E merkure, 24.04.2024, 05:03 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Kam një këngë që m’del prej gjirit

E enjte, 08.05.2014, 07:15 PM


Demir KRASNIQI :

 

KAM NJË KËNGË QË M’ DEL PREJ GJIRIT

 

Kam një këngë që m’ del prej gjirit –

T ‘ia këndoj , unë,  Manastirit !

Këngë t’ ahengut  e t’ muhabetit –

Për qytetin e Alfabetit !

 

Kam një këngë që m’ del prej rritës –

T’ia këndoj qytetit t’ dritës !

Kam një këngë që m’ del prej lëkurës –

T’ ia këndoj djepit t’ kulturës !

 

Kam një këngë n’ fole t’ shqiponjave –

T’ia këndoj djepit të shkronjave !

Kam një këngë që m’ rrjedh  kraharorit ,

Porsi vala e Dragorit !

 

Kam një këngë për  ag t’ mëngjesit –

Për qytetin e Kongresit !

Kam një këngë që m’ del  nga  gjeni –

Për gjimnazin  ku  mësoi  Migjeni !

 

Kam një këngë që m’ del prej  gëzimit –

Për  kujtim të  Gjerasimit !...

Kam një këngë si dritë të pishës –

Që t’ia këndoj At Gjergj Fishtës !

 

Kam një këngë që n’ mall më shkrinë –

Ta këndoj për Sevastinë !

Kam një këngë që do të  shndrinë –

Ta këndoj Parashqevinë !

 

Kam një këngë që do e qëndisi –

T’i  këndoj vëllezërit Çerqizi !

Kam një këngë që m’ nxitë avazet –

Ta këndoj për Qiriazët !...

 

Kam një këngë për zë t’ bylbylit –

T’ia këndoj mbretit Bardhylit !

Këtij pasardhësi të Ilirit –

Themeluesit të Manastirit !

 

Gjilan, më 04.05. 2014.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora