E merkure, 24.04.2024, 10:43 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Gjenevë - Botimpex në Panairin e Librit

E marte, 29.04.2014, 04:57 PM


Botimpex në Panairin e Librit e të Shtypit të Gjenevës

Nga data 30 prill deri me 4 maj 2014, në sallonin e ekspozitave PALEXPO të Gjenevës, mbahet Panairi i Librit dhe i Shtypit. Në këtë panair, nga Shqipëria, do të marrë pjesë me stende Botimpex, agjenci e njohur e eksport-importit te botimeve .

Botimpex do të eksozojë libra të ndrysëm, letrarë, historikë, gjuhësorë, kulturorë, fjalorë e metoda të mësimit të gjuhëve, libra për fëmije, libra njohës për Shqipërinë, libra shkollorë, etj nga shtëpi botuese të shumta. Ata janë përgjithësisht libra te rinj e të pëlqyer, të autorëve  nga Shqipëria, Kosova, trevat e tjera shqiptare dhe bota, si të Ismail Kadaresë, Dritëro Agollit, Kristo Frashërit, Arben Putos, Rexhep Qoses, Vedat Kokonës, Zef Simonit, Mehdi Frashërit, Ilir Ikonomit, Blendi Fevziut, Elida Buçpapajt, Ferit Lamajt, Adelina Mamaqit, Gaqo Bushakës, Uran Butkës, Bajram Sefës, Arben Ahmetajt, Alfred Papuçiut, Besa Myftiut, Alain Golay, Garsia Markesit etj.

Ka mjaft arsye për të vizituar stendën e Botimpex : do gjeni atje libra për vete,fëmijët dhe miqtë tuaj,do kini mundësi të vendosni kontakte për të pasuruar bibliotekat tuaja me libra në vijimësi, do mund të merrni informacion për gjera që u interesojnë nga fusha e botimeve,…Ne jemi të sigurtë se librat që do të ekpozohen do të justifikojnë interesimin tuaj, do u përgjigjen nevojave tuaja dhe do t u vinë për shtat shijeve tuaja dhe qytetarëve jo shqipfolës . Ndaj u ftojmë ta vizitoni panairin dhe të gëzoni sa të jetë e mundur atmosferën festive që krijon libri.

Stenda e Botimpex do të jetë në rreshtin E 531.

Ju urojmë vizitë të këndëshme.

Drejtori i Botimpex

Edvin Bega



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora