E shtune, 20.04.2024, 11:18 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Agim Gashi: Vizitë komunës së Lipjanit

E enjte, 08.05.2014, 06:55 PM


-NJE VIZITE KOMUNES SE LIPJANIT

Ditë e hëne më 05.05.2014 në Lipjanin tim që shtrihet buzë brigjeve të Sitnicës.

NGA AGIM GASHI

Qyteti ishte mbushur plot e përplot me njerz. Ata  ia kishin mësy ditës së tregut që tradicionalisht mbahet në Lipjan dhe që askush nuk e di se kur ishte mbajtë për herën e parë dita e tregut, para njëqind, dyind apo edhe më shumë vitesh. Thonë se Lipjani dikur banohej vetëm me shqiptar, dhe në kohen e Turqisë kishte filluar të popullohej me serbë, jevgji dhe popullatë tjetër. Pas largimit të Turqisë, Lipjani filloi të popullohej me serb dhe malazias të cilët i binte krajli i Serbisë herë si kolon e herë si ardhacak tjerë derisa nuk mbeti më frymë shqiptari .Dhuna e detyroi Lipjanin buzë Ulpianës të zbrazet  tërësisht. Dhe të mbetët pa banorët e saj që e formuan dhe e ngriten. Dashti Zoti dhe për Lipjanin e prsëriti  Historinë. Prap Lipjani sot frymon shpip, këndon shqip e udhëhiqet shqip, ndërsa mu sot Kryetari i Komunës së Lipjanit më nderon me një mikëpritje vllëzërore në Zyrën e tij modeste në ndërtesën e Komunës.  Ishte koha e fundit që të nderohen ata lipjanas që nuk kursyen as gjak, as djersë e as mjete e mund për lirinë e shtetit.Sot kisha  disi një tjetër ndjenjë nga kjo vizitë. Duke zbritë nga vetura e vllaut që më dergoi paraKomunës, shiqimi im u përqëndrua mu në ndërtesëen e  stacionit policor ku kisha përjetuar ditë të tmerrshme,  jo vetëm unë por tërë familja ime dhe shumë shqiptar tjerë që regjimi policor serb ushtronte ndaj shqiptarëve. Kujtimet mu rrotulluan në vitet e tetëdhjeta kur para shkuarjes sime në burg dhe pas ardhjes sime nga burgu, kur Stoshiqi me klyshët e tij serb e shqiptar dhunonin nuse e vasha të reja, rrahnin sa mundnin shqiptar dhe plaçkitnin  çdo kend. Mu kujtua ai rasti kob i zi kur mu ky Stoshiqi me siunimin e shqiptarëve, erdhi në lokalin tim, rrahen çdo kend, mua më shtyn ta ha me dhëmbë audiokaseten, dhe derisa mua më rridhte gjaku nga goja, disa  „patriot“ zgërdhiheshin çnjerëzisht. Mu kujtua edhe rasti kur Stoshiqi, në zyren e tij ma futi revolen TT në gojë dhe më dëmtoi keq duke më thënë se më sdo të këndosh kurr. Pastaj mu kujtuan motrat e rrahura, të burgosura, vllëzërit e prindërit, ndërsa Agronin e sheruam edhe me lkura. Vuajtje, dhunë dhe tmerre përjetuar edhe pas lufte për të cilat do të shkruaj me ndonjë rast tjetër. Me këto mendime nga e kaluara ime dhe e mbarë shqiptarëve, hyra në koridorin e Komunës ku portiri më priti butësisht duke më tregu se Kryetari për momentin gjendet në mbledhjen e drejtorëve apo bordeve gjë që unë pak kuptoj nga organizimin i pushtetit komunal. Shkova në zyrën e kusheririt tim Burim Gashit i cili shprehu dëshirën që të më shoqronte për te Kryetari. Burimi thirri sekretareshën e Kryetarit dhe e njoftoi se për një vizitë te Kryetari ka ardhur poeti dhe rapsodi i popullit Agim Gashi, dhe e luti që ta njoftonte Kryetarin.  Pas dy minutave thirri sekretaresha dhe tha se Kryetari për nderin e poetit ka lënë të gjitha aktivitetet dhe po e pret në zyrën e tij. Mu bë zemra mal.Ishte hera e parë që në atdheun tim të lirë për të cilin jamë shkri një jetë, një njeri, një Kryetar, një bujar e zemërmadh , z. Imri Ahmeti më bënte mua. Kjo ndjenjë ishte e pa përshkruar sepse mu rrotulle çdo gjë për të mirë sepse nderimi i njerzëve të artit e kulturës po i kthehet vendit meritor që duhet ta kenë. Këtë mund ta bëjnë njerzit si Kryetari Imri Ahmeti. Në hyrje të Zyrës na priti sekretaresha, një djalosh elegant që emrin ia harrova dhe poeti i ri lipjanas që premton shumë Alban Nuredini. Hyrëm në zyrën e Kryetarit , u ulem dhe dëgjuam zërin e Kryetarit i cili urdhëronte:

-Nuk dua të më pengon askush sepse kam një mysafir të lart sot.   Sa u ndjeva i gjallë, i madh, i nderuar. Kam pas nderin që të pritem nga shumë njerz të mdhenjë jashtë atdheut tim, por një pritje të tillë e përjetova për të dytën herë: nga Besim Dina në emisionin Oxigen dhe sot nga Kryetari bujar i Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmetit. Nga mendimet plot madhështi më zgjoi zëri i butë e plot mirësjellje i Kryetarit:

-Mirëse erdhe i dashuri poet e këngëtar i shqiptarisë, z.Agim Gashi!

-Mirëse ju gjeta i dashur Kryetar, dhe pasuan përqafimet njerzore , vllëzërore dhe thjesht shqiptare. Të gjithë ndjeheshim të lumtur, të relaksuar e plot buzëqeshje.  Ua dhurova nga një libër që është shkruar për mua nga shumë poet e të mbledhura nga poeti Sabit Rrustemi e të dhuruar nga Klubi Proars „Beqir Musliu“  nga Gjilani. Edhe Kryetari më dhuroi një komblet lapsa të mrekullueshëm.

Duke e ditë se Kryetari ka agjenta të ngjeshura pune, kërkova leje që të largohem me premtime se do të bashkpunojmë për të mirën e Komunës, për përhapjen e fjalës së lirë në Komunë, për artin e kulturë, ndersa unë do të marr inisiativë që Lipjanin ta vllëzëroj me qytetin e Dürenit  nga Gjermania ku unë jetoj.  Ashtu si u përqafuam në pritje, ashtu u përqafuam edhe në ndarje, ku Kryetari më dëshironte shërim të plotë nga sëmundja ime e unë duke i dëshiruar punë të mbarë në punën  e tij për të mirën e lipjanasëve pa marr parasysh përkatësinë partiake, kombëtare e fetare.

Të falemnderit Kryetar i Komunës së Lipjanit z.Imri Ahmeti. E di që e ke vështirë por ti ke vullnet e dashuri të punosh për Lipjanin dhe lipjanasit, për Kosovën e popullin.

Punë të mbarë Ty dhe stafit tënd!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora