E premte, 29.03.2024, 11:33 AM (GMT)

Udhëpërshkrim

Për herë të parë muzikë dhe këngë popullore shqiptare, në “Kenedy Center” Washington DC

E enjte, 19.06.2008, 03:39 PM


Merita Halili
Për herë të parë muzikë dhe këngë popullore shqiptare, në “Kenedy Center” Washington DC.

Nga Beqir SINA, New York

NEW YORK CITY: Media shqiptare, e vlersoi dhe i dha vend të veçantë këngëtares tiranase, dhe të mirënjohurës, Merita Halili. Media në Shqipëri e Kosovë, ka arritur të vlerësojë Meritën po aq sa edhe dikur në Shqipëri, kur ajo ishte “Mbretëresha” ekëngëspopullore nga Shqipëria e Mesme. Kudo shkruhej se është fjala për këngëtaren e mirënjohur të muzikës popullore, Merita Halili, e cila gati brenda një viti është rikthyer për të dytën herë në kryeqytetin shqiptar Tiranën, e cila e lindi dhe e rriti këngëtaren që ka gati 13 vite që jeton në Amerikë. Vite për të cilat ajo thotë se kanë qenë vite pune, vite sakrifice, dhe eksperience.

Një televizion shqiptar, pas një interviste me çiftin bashkëshortor , thoshte se ““Muzika eshte gjuha e nje kombi” me keto fjale e niste rrefimin e tij nje prej instrumentisteve shqiptare me te mire te fizarmonikes Raif Hyseni, i cili se bashku me kengetaren e njohur Merita Halili jane ambasadoret e muzikes dhe kultures shqiptare jo vetem ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes por edhe ne shume vende te Europes dhe Azise…

Së bashku me mjeshtrin e fizarmonikës Raif Hysenin, këngëtarja e njohur e muzikës popullore shqiptare, kanë vite që bashkëpunojnë. Me orkestrën e tij të vogël, ata marrin pjesë në çdo aktivitet që agjencia muzikore “Music world Institut”, zhvillon pasi është një nder ato që iu përzgjedh atyre muzikën. Ata janë dy artistët bashkëshortë, që punojnë së bashku dhe marrin pjesë në kocerte dhe evnimente festive kudo në SHBA-së, Shqipëri e Kosovë .

Merita ka udhëtuar disa herë në drejtim të Tiranës e Prishtinës, e viseve shqiptare, së bashku me bashkëshortin e saj Raif Hyseni, nga Mitrovica, fiz-harmonikist,kompozitor, muzikant, i mirënjohur në Kosovë e SHBA-së. Herën e parë shkoi për “Sofrën Tiranase”, tashmë për një tjetër sofër po tiranase, për një gëzim familjar. E pas kësaj, të tjera skena të rëndësishme e presin në Amerikë, tregon Merita e Raifi, për gazetën tonë, pasi janë kthyer nga ajo vizitë shumë e bukur në Shqipëri e Kosovë.

Sipas tyre, këtu ata i pretë një aktivitet i ngjeshur . Pa, “hyrë” në shtëpin e tyre, si me thënë, ata filluan në datën pesë qershor në Manhattan, me një koncert në “Hillo Ballroom”. Pas këtij koncerti, ata do të jenë në “Kenedy Center” në Washington DC. Madje, parë në një këndëvështrim tjetër ata do të jenë në evenimentin më të rëndësishëm, në Kongresin Amerikan, ku për herë të parë do të interpretojnë drejpërsëdrejti për gati një orë në shqip.

Si gjithënjë Merita Halili, do të jetë e shoqëruar nga Raif Hyseni në fizarmonikë dhe orkestra e tij. Këto, thonë ata janë projekte të rëndësishme, po aq sa edhe ato që kanë dhënë deri më sot, po aq sa edhe familja e fëmijët. Veç jo më pak mbetet Shqipëria e Kosova për çiftin e njohur të muzikanteve. Një recital në Shqipëri dhe në Kosovë do t’i bënte të dy ndiheshin edhe më të lumtur. Megjithatë, sië deklarojn ata u duhet kohë, se duhet edhe më shumë punë.

Për të gjitha këto aktivitete, të gjitha këto projektet të këngëtares së mirënjohur Merita Halili dhe mjeshtrit të firzamonikës Raif Hyseni drejtuesit të orkestrës së tij, tregojn ata në një bisedë ekskluzive për axhensinë e lajmeve në gjuhën shqipe INA, në New York.

Çifti Merita Halil dhe Raif Hyseni, thonë se pari duam që t’ju falenderojm nga zemëra për interesimin tuaj - mbi aktivitetet tona si këtu në Amerikë, po ashtu edhe në Shqipëri e Kosovë .

Merita e Raifi, thonë se me rastin e 40- vjetorit të formimit të Qendres për Muzikë dhe Vallëzim Tradicional me qender në Manhatan - New York,, u mbajtë një ” Mbrëmje GALA” ku ishin të ftuar personalitete të shquara të artit dhe të muzikës këtu në Manhattan. Për këtë duhet vleresuar puna e palodhshme e dy themeluesve të kësaj organizate kultorore, që vazhdon aktivitetin e saj për më se 40- vite, duke kontribuar në ruajtjen dhe paraqitjen e vlerave artisitike e muzikore tradicionale, të ç’do grupi etnik që jeton këtu në Manhattan, New York, si dhe në Amerikë,

Por, duhet theksuar dhe veçuar dy emra që kanë ruajtur një rol shumë të madh dhe janë themeluesit e festivalit shqiptarë, tash më tradicionali (që shumica e njohin si Festivali Shqipëtarë ose Festivali i Kishës Katolike Shqiptare ose Festivali Folklorik Shqiptar i Bronxit), e ata janë z. Martin Koenig si dhe zonja Ethel Raim. Ne si gjithëmonë, tregonë Merita e Raifi, ishim më të preferuarit e kësaj organizate, që të shfaqim një koncert, me muzike shqiptare nga të gjitha trojet, ku sot jetojnë shqiptarët në Ballkan, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Çamëri dhe Preshevë, Bujanovc e Medvegje .

Ne na pritën(si gjithëmonë) jashtëzakonisht mirë, me duartrokitje dhe deri tek kërkesa për t’i ri kënduar këngët, sa edhe vetë publiku ngadonjëherë i këndonte këngët, duke na shoqëruar si një “korë” i improvizuar me ne edhe pse nuk ishin shqiptarë, në disa raste vetem adhurues të muzikës amerikanë. Edhe të tjerët(grupet që morën pjesë), u pritën shumë mirë. Dhe, pa dyshim grupi i njohur i David Oquendo dhe Havana 3, ishin grupet e përzgjedhura që luanin muzikë tradicionale kubaneze, si dhe e njohura amerikane DJ REKHA.

Lidhur me koncertin e famëshëm, dhe të vetmin deri tani të ndonjë këngëtari ose grupi këngëtarësh, çifti i muzikantëve Merita Halili e Raif Hysni, thonë se jemi në përgatitjet e fundit intensive për dy koncertet e ardhshme të këtij muaji në kryeqytetin amerikan Washington D.C.. Kështu thonë ata më 18 Qershor 2008, në ora 6:00 të mbrëmjes, në një nga mjediset e kompleksit të Capitol Hill (Kongresit e Senatit amerikan) për herë të parë kemi koncert - LIVE-(drejtëpërsëdrejti) në qendren “Kennedy Center”- Millinneum Stage paraqitet orkestra e drejtuar nga unë (Raif Hyseni) si dhe kengetarja Merita Halili.

Siç dihet “Kennedy Center”, është një ndër institucionet më me vlerë dhe më e rëndësishme jo vetem në kryeqytetin amerikan Washington DC, por edhe në të gjithë Amerikën e ndoshta edhe në mbarë Botën.Sikurse, më 19 Qershor 2008 në ora 12:00 të drekës, për herë të parë përsëri kemi një koncert -LIVE (drejtëpërsëdrejti)- në “Library of Congress”, ku do të kemi sipas programit të njëjtën paraqiteje si orkestra ose grupe muzikore(Raif Hysenit dhe Merita Halili). “Library of Congress”, për lexuesin është e njohur si një ndër libraritë më të mëdha në botë, dhe se zhvillon një aktivitet kulturore kombëtar dhe ndërkombëtar.

Gjithashtu ata tregojnë se më 12 Korrik. 2008 në Manhattan - New York, kur do të mbahet edhe Festivali Ndërkombëtarë i Fiz-Harmonikave, Raifi me orkestrën e tij do të përfaqësoj mjeshtërinë e gishtave me fiz-harmonikën shqipetare - nga Kosova. Të cilën ai ka filluar ta lauj qysh në shkollën fillore në Mirtovicë. Aktivitet ky ku do marrin pjesë edhe përfaqësues të tjerë nga shtete të ndryshme të botës. Për adhuruesti e muzikës shqiptare, ky festivalë sqarojmë, se mbahet në Pier I - 70 str në Riverside Park South, prej orës 2 -mbasdite deri në -9 të mbrëmjes.

Ata sapo, ata u kthyen nga Kosova dhe Shqipëria, ku ishin të ftuar edhe në Radio Televizionin e Kosovës për disa inçizime e xhirime(videoclipe) me këngët e tyre me të reja, të kënduara kuptohet nga Merita Halili.

Në Tiranë, për veçse ishim të ftuar në dasmën e mikut tonë nga Tirana, Ilir Tafait, na tha Raifi me Meritën, pas kthimit në New York, po ashtu ishim të ftuar mysafir në TV ALSAT si dhe TV A, Radio Tirana, si dhe gazetat “Panorama”,”Intervista”, “Star Model”. Kjo ishte një vizitë e shkurtër një javore, por që ishte shumë e ngjeshur për nga aktivitetet. Pas, takimeve që ne patëm me disa muzikant dhe artistë të ndryshëm në Tiranë u përkrah idea që ne sa më parë të organizojmë së paku një koncert në Tiranë, por nuk perjashtohet mundësia edhe në Prishtinë e Shkup.

Dëshira, për një turne me koncerte prej Tivarit deri në Preshevë, Mitrovicë, Prishtinë, Tetovë, Dibër e Kumanovë, në Vlorë, Sarandë, Durrës e Shkodër, ka ekzistuar dhe ekziston. Eshtë një ide që shkon drejt realizmit por do shumë punë. Të jemi të ndërgjegjëshëm duhet të pranojmë se mungojnë edhe fondet, ashtu si gjithëmoneë. Dhe deri tash nuk ka kush të na sposorizojë, këtë projekt të madh që ne e quajm projekt “Gjithë - Kombëtar” për muzikën tonë popullore. Mirëpo, ne shpresojmë që një ditë do ti’a arrijmë qëllimit, pa dhënë ndonjë përcaktim se kur dhe çfarë axhende e formati do të ketë koncerti. Raportet me publikun shqiptar ne Amerike por edhe me ate amerikan qe behet kureshtar per Shqiperine dhe shqiptaret kur sheh Raif Hysenin, nga Mitrovica, fiz-harmonikist,kompozitor, muzikant, i mirënjohur në Kosovë e SHBA-së, dhe degjon jo vetem ornamentet e zerit te Merita Halilit por edhe motivet e kostumeve popullore qe ajo vesh gjate koncerteve e bënë edhe më të bukur dhe më madhështor e imresionues çdo koncert shqiptar në Amerikë.

Në fund të bisedës bilbili i këngës popullore shqiptare, këngëtarja tiranase Merita Halili, në Amerikë, së bashku me bashkëshortin e saj Raif Hyseni, nga Mitrovica, fiz-harmonikist,kompozitor, muzikant, i mirënjohur në Kosovë e SHBA-së, thonë se i përshëndesim të gjithë ata që ndjekin informacionet e INA-s, duke ju dëshiruar atyre ç’do të mirë në jetën dhe familjet e tyre, shendet, harmoni, lumturi, dhe dashuri.

Listën e këngëve më të fundit:

1. Vallja dhe Kënga e Mitrovicës-muzika, teksti dhe orkestrimi R.Hyseni
2. O Tirana Jonë-muzika, teksti dhe orkestrimi R.Hyseni
3. Zoti Ty Të Vraftë-muzika, teksti dhe orkestrimi R.Hyseni
4. Ujë na iku Jeta-muzika dhe orkestrimi R.Hyseni, teksti Jorgo Papingji.
5. E Jotja Jam-muzika R.Hyseni, orkestroi Sh.Saraci, teksti Xhuliana Jorganxhi
6. Pjese instrumentale për fiz-harmonikë “Perlat” nga R. Hyseni, si dhe disa këngë tjera popullore nga reportuari i Meritës.

Koncertet:

5 qershor: Koncert në “Hillo Ballroom”, Manhattan

18 qershor: Koncert në “Kenedy Center” në Washington DC

19 qershor: Koncert në librarinë e Kongresit Amerikan në Washington DC

12 korrik: Festivali Ndërkombëtar i fizarmonikave në Manhattan ku merr pjesë Raif Hyseni me orkestrën e tij



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Skëndërbeu, ka "shkruar" në Krujë simfoninë e pavdekshme të lirisë si mbrojtësi i qytetërimit europian Këze (Kozeta) Zylo: Promovimi i krijimtarisë së poetit Adnan Mehmetit me aromën e luleve të Majit Delegacioni i Institutit Brakos në vlugun e takimeve zyrtare në institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës Pal Sokoli: Takimi i parë pas 64 vitesh me axhën Zef Sokoli në Brazil Apolonia antike Pal Sokoli: Robi i Lirisë... Nën tingujt e natës... gjeti rrugën e lirisë...deri tek Gjeografia... e plotë U nënshkrua binjakëzimi i Shkollës së Stubllës me Institutin Edukativ Novos Tempos në Contagem Instituti Brakos vazhdon takimet, në kërkim të investimeve në Kosovë Caio Werneck: Brënda ditës - Dy ligjërata dhe një binjakëzim Profesori kosovar Engjëll Koliqi rikthehet me ligjërata në Universitetin Papëror Katolik të Minas Gerais-it Engjëll Koliqi: Ata vdiqën per t'u ringjallur Kosova Së shpejti bëhet binjakëzimi me Kolegjin Universitar të Gjilanit José Raimundo da Costa: Shtëpia botuese O Lutador mund të shtrihet edhe në Kosovë Të gatshëm për ndihma dhe investime në Kosovë Vazhdojnë takimet e veprimtarit Engjëll Koliqi, në kërkim të njohjes së Republikës së Kosovës Engjëll Koliqi: Njëherepërgjithmonë të mbrohet me të gjitha forcat Republika e Kosovës Profesor Engjëll Koliqi ka ligjëruar për Kosovën dhe ka siguruar binjakëzimin... Paralajmërohet ndërtimi i qendrës spitalore e strehimore për fëmijët e paralizuar në Stubëll të Karadakut Caio Werneck: Dr. Jose Saraiva Felipe emisar e misionar i denjë i Republikës së Kosovës Caio Werneck: Një pritje dinjitoze me një festë madhështore për të uruar Republikën e Kosovës

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora