E premte, 19.04.2024, 10:14 AM (GMT+1)

Kulturë

Bujar Karoshi: Shkolla shqipe e Selanikut

E shtune, 10.05.2014, 05:11 PM


SHKOLLA SHQIPE E SELANIKUT

Një libër i ri i gazetarit Abdurahim Ashiku

Abdurahim Ashiku, me 6 libra të serisë publicistike “NJERËZ QË I DUA”,  me rreth 3000 faqe jetë në mërgimin Helen, erdhi këtë MARS 2014 me një dëshmi për 7 MARSIN 2001, ditë kur për herë të parë shkronjat e Gjuhës Shqipe, u shkruan në një klasë të thjeshtë në Selanik.

I dashuruar pas punës vullnetare të mësuesve shqiptarë anekënd Greqisë të cilët në tre librat e tij i sjell si Rilindës të Kohës Sonë: “Rilindësit e Kohës Sonë” (2008); “Shkolla Shqiptare e Athinës-Rilindësit e Kohës Sonë-2” (2009); dhe “Shkolla Shqipe e Selanikut-Mësuesit, këta Rilindës Çudi” (2014)... e mpreh lapsin, e fokuson fotoaparatin për ti sjellë në përkushtimin dhe madhështinë e tyre; profesor Dashin, mësueset Mimoza,Valbona, Merita, Mimoza D, Juliana, Evisi, Irena, Irisi, Redina, Rovena, Evgjenia, Anila, Xhensila, Evrisi, Jonida, Silvana, Dëfrimja, Almira, Afërdita, Aurela...

Një libër sa historik po aq edhe letrar në shkronjën jo vetëm të autorit, por edhe të mësuesve që me dije e kulturë janë gjallëria e bisedave dhe e paraqitjeve publike në seminare e simpoziume në Greqi dhe në takimet e përvitshme me bashkëmësues të Gjuhës Shqipe që nga Mesdheu deri në zonën polare.

Abdurahim Ashiku, nxënës në fshatin e tij të lindjes Brezhdan-Zdojan nuk harron të sjellë midis Rilindësve të Rinj, dy mësuesit e tij; Nigjare Velçanin  nga Berati dhe Mikel Garulin nga Përmeti, në shenjë se MËSUESI është gjithë jetën me germa kapitale në shpirtin e njeriut...

Abdurahim Ashiku, mësues për disa vite në Shkollën e Mesme Bujqësore “Nazmi Rushiti” në Peshkopi, nuk harron të sjellë dy nga nxënësve të tij; Gjovalinin dhe Gjonin, njeri në Miçigan e tjetri në Tropojë, fjalët e të cilëve i ka vënë në kopertinën e librit në shenjë , siç shkruan...

“Prindi e do fëmijën mbi veten. Mësuesi e do nxënësin mbi veten. E dëshiron të ecë përpara. Të dy, edhe prindi, edhe mësuesi, kur thinjen dhe u bie rasti, ngrenë kokën me krenari dhe thonë: “Ky është djali im!”, “Kjo është vajza ime!”, “Ky është nxënësi im!”...”

“Nëna Terezë” e Selanikut, shoqata që ka mbledhë pas vetes më se njëzet mësues vullnetarë që shkruajnë prej 13 vjetësh germat e arta të Gjuhës Shqipe ka të drejtë të krenohet për ato që kanë bërë mësuesit, nxënësit dhe prindrit, Rilindës të Kohës Sonë, përjetuar në një libër nga gazetari i palodhur Abdurahim Ashiku.

Libri do të paraqitet para lexuesit më 11 maj, në përvjetorin e 10-të të Shoqatës “Nënë Tereza e Greqisë”.

Bujar Karoshi

Botimet M&B



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora