Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Egzon Avdyli, udhëheqës i "Ummetit të Profetit"

| E enjte, 01.05.2014, 07:59 PM |


Egzon Avdyli, udhëheqës i "Ummetit të Profetit" nga Norvegjian dhe ithtar i shtetit islamik te Irakut dhe Levantit,vritet nga "vëllezërit" në Siri

 

I VRARË NË SIRI: Egzon Avdyli prej  Bærum(Norvegji)para ca ditësh është vrarë në Siri. Ai ka luftuar për  grupin e frikshem islamik ISIL. Foto: Håkon Eikesdal(Dagbladet)

Dy norvegjez të vrarë në Siri - kan luftuar per qarqet më ekstreme islamiste

Dy persona nga Bærum, shqiptari Egzon Avdyli (25) dhe një shqiptar tjetër 28 vjecarë  nga Kosova jane vrarë në luftimet në Siri.

Gunnar Hultgreen

E mërkurë, 30. prill 2014, ora18:31

 

Ndër islamistët kryesorë : Egzon Avdyli ishte ndër aktorët kryesor në organizatën ekstreme islamiste Ymmeti i Profetit(Profetens Ummah).

ISIL

* ISIL - Shteti islamik dhe Levanti - është një organizatë militante e myslimaneve sunit që operon si në pjesë e rrjetit terrorist të al-Qaida.

* Levanten eshte nje koncepte historik-gjeografik për një hapësirë që sot e përfshinin Sirinë, Libanin, Jordanin, Israelin, Rripin e Gazëz dhe Bregun Perëndimor. Dikush i llogaritë po ashtu edhe disa pjesë të Irakut si një pjesë e Levanten.

* ISIL eshte formuar pas invazjonit të kryesuar nga Amerika në Irak në vitin 2003.Kjo organizatë militante islamike qëndron pas vrasjes së mijëra civilëve irakien.

* ISIL në vitin  2004 i ka ofruar lojalitet rrjetit terrorist të  Al-Qaida.

* Qëllimi i kahershëm i grupit ka qenë formimi i një kalifati-ideali klasik i formës udhëheqëse ¨në një shtet islamik - në pjesët e dominuara nga myslimanët sunit të Irakut, që pastaj ti zgjerojnë hapësirat duke e përfshirë gjithashtu edhe Sirinë.

* ISIL udhëhiqet nga  Abu Bakr al-Baghdadi. Ai besohet se qëndron në Siri.

* Grupi  ështe organizata më e madhe xhihadiste në Siri, dhe shihet si grupimi më i përgjakshmi e i dhunshmi.

Eshte aktiv në qytetin Alepo dhe Ibid ne Sirine veriore dhe shume qytete ne ate rajon jane nen kontrollin islamik dhe u nenshtrohen ligjeve te Sharias.

Burimet: Ap, AFP dhe Reuters

Ummeti i Profetit(Profetens Ummah)

Egzon Avdyli viteve te fundit ka qene nje figurë markante ne mjedisin ekstrem islamik ne Norvegji. Sebashku me ArfanQadeer Bhatti (36) dheUbaydullah Hussain (28) udhehiqte grupin radikal islamik Profetens Ummah,dmth., Popullin-Ummetin e Profetit.

Dagbladet vërteton që nje tjetër shtetas norvegjez para një kohe eshte vrare ne luften ne mes forcave qeveritare dhe grupit islamik  ISIL ne Siri.

Derisa Egzon Avdyli ishte nje figurë e  njohur mire nhnga mjedisi radikal islamik ne Norvegji, -28 vjecari nga Bærum ka shkuar nen "radar" tek të tjerë islamist. Sipas raportimeve te mehershme të shtypit norvegjez Egzon Avdyli eshte paraqitur edhe si zedhenës i ketij grupi radikal islamik, duke udhëhequr edhe konferenca shtypi,ku,madje,ne emeër te grupit te tij islamik parashihete edhe futjen e ligjit Sharia ne Norvegji,e kritikonte demokracinë norvegjeze dhe perëndimore në përgjithësi për cka Ravista Drini ka lajmeruar me kohë opinionin publik shqiptar dhe ligjëronte për nëpërkëmbjen sipas tij e grupimit te tij te "fese islame" dhe te Profetit Muhamed. Ky grupim ekstrem religjioz islamik ka kercenuar edhe personalitete publike,gazetare etj dhe ka kerkuar qe ushtarët norvegjez te kthehen ne shtëpi nga lufta ne Afganistan.

Sipas të dhënave të PST (Shërbimkit Inteligjent Norvegjez) llogaritet se ne luften e Sirisë nga Norvegjia marrin pjese diku 50 shtetas te ketij vendi madje ne shtyp theksohet edhe numer me i madh i atyre qe luftojnë atje. Sidoqoftë,indoktrinimi i tillë religjioz shpjegohet edhe si getoizim i qëllimshem dhe mosintegrim ne shoqërinë norvegjeze. Personat e tillë të mbushur me urrejtje dhe të ngujuar ne fantazimet religjioze,qellimisht krijojne distance nga kultura vendese pas indoktrinimit Virtual ne rrjetet sociale dhe indoktrinimit nepër xhami. Kur është fjala tek XHAMITE,duhet ritheksuar se komnuiteti shqiptarë që jeton ne Norvegji i prirë nga imamët e Maqedonisë e së fundi edhe të Kosovës, janë shndërruar në "Kal Troje" dhe ne një pengesë të madhe për integrimin e të rinjve ne shoqërinë norvegjeze. Mosperfaqësimi kulturor shqiptar, ka bërë që imamët me "xhamitë" e tyre ngado ti dalin përpara të riut shqiptar,ta pengojnë integrimin e tij apo ta c'syzojnë dhe shtyjne ne theqafje tipin e të riut si Egzon Avdyli i cili,madje,e harron edhe popullin e vet,duke përfaqësuar një cështje të huaj, në organizatën "Profetens Ummah" dhe terrorizmin e saj përfaqesues ISIL të Al Qaedas.

Dagbladet&Revista Drini

Nga www.revistadrini.com