E shtune, 20.04.2024, 03:42 AM (GMT+1)

Faleminderit

Mustafë Rugova: Xhavit Hasan Nurqaj

E enjte, 08.05.2014, 08:09 PM


Xhavit Hasan Nurqaj

Nga Mustafë RUGOVA

Si sot e mbaj mend, kur ne mbremjen e 18 korrikut te motmotit 1999, pati ardhe te ne Bajrush Gashi, me i vjetri i fami...ljes NURQAJ, per te na vizituar mua edhe Ismailin qe kishim ardhe nga mergimi per here te pare, une pas 12, kurse Ismaili pas 15 vitesh. Pasi u pershendetem permallshem dhe pasi i shprehem ngushellime per familjaret e vrare,Bajrushi kishte pasur nje tufe letrash ne duar. Ai kishte bere skeletin e referatit qe duhej te mbahej diten e rivarrimit per bijte e familjes se Mehmet-Smajleve te vrare ne prite nga serbet mizore.

Bajrushi iu drejtua Ahmetit, vellait tone, duke i thene: ja shenimet qe ti kam sjelle, kurse ti do ta bejsh referatin dhe do ta lexosh te varret. Koha ishte e shkurter, pra ishte ne pyetje vetem nje nate,e Ahmeti i thote: Me vjen keq,koha eshte shume e shkurter, s'mund ta pranoj ,pos nese me ndihmojne vellezerit. Une ia dhashe sinjalin aprovues Bacit, dhe e mora persiper qe ta pergadis ... Ate nate kam ndenjur zgjuar deri ne agim dhe ne mengjes kur ishim mbledhur te gjithe ne ballkonin e shtepise se vjeter, ia dorezova shkrimin Ahmetit. Ai ia leshoi nje sy shkarazi, dhe me thote : mire! U gezova pa mase,ngase Ahmeti kur behej fjale per gjuhen ishte shume strikt; nuk te falte as edhe per me te voglin gabim.

Perkujtimi per mikun tim te rinise

Daten 8 Maj e vitit 1999 ,e kujtoj si diten me te rende dhe me kobzeze te kalendarit,ngase pikerisht me kete date kjo familje e madhe detyrimisht kishte marre rrugen per ne Shqiperi, e ku eskadronet e vdekjes, ushtaraket serbe , njerez te pashpirte vrasin ne prite dhe pabesisht, ne Carrabreg te Deçanit, djemte dhe burrat me te mire familjes se Mehmet-Smajleve: Arif, Xhavit, Magjun, Nexhmedin, Imer e Halil Nurqin, si dhe dy bashkefshataret e tyre: Muharrem Turkaj e Xhevat Shabanaj . Kjo dite e kobshme e mizore, ani se krimi ka ndodhur ketu e 15 vjet me pare, mbetet si dita me e trisht dhe me e dhimbshme e kesaj ane.

Te gjithe keta burrra dhe djem te vrare, i kam njohur dhe i kam dashur shume, kurse Xhavitin jo vetem qe e kam njohur por me Te me lidhin pergjithmone nje mije kujtime te paharrueshme. Ne fillim ishim njohur permes lojes se futbollit, kurse me kohen dalngadale ne po i shfaqnim njeri -tjetri ate me domethensen, ndjenjat e atdhetadashurise. U beme shoke te mire,madje te pandashem me Te dhe me Isuf Nurqin, dhe sa here rezikoheshim nga ndjekjet qe na beheshin ne ate kohe, ia mesynim bashke Malit teZi , e ku kryesisht ndalonim neper fshatrat perrreth Tuzit te Malesise. Rrinim ne keto vende per aq kohe sa na e merrte mendja se ka kaluar rreziku, dhe ktheheshim serish ne Kosove gjithnje me te lidhur e me te permallshem per te.

Kush ishte Xhaviti?

Siç e thash me siper, Me Xhavitin jam njohur me shume se 40 vite; jemi njohur ne vitet me te bukura te rinise, ne fillim vraponim si te çmendur pas topit, e me vone edhe ne rrafshe te tjera, sidomos na pati bashkuar çeshtja e pazgjidhur kombetare. Dhe sidomos kjo e fundit na beri te pandashem...

Qysh ne fillim te njohjes une te Xhaviti pashe djaloshin fjale pak, mikun e sinqert, njeriun e ngrohte, brenda te Cilit fshihej nje karakter i hekurt, te cilin e mbulonte me ate buzeqeshjen e embel e te perhershme qe i rrinte mahnitshem ne buze. Me një fjale isha i lumtur qe e kisha mik, dhe ndihesha shume i sigurt ne pranine e Tij.

Tash sa here shkoj ne Kosove takohem me te gjithe te afermit e Xhavitit, sepse na lidhe nje miqesi e gjate, me vellezerit e Tij, me djemte e axheve te Tij, me kusherinj, miq e shoke te aferm e te larget, dhe sa here rrime, eshte e pamundur te mos flasim per Xhavitin, dhe per nje moment te gjithe tretemi diku larg… Te gjithe veshtrohemi me trishtim, dhe te gjitheve na shkon mendja te ajo dita kobzeze, te ata plumbat mizore qe ia keputen jeten ne vlugun e saj. Ndodhe, dhe ndodhe shpesh, kur rrime bashke flasim dhe qeshemi pafund, dhe ne momentin kur dikush ze ne goje emrin e Tij te mire,sikur na ndalet fryma ne gryke, dikujt i rreshqasin lotet, dikujt i dridhet buza, dikush ofshane, nje tjeter flet per fizikun e Tij prej atleti,dikush per buzeqeshjen dhe bujarine e Tij te pashoqe.

Une vete,ne ditet me te bukura te rinise kam kaluar nje pjese te mire te jetes me Te dhe djalin e axhes se tij, Jusufin. Kurre nuk me hiqet nga mendja dhe nga syte ajo fjala e embel e Tij, ajo buzeqeshja engjellore, ai vrulli i tij djaloshar, ai trupi i tij prej kreshniku! Tani qe Xhaviti nuk eshte me trup ne mesin tone, fryma dhe shpirti i tij jetojne me ne, jeton gjallerisht fjala hyjnore e Tij, qe e rrefente ne menyren me fine, jane kujtimet, eshte zeri i tij i embel, fryma njerezore dhe mbi te gjitha shpirti i paster si kristali.

Xhavitin kurre nuk do ta harrojme, e si mund te harrohet nje engjell, nuk mund te harrohet miresjellja dhe thjeshtesia tij, nuk ka si harrohet Xhaviti, sepse si Xhaviti ka pak te tjere! Ne fakt Xhaviti iku, por nuk vdiq, Ai la pas veti nusen me tre femije. Vajza Saranda studente e Pedagogjikut ne vitin e trete, Pleorati student i fakultetit te Ndertimtarise, viti i dyte si dhe Fatosi ne shkollen e mesme. Qe te tre jane te mrekullueshem, jane te rinj te suksesshem dhe dallohen veçanerisht me mesime . Sot, femijte e Tij, jam i bindur qe kur shohin fotot e babait te tyre, e veshtrojne permallshem, por edhe ndihen pafundesisht krenare qe jane bijte e MARTIRIT. Ata sot mbajne me nder Emrin e Xhavitit te MIRE, ata nuk jane jetim ,ata sot nuk vuajne per perkujdesjen prindore, sepse kane axhallare te shkelqyer,te cilet perkujdesen per ta edhe me teper se sa per femijte e tyre.

Shpirti i Tij i Mire pushofte ne Paqen e Perjetshme!



(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora