E premte, 19.04.2024, 06:49 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Xhafer Leci: Ndërron jetë Zenel Jashari

E enjte, 08.05.2014, 07:18 PM


Ka ndrruar  jetë Zenel Jashari, mërgimtar i shumëvuajtur

Nga Xhafer LECI

Në moshen 76 vjeçare iku në amshim, Zenel Jashari, kushëri i afërm i Komandantit Legjendar Adem Jashari.

Xhafer Leci e Zenel Jashari, në Spitalin e Kirchheim Teck-ut, 24.04.2014

Zeneli u lind më 17.9. 1938 në Prekaz të Drenicës, dhe vdiq 3.5.2014 në Kirchheim / Teck të Gjermanisë, ceremonia e varrimit do të bëhët në vendlindje.

Zeneli nga viti 1970 ka jetuar dhe punuar në Gjermani. Ai duke ndihmuar arsimin shqip, shëndetësinë, luftën e fundit në Kosovë..,  ka shlyer obligimin atdhetar, moral e njerëzor ndaj vendit dhe popullit tonë.

Një biografi e shkurtër

Më 23 dhjetor 1991, Zenel Jashari, udhëtoi nga Stuttgarti i Gjermanisë për në Kosovë. Më 30.12.1991, policia serbo-çetnike bën rrethimin e lagjës së Jasharajve në Prekaz. Më këtë rast ata burgosën 54 persona në burgun e Mitrivicës, ndër ta edhe Shabanin, babanë e vëllazërve Rifat, Hamzë dhe Adem Jashari, si dhe disa mysafirë kalimtarë. Zenelit i marrin 80 mijë marka gjermane dhe disa copë armë që kishte me leje dhe pa leje. Tërë familjen, burra dhe gra na kanë maltretuar fizikisht e psiqikisht, edhe nënën time  80 vjeçare, thotë Zeneli. Ky burgosët bashkë me dy vëllazërit Xheladinin dhe Xhaferin. Siç rrëfen Zeneli, shumica u liruan të nesërmen. Zenelin e mbajnë në burg dy muaj e gjysmë, e rrahin brutalisht, duke e akuzuar se ato të holla i kishte sjellë nga Gjemania në Kosovë bashkë me shokët për të blerë armë. Nga viti 1992, komisioni i mjekëve gjermanë ka konstatuar se Zeneli 70% është i pa aftë për punë. Zenelit me djalin dhe nipin policia serbe u konfiskon pasaportat. Për t’u kthyer në Gjermani pa pasaporta ilegalisht bëjnë një rrugë shumë të mundimshme dhe të gjatë duke kaluar nëpër shumë shtete lindore derisa arrijnë në Gjermani. Për mua, djalin Fatmirin dhe djalin e vëllaut Ahmetin rruga ilegale thotë ai na kushtoi 20 mijë DM. Zeneli nga ajo kohë është bërë shtetas gjerman jo më dëshirë, por këtë ia imponojë situata e sipërpërmendur.

Para 8 vite pas një operacioni të rënd në zemër, që nga atëherë e derisa vdiq, si i paralizuar, ai  ka bërë një jetë të rëndë, si një i gozhduar në karrocë invalidore.

Zeneli edhe pse i hendikepuar, gjithmonë ka pasur vullnet dhe ka gjetur fuqi të merr pjesë nepër tubimet dhe festa tona kombëtare.

Me rastin e manifestimit të rishpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 2008 në Kirchheim-Teck, shkruesi i ktyre rreshtave, si gjithmonë në shenjë respekti, kishte porositur biletashitësit, që disa musafirëve dhe veprimtarëve të çështjes tonë komobëtare, tua sigurojnë vendet-ulëset, t`i përshëndesin ata para masës së tubuar, dhe hyrja për ta të jetë e lirë, ndër ta edhe për Zenel Jasharin.

Me këtë rast Zeneli u gëzua shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës,duke na uruar pavarësinë, dhe falënderuar neve organizatorët e SHKSH-së “Kadri Zeka” për organizimin e mirë, dhe kujdesjen tonë ndaj tij.

Zeneli pas vete ka lënë gruan, djem e vajza, nipa dhe mbesa.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora