën politike, atë kulturore dhe   etnike. “Braktisja e shtëpisë së familjes Zeqiri  nga Radishani, ikja e tyre për në Gjermani, është një  plage e vjetër për shqiptarë që po përsëritet edhe tani   me programin e  sllavo-shovinistëve  maqedonas!

 

Zymer Zeqiri duke i pasqyruar  gazetat  e shkruara në të kaluarën për këtë familje dhe  Besnik Zeqiri 23 vjeçar me dorë të thyer babë e bir.

Kjo familje nga  16-të veta ,  të familjes 50-të anëtarëshe Zeqiri nga Radishani i Shkupit, të hënën lanë vatrën e tyre me destinacion Gjermaninë. Ata mbërritën në Gjermani,  të shoqëruar me z.Idriz Sinanin  kryetar i Forumit  ndërkombëtar për të drejtat  dhe lirinë  e njeriut  me seksion në Maqedoni. Në  rastin  e takimit me zotin  Idriz , dha   një deklarate shqetësues   për gjendjen e  shqiptarëve në Maqedoni, po edhe  konkretisht  me rastin e kësaj familje .

 

Pritjen  e  kësaj familje e organizuan Asllan Dibrani , Vitor Spaqi  nga Shtutgardi dhe Halit Gashi, që   debatuan deri në orët e vona     bashkërisht   të shqetësuar për    gjendjen aktuale  të shqiptarëve   dhe pozitën e saj në Ballkan!Nga e majta kryefamiljari Zymer Zeqiri ,Idriz Sinani,Vitor Spaqi ,Asllan Dibrani  dhe Halit Gashi me pjesëtaret tjerë të familjes Zeqiri, me datën 06.05.2014 Shtutgard.

-Fillimisht ndihmë ju dolën  shqiptarët e   emigrant   nga Kosova    Asllan Dibrani   publicist,   ish i burgosur politik dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve në Gjermani , Vitor Spaqi  kryetar i Qendrës Kulturore   në Shtutgard,  dhe këshilltar   i  Misionit Katolik  në Shtutgard,dhe Halit  Gashi kryetar  nga  "Shoqëria  Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut    me qendër në Kosovë.

Këta persona   e ndanë shqetësimin  shumë serioz me   këtë familje  të cilën   e  strehuan    familja e Vitor Spaqit   me mikpritjen   shqiptare,  bujarinë  dhe     virtytet   e trashëguara    nga  e kaluara  dhe zakonet shqiptare. Aty   ngrohtësisht    u shtrua edhe darka   për të gjithë anëtaret e familjes refugjate .Edhe se kishim kushte edhe ne tjerët  për ta  strehuar    këtë  familja ,  zoti Vitor Spaqi  këmbënguli qe mos te ndahet kjo familje.  Aty fjetën  dhe  pushuan   deri në mëngjesin e sotëm nga  e cila    ramë në kontakt me disa    organe shtetërore   gjermane   dhe   i dorëzuam në   Qendrën  e Strehimit për të huaj,  te ndihmuar  deri ne Karlsruhe , me  vendosmërinë  dhe kërkesën  e kësaj familje  për kërkim të azilit politik në Gjermani.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora