E merkure, 24.04.2024, 01:46 AM (GMT+1)

Editorial

Skender Korça: Ideologjia e konfliktit politik në Kosovë

E merkure, 18.06.2008, 06:58 PM


Skender Korça
Ideologjia e konfliktit politik në Kosovë

Shkruan: Skender KORÇA - Gjilan

E ardhmja e vendit per çdo njeri që kupton  rrjedhat politike dhe esencen e tyre se për çfarë arsye ndiqet rruga e tillë apo e atillë poltike varet drejtperdrejt nga natyra dhe karakteri i saj. Në vend forcat politike e humbin pushtetin, për shumë arsye, por ajo nuk do humbas natyren, pozicionin dhe klasën përbërëse të saj. Por kjo në Kosovë ndodhë edhe më keq. Kur humbet partia jo që vota lidhet direkt me elektoratin, por edhe pse kja matematikë është e njohur, por humbet edhe përbërja e saj si ideologji, strategji, fleksibilitet dhe kështu ekstremet lindin si fraksione dhe bëhen dyshe, katërshe e herë herë edhe tetëshe si notat muzikore, duke sjellë partinë poltike në disocijm fatal. Këto janë ideologjitë dhe janë konfliktet politike në Kosovë që manifestohen me rrebelim. Mbështetja në këtë rrebelim vje edhe më shumë nga mos profilimi i tyre sepse partitë politike në Kosovë sillen me deklarime akute dhe kjo jep përmbajtësinë se nuk kanë strategji veprimi , sepse çdo herë shkelen programet dhe strategjitë dhe politika i takon ditës dhe nuk është asnjëherë diçka që të detyron të mendosh në fenomenin poltik por politika në Kosovë merret me pasojat e akutës dhe përgjësisë së pa përgjegjëshme.
Cilat janë keto? Në çdo aspekt ta shikojmë këto janë grupe individësh më të “suksesshëm” të partisë inse në çdo fushë. Per disa tashmë këta janë të padijtur, për disa të dijtur, për disa janë diktatorë, për disa janë  hajdutë, për disa të korruptuar etj etj por në të vërtetë këta janë “masterat e vërtetë” të vendit në çdo sistem ideologjik, moral apo social qoftë ai. Këtë e vërteton fakti se edhe mbas ndërrimit të sistemeve ata te privilegjuarit janë prapë sot më të suksesshmit e kapitalizmit demokratik në Kosovë. Nuk janë vetëm individë por janë klasë e madhe e kësaj dukurie. Partitë plitike në Kosovë kanë dhe gjithmonë do kanë këtë lloj natyre “masteri”, që shoqërohet me dominancë dhe supermaci edhe pse ajo teknikisht mund të humbas pushtetin politik një ditë, nuk humbasin pozicionet nga jashtë. Këtu fillon loja, fillojnë garat e së keqës, fillon ideologjia se kush me kend përplaset, kush me kend vehet në vrazhdësinë e asaj paideologjie, pa turpësie, pa konceptuale dhe çdo gjë të pa karakter. Këtu nuk dallojnë partitë asnjëra nga tjetra , të gjitha janë të njejta. Luftat e kësaj ideologjie jo vetëm që janë lufta mes partive por janë dhe lufta përbrenda saj dhe janë më të rrezikshme se çdo gjë.
Potenciali i partive të këtilla është dhe do ngelet tepër i madh për këtë
“dominancë” nga vetë elemntet që e përbëjnë ate që nga dita e fillimit e deri tek dita kur këto elemente manifestojnë bindëshëm dhe në mënyrë sistematike rolin fam keq të këtyre antarëve në  parti dhe në jashtë saj.
Vlerat shoqëris në Kosovë, bazuar jo ne ideologjinë politike por pikërisht mbi solidarizimin e vlerave dhe natyrës përbërëse te tyre kështu si sillen janë kundërmorali njerzor dhe këto janë thyerjet e çdo gjëje në Kosovë, defekte që nuk riparohen asesi sepse këto frymëzojnë dhe më: hajdutërinë, korrupsionin, ligësinë, paturpsinë, kundërmorlain dhe çdo gjë që i takon medales së faqës së zezë.
Nuk gjendet dhe nuk mund të gjendet kurrë një emrus i përbashkët për të thënë një ditë se çka e ka shkaktura këtë gjë: kur lindin fraksionet, kur ikin ideologët, kur ikin mendimtarët etj... Ndodhë kështu sepse këto përfaqësojnë dy karaktere dhe kultura të ndryshme: Partia dhe programi si dhe individi dhe karakteri i tij....
Fraksionet e partive poltike në Kosovë janë klasë aristokratësh të plitikës, bije e bija të demoikracisë false apo të privilegjuar prej saj, që janë promotorët nje karakteri kinse përparimtar e liberal, por kjo është diçka që nuk i lidhë asgjë me moralin. Sigurisht që këta individë do kenë konflikt brenda vetë partisë, shoqërisë, madje dhe familjes, sepse ata nuk mund të pranojnë dominancën e vërtetë të mendjes dhe strategjisë dhe nuk mund të dalin nga gëzhoja dhe egoja e tyre katastrofale.Kjo  jep predsipozitat tjera që burojnë nga ndjenja e hakmarrjës, larjes së hesapeve, dhe që përfaqësohet nga individë injorantë. Heshtja kinse është e artë, është një arsye tjetër sepse nuk ke afinitet për të qenë në pozitë dhe mbetesh kinse i moderuar dhe nuk merresh me tjetrin.
Individët me vlera e profesionalistët më të mirë janë të pakyqur askund, akoma të pa hargjuarnë sistemin e ri, kurse ata tjerët, janë individë si shtresë nuk i lidh asgjë me idealet e partisë por i lidhë me ligën e tyre ekonimike që definojnë kahjet e faktorit politik në Kosovë. Për fat të keq Ne fakt asnjë shoqëri apo sistem jete në këtë rruzull nuk mund të ekzistojë kur qenia më e ulët moralisht dominon ate më superiorën. Kjo do te thote prishje e ekuilibrit natyral dhe degjenerim i moralit natyral ku me i forti dominon. Kjo është ideologjia në Kosovë...
Shume shpejt keta do përfaqësojnë dinastitë të reja në Kosovë të tilla si “Keringtonët e Dinastisë kosovare”. Pra dinasti te fuqishme si ekonomikisht dhe politikisht, por që de fakto do janë pseudovlera.
Ne fund të fundit pjella e Luanit nuk mund të jetë kurrë dele apo zebër. E edhe pse luanëte fuqishëm mund të zihen më njeri tjetrin për dominancë territoriale, preja e tyre e vërtetë është që atëherë zebra.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora