E marte, 16.04.2024, 05:14 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Kërkesë nga Redaksia e gazetës “Rrënjët”

E merkure, 30.04.2014, 05:26 PM


NJOFTIM - KËRKESË

Për pasurimin e Bibliotekës “San Nilo”, Grottaferrata-Romë

Redaksia e gazetes “Rrënjët”, që botohet në Romë, i njofton dhe u drejtohet me lutje të gjithë shkrimtarëve, poetëve, historianëve, arkeologëve, publicistëve dhe shtepive botuese shqiptare, që të japin ndihmesën e tyre, në pasurimin e mëtejshëm të bibliotekes “San Nilo”, monument kulture në Itali. Prej shumë shekujsh, kjo bibliotekë, që është drejtuar nga murgjër arbëreshë, është pasuruar dhe ka në fondet e saj vepra të autorëve shqiptarë, të dhuruar prej tyre, si: Barleti, Faik Konica, Fan Noli, Gjergj Fishta, Jeronim De Rada, Jul Variboba, Zef Skirò, Ernest Koliqi, Pjeter Abnori, Ylli Polovina, Andrea Llukani, Visar Zhiti, Valentin Mustaka, Cosmo Laudone dhe shumë e shumë të tjerë. Në fondet e kësaj biblioteke janë me dhjetëra vepra të autorëve të huaj, të cilët kanë shkruar për historinë, gjeografinë dhe gjuhën shqipe. Pas vdekjes së Padre Markos, kjo bibliotekë i ka humbur lidhjet me autorët e shumtë shqiptarë, që dikur e ndjenin për kënaqësi dërgimin e librave të tyre. Fondet dhe skedarët e librave shqiptarë, në këtë bibliotekë, tani e kanë shumë të domosdoshme këtë bashkepunim, pra procesi i i pasurimit të saj duhet të jetë i vazhdueshëm.

Shënojmë këtu se Abacia “San Nilo” është i vetmi kult fetar, i ritit bizantin, në Shtetin Italian. Këtë truall, mbi njëmijëvjeçar, e kane vizituar personalitete të ndryshme shqiptare, si presidentë, kryeministra, ambasadorë, shkrimtarë, gjuhëtare, arkeologë, studjues e pasionantë të librit, të cilët e kanë vizituar me kërshëri e interes edhe bibliotekën. Në këtë Abaci, për herë të parë, është zhvilluar mesha, në gjuhen shqipe, prej Arkimadritit, padre Emiliano Fabricatore. Gjithashtu, prej mbi 20 vjetesh, aty zhvillohen veprimtari të ndryshme kulturore, arbëreshe - shqiptare.

Të nderuar shkrimtarë e poetë, të të gjitha gjinive, autorë të fushave të ndryshme, kudo ku jetojnë shqiptarë, botues etj.!

U drejtohemi me kërkesën atdhetare e miqësore, duke ju falënderuar paraprakisht, që ju ta jepni ndihmesën tuaj, në pasurimin e kësaj biblioteke, me kulturë e histori të lashtë shqiptare.Në këtë mënyrë, të gjithë ne së bashku, vemë në jetë amanetin e Jeronim De Rades, i cili thoshte: “Biblioteka “San Nilo” nuk është vetëm e studiuesve italianë e të huaj, por ajo është edhe e jona, sepse aty gjendet  një kapacitet i madh dorëshkrimesh të vjetra dhe libra të gjinive të ndryshme, falë parardhësve tanë. Detyra jonë është që, këtë bibliotekë, jo vetëm ta pasurojmë sa më shumë, por dhe ta frekuentojmë”.

Për më shumë informacion, adresa e-mail është:

hasan.aliaj@tiscali.it ose editoriarrenjet@hotmail.it

Ndërsa adresa, ku mund të dërgohen librat, është:

Redaksia e gazetes “Rrenjet”

Via - Filippo Corridoni, nr. 23

00046 Grottaferrata, Rome-ITALI

NGA: REDAKSIA E GAZETËS “RRËNJËT”

Romë, 29 prill 2014



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora