E shtune, 20.04.2024, 05:34 PM (GMT+1)

Kulturë

Drita Nikoliqi Binaj: Kosova ime

E merkure, 07.05.2014, 07:00 PM


Drita Nikoliqi Binaj

 

KOSOVA IME

 

Përballove stuhi apokaliptike,

Dhe si feniksi nga hiri yt ç’u ngrite,

Po sot në liri Kosovë heroike,

Përse nuk hapëron në të reja shtigje?

 

Kush ta përbuzi tani dashurinë ,

Lirinë e virgjerë kush ta përbalti,

Në gjakun rrëke ti ke dëshminë

E lapidarëve, ato shikojnë së larti.

 

Sa shumë mëkate nga huqe, intriga,

Sot të mbuluan nga filizat e tu.

Me çdo kusht për dikë qenka karrigja

Mbi kurrizin tënd vlera ç’u degradu’!

 

Botës s’i dhemb, dhe të bënë trysni,

Kinse në mbrojtje vlerash minoritare,

Po prijësit e tu përse kanë fobi,

Për rëniet dhe ngritjet atdhetare !

 

Ti ecë me kohën e kërrusur ca,

Dhe pse mbi furtuna ke dalë fitimtare,

Pushtetarët servilë të ndjekin pa pra,

Duke t’i ngrënë kofshët ashiqare!

 

Ke pasur dhe ke mendjendritur ,

Prijësit e vërtetë do të vijnë sërish,

Dhe ti Kosova ime ke për t’u ngjitur,

Me mundin tonë, dhe bekim hyjnish’.



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora