E marte, 23.04.2024, 01:39 PM (GMT+1)

Përjetësi » Lushaj

Zeqir Lushaj: Me sinqeritet

E premte, 02.05.2014, 08:02 PM


E shkruar para 36 vjetesh

 

ME SINQERITET

 

Nga Zeqir Lushaj

-Fshati më i mirë në botë, Grija ime e dashur-

 

Në sofër thyej bukën e misrit,

Pjekur aq mirë me saç e çerep,

Avulli i saj më sjell kënaqësi,

Si këngët e nënës kur isha në djep.

 

Mendoj me copën e bukës në dorë,

Po harrova ndonjëherë o misër,

Që trupin e rrita me ty,

Kam humbur diçka nga emri NJERI!

 

Puna më solli në Kryeqytet,

Në pallat buzë Lanës kam shtëpinë,

Mos më quani të ndarë nga fshati i largët,

Nga bjeshkët e mia ku ruajta bagëtinë.

 

Po të jetë nevoja prap e kapi krrabën,

Bagëtinë të ruaj, nuk më vjen zor,

Ndryshe mos më quani djalin tuaj,

Kam humbur shumë nga emri MALËSOR!

 

Kur të harroj ty, o fshat i largët,

Po të ndenja larg pse u bëra “qytetar”,

I tepërt do jem edhe në qytet,

Kam humbur shumë dhe si SHQIPTAR !

./.

Tiranë, 1978

-Nga libri Hija e vendlindjes”, faqe 61-62-

(Per ZemraShqipatre, nga NJ, USA,  2 Maj 2014)



(Vota: 64 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora