E enjte, 28.03.2024, 09:15 AM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Kur gurët flasin - Obelisku i Ksantit!

E premte, 02.05.2014, 06:55 PM


Kur gurët flasin - Obelisku i Ksantit!

Nga Fahri Xharra

Profesori  dhe akademiku  rus V.A. Çudinov në mënyrë shkencore e paska ”zbuluar” se serbët e kanë prejardhjen nga aty ku janë sot por edhe më gjerë. I gjeti faktet bindëse se serbët jo vetëm që ishin banorë të Azisë së Vogël por edhe të Ballkanit. Çudi ! shkollat gjermane paskan dashur të iu mohojnë të vërtetën e origjinës së tyre  sepse ardhja e sllavëve në shekullin e 7-të pas Krishtit  ishte vetëm s një trillim mohues.   ”Janë gjetur dokumente të shkruara në guri , e që datojnë nga shek i 7-të para Krishtit, e që ”bindshëm” e dokumentojnë të kundërten  e shkollave gjermane. Bile edhe Dragoljub P. Antiç-i në librin e tij ” Vijueshmëria e Kulturës së Vinçës” e ka  ” përjetësuar” teorinë se teknikisht dhe fizikisht ka qenë e pamundur të ketë pasur ”shpërngulje të mëdha serbe në shek. VII psK .

Ne e dijmë se ”ajo që është më bindësja për egzistimin e një populli është Gjuha e tij, shkrimi i tij dhe arsimimi i tij ” shkruan akademiku rus Çudinov .”Me shkrimet në Obeliskun e Ksantosit ( sot në Turqi) , të cilat janë  të gjetura , të gdhendura në qytetin Serbin ( sot Ksantos) dokumentohet qartas se serbët ishin banorët e parë të kësaj anëje ”.

Kur flasin gurët , dhe gurët e Ksntosit po flitkan serbisht !

” Ligjet e shkruara në Obeliskun e Ksantit  i ka përkthyer famullitari Svetslav Bilbija.”

-shkruan  akademiku rus. ”Shkencëtarët, historianët , linguistët dhe arkeologët e botës , edhe në ditën e sotit nuk kanë mundur të deshifrojnë shkrimet etruske-, shkrimet e popullit që ka jetuar para 3 000 vjete në zemër të Italisë së sotme.” dhe vazhdon ai :” Për deshifrim janë përdorur të gjitha gjuhët e njohura të botës, bile bile edhe gjuhët e Afrikës Qendrore , dhe pa sukses. ”

A e dini se ku ishte çelsi ? Vetëm me çirilikën e gjuhës serbe , atë të Vuk Karaxhiçit u arrijtë që pa vështirësi të lexohet ajo që ishte shkruar 1400 vje më parë.

Sipas burimeve të Institutit Rus të Civilizimeve të vjetra europiane dhe aziatike (Institut drevneslav?nsko? i drevneevrazi?sko? civilizacii ) : ” Ligji i vjetër Likeas i shkruar në obeliskun e gurit në qytetin Sërbin ( Ksanti fxh) rrjedhë nga shek i VII prK ,është i shkruar në gjuhën serbo-rasiane. Anën veriore të tekstit të obeliskut të Sërbinit (Ksanti fxh) , perkthyesi Bilbija  e quan ” Porosia  drejtuar serbëve e cila ishte gdhendur para

2 600 - 2 800 vitesh në qytetin e Likesë  ” I tërë shkrimi qenka i regjistruar në përmbledhjen  ”Catena Mundi” me titull : ”Libri i gurit mbi ligjet dhe zakonet e Serbëve të vjetër ”,dhe të cilat janë grumbulluar sipas temave për të cilat flitet. Shkrimi në tërësi i kësaj përmendoreje të shkrimeve serbo-rasiane të Likesë së Azisë së vogël , dhe ligjeve të vjetra serbo-rasiane i ka 232 urdhëra. Urdhërat janë të ndara në 16 grupe dhe janë mirë të vrejtura ( të dukshme) në Obelisk. Aty shkruhet (1) Udhëheqja e shteti- detyra e shtetit (2) Detyrimet humanitare të shtetit (3) Lirija e punës dhe e ushtrimit të punës (4) Doket dhe Zakonet (5) Zgjedhja dhe vetitë që duhet ti ket udhëheqësi (6) Detyrat e luftëtarëve (7) Mbi armiqt (8) Fjale të urta dhe këshilla (9) Këshillat e të parëve për bujqit (10) Detyrime e gropusve të minierave të arit (11) Këshillat mjeksore (12) Veprat penale, dhe dënimet (13) Edukimi i fëmijvet (14) Mbi ushqimin dhe përgatitjen e tij (15) Mbi ushqimin dhe mënyra e të ushqyerit (16) Të gdhendurat  e mësipërme duhet lexuar , të mbahen në mend , dhe të zbatohen ”( Nga :Institut drevneslav?nsko? i drevneevrazi?sko? civilizacii )

Ju lutem për vëmendje në këte që po e lexoni, serbët janë shumë mirë të vetdijshëm se kush janë banorët e parë të Ballkani ( Ilirikut) , ata e dijnë mirë  se çka thonë, por pse janë aq të zotët në përvetësime së të huajës , unë me zemër të grimcuar i përgëzoj. I përgëzoj edhe nga inati që ne t ´tonën e bëjmë të huaj dhe atyre iu ndihmojmë në përforëcimin e rrenëve të tyre në arenën ndërkombëtare.:” Gadishulli Ballkanik është regjioni i parë i banuar nga i cili  më vonë , po nga këta njerëz janë përbanuar dhe përhapur në viset tjera të Europës. ”  e shkruan të vërtetën akademiku rus , dhe pastaj devijon duke menduar të shtrembëron historinë: ” Banorët e sotëm të Ballkanit j anë nipërit trashëgimtarë të Rashanëve të cilët banonin këtu  që nga kohërat më të vjetra. Shumica e tyre  ka mbetur në stërstër atdheun e tyre , dhe një pjesë tjetër më shpërngulje kanë ndërruar vend në pjesët tjera të Europës dhe të Azisë” e vazhdon ” akademiku rrenc ” rus.

Por , përkundër kësaj ai në një mënyrë e thot të vërtetën duke harruar që as Europa e as shqiptarët nuk janë te shek. të 18-të ,  dhe se ne e dijmë fort mirë që banorët që ai i quan ”Rashan” ishin fisi i Tribalëve Dardanë. Pra? .

”Pasi u lexuan dhe u ndriçuan kuptimet e tëgjitha shkronjave etruske , likejase dhe lidijase, ”i famshmi  ” Bilbija i krahasoi me me shenjat e cirilikës së Vuku Karaxhiqit. Por pasi që arrijti që të lexon të gjitha përmendoret e aryre popujve , iu vërsul formimit të fjalorit të gjuhës së vjetër europiane , gjuhës së lashtë serbe. Dhe si rezultat : të gjithë ata popuj ishin nga nën  Danubi, pra vendi ku sot jetojnë serbët.”.

Por, sopata e  serbëve dhe e rusëve nuk prenë dy herë me një vend: ” Etruskët . të cilët që para latinëve jetonin në Italinë e sotme , vetvetën e quanin Rashan, Për prejardhjen e emrit Ras ka patur shumë diskutime në mes të shkencëtarëve dhe përfundimi i ishte i përbashkët se fjala ishte për të njejtin fis dhe që e fliste të njejtën gjuhë ,Rasët. Nga fjala Ras ka lindur edhe fjala Rus. e cila e ka të njejtin kuptim.” ( akademia e rusëve).

”Rasianët ( rashanët) - vazhdohet më tutje në studimin e rusëve - quheshin edhe banorët e shtetit të Rashkës së Nemanjiqëve.  Pra kur flasim për Etruskët , ne në të vërtetë ( serbët e rusët fxh) flasim për rashanët të cilët kanë jetuar edhe më gjerë se territori i Kulturës së Vinçës dhe nga aty ishin shpërngulur nëpër vendbanime të reja të Europës dhe Azisë së vogël.”

U gjet ”corpus delictii ” thot rusi kur i ” lexoi ”shkrimet në gurët e Obeliskut të Ksantit ,

” këto dukumente , me shumë se cindrat e rëndë me avull i ndrydhën falsifikatet t´ashtuquajtures shkollë te  Vjenës- Berlinit- Vatikanit. ”

Vetëm një pyetje për ne , nga fjalia  e tyre :” ....falsifikatet t´ashtuquajtures shkollë te  Vjenës- Berlinit- Vatikanit. ”  , a po e shofim mirë se kush na  e mbrojti historinë e të vërtetës , historinë tonë ?

Studjuesi  Altin Kocaqi , thotë:” Mbishkrimet like jane faktorë i pellgut të madh

pellazgjik që fliste mëmën e gjuhëve.Ky pellg kishte kryeqendër të hershme Dodonën.

Pellazgët janë pellgu i kërkuar në shkencën e gjuhësisë, ai pellg që e fliste mëmën e gjuhëve dhe se me Dodonën në Tomorr , shqiptarët autokton në trojet e tyre janë më të vjetrit në këto anë”

Një këshillë : ” Njeriu mund të mos dij, edhe pse mosdija nuk e arsyeton askënd, por kur t´i tregohet dhe spjegohet dhe ai përsëri nuk do  që të di,atëherë ai ose është i marrë ose i prishur në shpirt.Për derisa nuk ia kemi dhënë faktet , mosdijen e tij e kemi shikuar me pafajsi . Por pas të gjithave : ata të cilët ende e gjuajnë popullin  e vet me poshtërsina dhe rrena armiqsore , ata e kanë vendin  në Obeliskun e imagjinuar të  TURPIT”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora