E merkure, 24.04.2024, 03:31 AM (GMT+1)

Faleminderit

Nue Oroshi: Lamtumirë Monsinjor Damjan Kurti

E enjte, 08.05.2014, 08:30 PM


Lamtumirë Monsinjor Damjan Kurti

Nga Mr.sc. Nue Oroshi

Lajmin se dje kaloi në amshim Monsinjor Damjan Kurti sod e morra në orët e mëngjesit. Ky lajm me piklloji thellë. Sepse Monsinjor Damjan Kurti ishte nje prift atdhetar, që shumë thellë e kishte të ngulitur moton shekullore të Kishës Katolike Shqiptare“ Komb e Fe Bes e Burrni“.  Monsinjorë Damjan Kurti ishte një priftë atdhetarë i cili gjithmon punonte pa ndërprer, e sidomosë me gjeneratat e reja. Aji ishte njëri ndër dy themeluesit kryesore në fillim vitet e shtatdhjeta të Revistes Kulturore Fetare Drita, revist e cila në një mënyre ishte ndër të vetmët revista kulturore dhe kombtare ne Kosovë që ishte opozit e komunizmit.

Aji së bashku me Dom Nikoll Mini për vite të tëra e udhëhoqi kët revistë kulturore që moto e kishte mbrojtjen e identitetit kombtarë dhe fetarë. Si moto e kësaji reviste ishte „Kur terri na mbulonë drita ndriqon“.  Përveqë punës së vyer me besimtarë Monsinjor Kurti punonte, edhe profesor i Gjuhës dhe Letersisë Shqipe në Gjimnazin e seminaristëve të Kishës Katolike Shqiptare në Shkup. Aji udhëtonte dy herë në javë nga Velezha e Prizrenit në Shkup që tju ligjëroji Gjuhën Shqipe studentëve seminaristë të të gjitha viseve shqiptare. Un personalisht ruaji kujtime të mira si nxënës për Monsinjor Damjan Kurtin. Derisa vijoja mësimet në Shkollën Fillore Zef Lush Marku në Velezhë, gjithmonë pasë mbarimitë të mësimeve ne shkonimë në besim fetar. Aty me devotshmëri na mësontë Monsinjor Damjan Kurti.

Aji përveqë besimitë fetarë nukë harronte që të na ipte për ti lexuar,  edhe  libra tjerë të gjuhës dhe letërsisë shqiptare. Nga dora e Monsinjor Kurtit morra Lahutën e Malsisë të Atë Gjergj Fishtës, si dhe Revistatë Leka dhe Hylli i Dritës që dilninë në Shkodër, para periudhës së pushtimitë komunistë në të gjitha visetë shqiptare. Monsinjori ynë për më shumë se dy dekada ,veproji e punoji në Velezhë të Prizrenit. Aji përveqë punës fetare jepte një kontribut të madhë edhe për qështjen kombëtare. Dhe nukë ishte e rastësishme që udhëheqësit Nacionalist të GLP në trevatë e Velezhës, me rrethinë që ju printe atdhetari  Gjok Spaqi, dhe shumë të tjerë shpeshëher të konsultohen me monsinjor Damjan Kurtin.

Aji gjatë punës në Famullinë e Velezhës, me një përkushtim të madhë ju kushtoji rëndësi edukimitë të shumë brezave, në kët famulli. Aji u shqua edhe në fushën e pajtimitë, në pajtimin e shumë gjaqeve dhe ngatrresave jo vetëm në famullinë e Velezhës por edhe më gjerë. Me ka mbeturë në kujtesë një rastë mjaft interesant, i nje pajtimi të një ngatrrese te mëhershme që kishte ndodhur, ne mesë të një qytetari nga Velezha e Prizrenit me një qytetar tjetër nga Suhareka (Theranda)  . Kur pleqtë e të dy rretheve ishinë tubuarë së bashku në Kishën e Velezhës, për ta bër pajtimin këta pleqë ishin nga të dyja besimet katolik dhe musliman, vellëzër të gjuhës gjakut dhe flamurit.

Një besimtarë simbasë traditës e merr gotën e alkoholit dhe i thotë fjalët „Qoft Levdue Jezu Krishti“, pasiqë aty ishinë shqiptarët e të dyja besimeve, në vendë që të thotë Monsinjor Damjan Kurti gjithmonë e jetën, siqë ishte tradita e perditshmërise, aji ja pretë me fjalën „Bashk me Muhametin“. E dhashë kët fragment për te kujtuarë menqurin e priftitë atdhetarë, i cili në këto momente ma kujtonte menqurinë, bujarinë dhe respektin që kishte për vëllëzërit e gjuhës gjakut dhe flamurit shqiptarë i madhi Atë Gjergj Fishta . Monsinjorë Damjan Kurti pasë rënjës së mortajës së kuqe komuniste si sistem politik ne Shqipëri, sepse fatkeqësisht si ideologji ka mbeturë edhe tani e shum vjetë në kokatë boshe te kuqaloshave komunistë, aji u angazhua ne Kishën e Durrësit. Aty pati shum peripeci porë arriti që me punën e ti të madhe ta ktheji për së mbari pjesën dërmuese të popullatës në traditën e nderit,besës burrnisë e fesë. Ajo që ësht për tu vequar për kontributin e Damjan Kurtit në kët shkrim të shkurtër ësht edhe puna e ti e madhe në strehiminë e shumë shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës së viteve 1998 - 1999 në Kishë si dhe në qytetin e Durrësit me rrethin. Damjan Kurti në kishë si dhe në shumë shtëpi për rrethë kishte strehuarë shum shqiptarë pa dallim feje, e krahine. Gjithashtu ishte edhe shum aktiv në mbledhjen dhe shpërndarjen e ndimave, të cilët vinin nga shtetët e perendimit.

Për herë të funditë me Monsinjorë Damjan Kurtin u takuam me rastinë e rivarrimitë të eshtrave të Imzot Nikoll Kaqorrit. Monsinjor Damjan Kurti ishte prifti i cili pati nderin që ta thotë meshën me rastin e rivarrimitë të eshtrave te Imzot Nikoll Kaqorrit, i cili me një fjalorë shumë të zgjedhur foli për biografin e themeluesit të shtetit shqiptarë Imzot Nikoll Kaqorrit. Un aty pata nderin që të jem përfaqësuesi i Shoqatës së Intelektualëve Shqiptarë Trojet e Arbrit, ku së bashku me miqt e mij Enver Sulaj dhe Mifail Bytyqi ishim delegacioni i vetëm nga Kosova në kët rivarrim madhështor. Për shkakë të angazhimeve të mëdha në atë ditë biseduam shkurt me Imzot Damjan Kurtin. Kishte dy dekada që sishim parë dhe u gëzua shum për kët ardhje tonën, njëherit ishte edhe i fascionuar për rrugën e gjatë që kishimë bër, që të jemi prezentë në rivarrimin e eshtrave të Imzot Nikoll Kaqorrit.

Sotë më 08.05.2014 në varreazët e vendlindjës së ti ne Binqë do të pushojn eshtratë e priftitë atdhetarë monsinjorë Damjan Kurtit. I cili pati një rrugë të gjatë shtegtuese preji dritjetës e deri tek dritvdekja, por gjatë tër jetës së ti i shërbeu me devotshmëri të pashoqe kombitë dhe fesë, duke hyrë në panteonine e klerikëve të mëdhenjë atdhetarë që ishin të përkushtuarë për qështjen kombtare, përkundër rreziqeve të ndryshme dhe rrugëve me therra,  që ju shtronin  komunistet të pa fe e te pa atdhe, priftërinjëve atdhetar,  aji nuk u ndalë asnjëher  që ta mbronte kombinë e fen. Ne vendë të pjesmarrjesë në varrim në kët ditë të ndarjesë nga jeta të monsinjorit ton shkrova shkurtimishtë disa kujtime për priftin tonë atdhetarë. Dhe për fund Lamtumirë Monsinjor Damjan Kurti, pushofshë në paqë dhe të jemi mirnjohës për jetë të jetëve për punën tënde të palodhur në shërbim të atdheut e fesë.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora