E shtune, 20.04.2024, 01:12 PM (GMT+1)

Mendime

Skender Korça: Dallimi i reagimit kohor

E premte, 20.06.2008, 05:08 PM


Skender Korça
Dallimi i reagimit kohor

Shkruan: Skender KORÇA - Gjilan

Nëse duhej të reagohej më shumë rëndësi kishte se si po reagon ne thirrjen e emrit UNMIK, se sa të artikulosh mendim se me çfarë i adresoheshe këtij reagimi. Ishte ky sindromi dhe paranoja e qytetarit të Kosovës në kohën thuaja nje dekadëshe. Askush nuk guxonte të i thoshte apo të i drejtohej UNMIK-ut me diçka që ndërtekste bëhej thirrja për të i thënë “ UNMIK GO”. Reagimi ishte shumë rigoroz nëse kuptohej diçka si e këtillë. Politikanët në Kosove së pari duke patur vetëm një dëshirë  në prezentim, ajo të tregoheshin shumë të civilizuar, thuaja se kurrë nuk ja prishnin qejfin me asgjë këtij UNMIK-u. Zërat që ishin më kumbues kundër këtij mekanizmi ishin zëra qytetarë që dilnin nga fundi i kazanit ose nga “fundi i kacës” vetem kur në këto takime dilnin gjërat nga kontrolli. Ishin debatet me qytetarë. Të gjitha këto debate ishin nje sekuencë në kohën e reagimit kot. Bëhej strategjia e një debati. Vinin njerzë me “përvojë”. Flisnin organizatorët dhe aty për aty ishte figura shenjte UNMIK-u. Kur debatet ishin të përziera etnikisht “rritej kujdesi” se çfarë të flitet. Është për habi se askush nuk kishte guximin të ja prishë në një formë UNMIK-ut sepse herë herë ata lëshonin mbledhjen-debatin në mënyrë demostrative. Të nesërmën reagime në çdo aspekt. Reagime në kursin e ecjes tuaj në kuadër të aktivitetit të OJQ-së apo vetë individit. Po nëse ishin reagime paqësore , i duhej edhe një shancë për t’u riparuar ideja se duhej të korrigjoheshe me vetën tënde. Nëse nuk riparoheshe ishte hera e fundit se do merreshin me ty dhe me idenë tënde. Nuk do ftoheshe me kurrë dhe kurrë më “hajrin” nuk kishte për ta parë as vetja e as organizata. Ishte koha e njejtë e etiketës për të ndërtuar Kosovën me multietnicitet ose koha kur duhej informacioni se Kosova është më se 90% shqiptare. Kjo e dyta si parim i përqindjes ishte diçka që dihej ndërdije por të veprohej në këtë parim ishte vetëm një agresivitet që prishte “balancin” multietnik të ndërtimit të shtetit. Është për habi se ishin të urtë të gjithë para këtij segmenti unmikor. Edhe deputetët ishin të urtë. Miratohej ndonjë nga ligjet në Parlamentin e Kosovës, pritej neser se si do reagoj UNMIK-u. Ligjet ishin pezull e joprofesionisteve të UNMIK-ut. Reagimi i till ishte kur u aprovua një ligj për familjet e dëshmorëve dhe kurrë nuk është riaktualizuar as në Parlament as në jetën praktike, e vetëm është bërë zhumrë jashtë për te. Kështu ka ndodhur shumë herë në Kosovë....sa e sa prishje qejfi dhe qejfmbetje për UNMIK-un. Madje një dhimbje ishte edhe më e madhe kur shqiptarët, servisi legal i UNMIK-ut ishtin ata që “dëshproheshin” shumë për bosat e tyre.

Dallimi kohor

Në kohën se kur filloi një shkëndizë e re që u bë më pas një guxim për ti thënë UNMIK-ut një Jo, ishte koha që filluan ngadalë politikanët duke gjykuar njerzit tonë pas ndonjë trazire të rebeluar, filluan ngadalë të ja dalin nganjeherë të e thonë me një fare guximi se UNMIK-u ka shumë faje në Kosovë. U lëshuan menjeherë të gjithë. Flisnin më hapur, edhe pse asnjë trazirë nuk pranohej as sot  as atëherë, por ishte një gjë që vërtetë trazirat ishin për tu gjykuar edhe si vepër edhe si diçka që e solli Kosovën në planin e goditjeve politike dhe ushtarake, kinse ka filluar të rezikohej paqa dhe siguria. Ndodhte kështu se në orientimin e zgjidhjes së problemeve ishte që bisedat me UNMIK-un ,qytetarët e Kosovë i shihnin si më të rebeluara, sepse nuk dihej se kur UNMIK-ut i vinte mirë më e kur keq,sepse politika e pa kontrollë ishte ajo që rebelonte qytetarin. Ishte edhe UNMIK-u vet dhe vetë politika e Kosovës.
Në këtë kohë edhe deri në ditët e sotme, filluan reagimet më pasë më shumë kuptim dhe më shumë demokraci. UNMIK-u e fitoi një kontroll mbi vetën e vet, për rolin dhe qytetari filloi të reagojë me realizëm se herët e kaluara. Kjo ishte përvoja e mirë e UNMIK-ut sepse ata u mësuan se vendorët do duhet të ishin sensi i organizimit dhe politikës sepse vetë misioni i stërzgjatur ishte tamam pa kuptim.
Tash të gjithë e lusin UNMIK-un që duhet shkuar, sepse është fituar guximi i paktë i dialogut me te, si dhe statusi i Republikës se Kosovës dhe vetë Kushtetuta e saj, janë garancë se nuk do na duhet UNMIK-u më. Ky është dallimi, koha kur e admiruam UNMIK-un dhe koah kur po e shohim dhe po e duam më larg Kosovës. Është reagimi në kohë, në kohën e guximit dhe frymëmarrjes së shtetit.
Dikur ata që nuk patën guximin e reagimit tash e kanë gojën plot dëshirë për të i thënë edhe më shumë të ikin UNMIK-u por e kanë frikën shumë të madhe për ti a treguar edhe një ditë storien këtij misioni te ri në Kosovë. Frika është gjuha e rebelimit apo gjuha e demokracisë...
Kur koha ikën me ngjarje, dalin protagoinistët e saj sikur këta shërbyes të UNMIK-ut ashtu edhe politikanët tash të bërë patrotë që po kërkojnë këtë shkuarje edhe më shumë të tij. Shanci është të “rebelohen poltikanët” sepse deri në shtator do bëhen  edhe më patriotë kur do shkojë UNMIK-u nga Kosova.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora