E enjte, 25.02.2021, 05:15 AM (GMT)

Kulturë

Mirela Xhani: Fshatit tim në Pseudodemokraci

E enjte, 08.05.2014, 06:58 PM


In "memorium" fshatit tim ne Pseudodemokraci.

Nga Mirela Xhani

Mu ne kembe te qytetit te vjeter pleqenon qetesisht fshati im.Aty ku u linda, aty ku u rrita, aty ku perhere te pare qesha e qava ,aty ku endrrat e para i bitisa ashtu si cdo njeri.Aty ku ne kohe te egra permendej nen ze fjala zot., aty ku pleqte ,te paret respektonin e mbanin ramazanin nen tempullin e shpirtit ,pasi tempujt e zotit ishin kthyer ne germadha te lebetise komuniste.

Ne oxhaket flakemedhenj e ne shtepite me shallese ku burrat me citjane e qeleshe hijerende kuvendonin fatet e kombit.Me tespite nen duar si per te kalitur durimin ne kohera te veshtira ku ne lufte behej kerdi ne djema ,e pas lufte legjenda e misrit kerciste neper dhembet qe skishin cte bluanin ne kohe zie.Aty ku ererat e komunizmit fryne se pari duke eliminuar djemte e shkolluar jashte si armiq te popullit e me pas per ti rene tambureve  e hedhur valle nen kooperativizimin socialist.Aty ku shoqeria dhe fshati im do te notonte ne bollek, dhe radioja do te citonte pafund  revolucionin socialist, me kooperativistet e dalluara qe i thyhej shpina duke mbledhur pambuk, me oxhaqet e orizit dhe kombanjat qe nje here ne vit ne qender dritheronin fshatin duke shire grurin e derdhur pirgje pirgje.

Por jo vec kaq; me femijet e hareshem mengjesit tek gumezhinin udhes se akullt te dimrit veshur me cizmet prej llastiku per te shkuar ne shkolle e kenduar: (parti Enver jemi gati kurdohere).

Me ditet e nxehta ku kapercyelli te thahej teksa vrapoje kembezbathur nen udhen me plisa aty ketu.Me kanalet vaditese qe kur te medhejte i kthenin rrekete per te vaditur arat ne femijet benim banjo si te ishim ne plazh.Me mbremjet gumezhinese, dhe grate qe te sterlodhura tere dites mblidheshin tok  ne dasma e gezime per te lene pas cdo mundim.Fshati me sofrat modeste per te mos thene te varfra por me zemrat plot.Me njerezit ,kusherinjte te tere bashke per te kenduar e gjykuar ceshtjet alla-katund.Me nenat nikoqire qe sikur benin magji prej asgjeje apo me pak ingridiente dhe vajzat qe heret ne femijeri ia nisnin pajes duke enderruar fatin.Ne kohe ku realizimi pertej cdo imagjinate ish nje burre ne qytet .Prej atje ,sepse kur te shkonte ne qytet  do te linte pas  sfilitjen, punen neper ara, ne blloqet me uje e akull ku reumatizmi te  grinte perdite.Ne qytet pasi komunizmi atje shpaloste me embel ideologjite e veta e civilizimi ish me i hovshem.Atje sepse po te binte shansi sdo te haje me buken e misrit, sdo visheshe me demode, por do te kishe shansin te qepje dhe ndonje fustan veref me pika tek zonja Zyle.....Atje sepse zonjat e kryetareve te keshillit ,te byrove apo dhe me siper komentonin te gjenin frymezim.Atje sepse po te jetoje ne pallatet nje dhome e guzhine me tulla te kuqe do te binte shansi ndonjerhere te shkoje dhe ne kinema.Por fshati im nuk ishte vec kaq...mbremjet atje nuk mbaronin ne shtepi por ne rruge ne cesmen e vetme te fshatit ku grate pervec te mbushurit uje qendisnin  thashethemet e asaj bote.Me djemte e femijet qe heret ngriheshin te zinin radhen e qumeshtit.Kush kish fat do te dergonte ndonje kiloshe ne shtepi e kush jo  ,do i lutej zot si fatkeq qe heres tjeter zonja shitese te vinte doren ne zemer ti jepte dhe atij.Apo dhe nese si jepte mos i reklamohej si e zallamahitur se partia i do te tere njelloj....Mendesi pa krye qe kur fshati im ashtu si gjithe Shqiperia nuk mundi me te pertype kafshaten pa soj ,u ngrit ne revolte.Te paret ne zhdukje te sistemit, te paret per te pare perpara duke marre malet e detet me shprese se dhe ne fshatin tim te vuajtur qiejt do te qeshnin e do te vinte demokracia.

Kjo Pseudodemokraci qe si tu u lajknue veniti si cdo gje dhe nurin e zhurmen e fshatit tim.Ndersa une mbetem mekur tek e shoh venitur ne qetesi.Fshatin , shtepite e reja shtat larta e dyer mbyllura qe sikur lengojne ne zi.Udhen e boshatisur kanalet e pakulluara, dhe ata pak njerez te mbetur  merrollur si te mbetur relike e ca koherave tashme pa kthim.

(IN MEMORIUM)-Luzit te Madh.



(Vota: 2 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora