E enjte, 25.04.2024, 10:00 AM (GMT+1)

Editorial

Adelina Lacaj: U hap shkolla shqipe në Staten Island

E enjte, 19.06.2008, 06:09 PM


U hap shkolla shqipe në Staten Island

Hapja e shkollës Shqipe në Staten Island është një sukses i merituar i familjes Ruci dhe familjes Zylo.  Jam shumë e emocionuar për arritjet e deritanishme dhe plotësisht e bindur se organizimi dhe drejtimi i shkollës shqipe do të ketë sukses  edhe më të avancuar në vitet që do të vijnë.
Fëmijët në Amerikë rriten në kushte të shkëlqyera. Mjediset në të cilat ata mësojnë, lozin, apo jetojnë janë model i një kulture të përparuar.   Edhe pse fëmijët i kisha përgatitur nga ana emocionale ta vlerësonin ditën e parë të shkollës shqipe si një ditë të vecantë të jetës së tyre, përsëri kisha emocionet e mia  prindërore për ndjenjat personale të tyre në lidhje me  shkollën e re.
Në shkollë na pritën me shumë përzemërsi të zotët e shtëpisë z.Rrape Ruci, president i Isntitutit “Gjergj Kastriot Skanderbeg”, Mislim Ruci zv/president, drejtori i  shkollës z.Qemal Zylo, mësuesja e talentuar zonjusha Blerina Likollari,  prindër e dashamirë të tjerë shqiptarë. Fëmijët hapën krahët dhe përqafuan mësuesen e tyre apo shokë të takuar vite më parë.  I pashë fëmijët duke përjetuar emocione kur u ulën në karriket me ngjyra të ndryshme, kur prekën bankat e sapo montuara, kur preknin tabelën e bardhë dhe sende të tjera përreth. 
Fëmijët u qerasën me biskota . Mjedisi tepër i këndshëm i detyroi të kujdeseshin për pastërtinë në bankat e tyre personale. Ambjente të tjera higjenike si banjot që fëmijët i frekuentojnë më shpesh se të rriturit, ishin bashkëkohore dhe të veshura me mermer, pasqyra, mbajtëse sapuni që kundërmonte erë lulesh.
Edhe mua po ashtu më tërhoqi pa masë cdo gjë, m’u duk vetja si  vajzë shtëpie. U takova me njerëz të njohur e të panjohur nga Shqipëria apo Kosova dhe mendova se fundi i javës filloi ashtu si nuk e kisha imagjinuar.
 Ndërkohë që fëmijët mësonin, ne prindërit zbritëm një kat më poshtë dhe na u ofrua kafe dhe artikuj të tjerë qerasjeje. Biseduam gjatë dhe u miqësuam me njeri tjetrin. Shumë shpejt njerëzit filluan të këmbenin me njeri - tjetrin telefonat, bisness kartat, apo ofruan vizita të ardhshme familjare tek njeri-tjetri. 
Përvec bisedave të lira nën ofertën e z. Qemal Zylo, një intelektual shumë i mirënjohur në Komunitet, u ulëm në një tavolinë pune dhe diskutuam rreth shkollës shqipe, folëm dhe shkëmbyem mendime me njeri - tjetrin për të mirën e fëmijëve tanë. Zoti Qemal ishte shumë i kujdesshëm në biseda, i kursyer në të folur, më shumë dëgjonte, cka e karakterizon më së shumti këtë njeri fisnik, ai mirëpriste sugjerime të ndryshme nga prindër dhe dashamirës.
Koha kaloi pa u ndjerë fare. Unë personalisht pata një ofertë që të bashkëpunoja në një orë mësimi me fëmijët. Kisha kënaqësinë ta ndaja klasën me znj. Blerina, të ulesha në karpetin e pastër, të dëgjoja pyetjet e fëmijëve, t’i ndihmoja në ndërtimin e fjalive dhe përdorimin e saktë të shprehjeve të ndryshme. Shpeshherë i ndihmoja për përdorimin e fjalëve të duhura në shqip duke i përkethyer ato që ata përdornin. Kënduam dhe dëgjuam vjersha, bëmë fotografi, znj.Kozeta një mësuese me shumë pervoje, e cila ka kohë që eshtë marr me këto përgatitje, merrte në intervista fëmijët e vegjël dhe prindërit për Televizionin shqiptar, gjithashtu u takuam me prindërit që kurreshtarë prisnin të takonin heronjte e tyre të vegjël.
Urime Staten Island, urime miq shqiptarë, për këtë anije të vogël kozmike “shkollën shqipe” që dora e themeluesve, familja Rrapi dhe familja Zylo  e bënë dhuratë për femijet tanë. Ta ruajmë  këtë dhuratë si gjënë më të cmuar së bashku , që fëmijët tanë  të ngjiten në nivele shumë të larta, për kënaqësinë tonë, për kulturën dhe vlerën e trashëgimisë së gjuhës shqipe.

Urime!

Adelina Lacaj,
Mesuese, Staten Island, NY

Prinder dhe nxenes se bashku ne diten e pare te shkolles

Z.Rrape Ruci ne nje mbledhje pune

Mesueset duke ndihmuar nxenesit ne nje ore mesimi, me 14.6.2008

Samiri duke mesuar shqip ne nje ore mesimi, me 14.6.2008

Dea duke mesuar shkronjat shqip

Meusese Blerina me Saren

 

Mislimi, Jona, Drejtori i shkolles, Q. Zylo, zv. president M.Ruci, se bashku me stafin, mesueset B.  Likollari dhe J. Balili



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora