Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Agim Gashi: Portreti i këngëtarës Selma Peci

| E hene, 28.04.2014, 07:18 PM |


Suksese mërgimtarësh

MËRGATA PO I DHURON KOMBIT EMRA TË NJOHUR

Portreti i këngëtarës së re shqiptare nga Suedia Selma Peci alias Zelma

Nga AGIM GASHI

Shqiptarët migruan nëpër shekuj nga trojet e tyre. Dhuna e armiqëve të ndryshëm që na robruan, bëri që disa herë të zbrazen trojet tona. Përpos dhunës shqiptarët iknin edhe për kafshatën e gojes. Ndër egzotet më të mëdha, historikisht njifen shumë por egzodi nga Kosova Lindore dhe ai i Çamërisë, kapercen normat njerzore.

Por kur në vitet nëntëdhjeta filloi dhuna e shtuar serbe dhe kur filloi edhe derdhja e shqiptarëve nëpër botë, mendimi ishte se ky egzod e ky megrim, do të jetë tragjedi. Kjo edhe ishte tragjedi, por ngnjëherë edhe në tragjedi ka arritje. Fati në fatkeqësi i thonim ndryshe.

Fatmirësisht, nga mërgimtarët e popullit shqiptar, kishte shumë të atillë që ishin të lidhur me atdheun, gjuhën kulturën dhe traditën. Pa hy në histori,sot mbarë bota i njef sportistët tanë futbollist, karatist, boksier e xhudist. Njef bota edhe këngëtare me famen botrore Rita Oren, pastaj Merita Halilin, Eda Zarin, Elsa Lilen e shumë tjerë, njef shkrimtar e poet duke filluar nga Ismail Kadareja i famshëm, e deri te emrat e rinjë që  do të bëhen shpresa të kombit dhe atdheut por edhe të mbarë njerzimit, siç ishte e Madhja Nëna tereze.

Sot po flasim për familjen Peci nga Mitrovica. Kjo familje migroi në Suedi nga Zhazha e Mitrovicës në vitin 1992. Si familje intelektualësh ajo u vendos në qytetin Finspäng dhe se qëllimi ishte të investojnë në shkollimin e fëmijëve. Dhe mundi nuk ju shkoi kot sepse tri vajzat e kësaj familje arriten të shkollohen dhe të fitojnë diploma universutare, ndersa e vogla Selma për të cilën sot do të flasim, ka filluar një rrugë shkollimi të denjë krahas artit të muzikës.

Kush është Selma Peci-Zelma

Mërgimtarja dhe këngëtarja e re Selma Peci-Zelma, lindi në Suedi më 05.04.1997.

Me 17 vjetët e saja arriti të mësonte me shkrim e lexim gjuhët gjermane, suedishte, shqipe, anglishte dhe boshnjakishte.Krahas gjuhëve, Zelmës i kishte hyrë në gjak muzika. Me ndihmen e babait Bedri dhe nënës Kumrije, Zelma qysh në moshe 4 vjeçare del para publikut shqiptar dhe atij suedez. Sukseset e saja radhiteshin dita-ditës dhe prindërit duke pare talentin e saj fillun të angazhojnë edhe mësues, producent e aranzhist.

Sot momentalisht Selma vijon shkollën e mesme, ka 17 vjet, ka dy videoklipe dhe shumë këngë i këndon me ëndje edhe në gjuhën shqipe , suedeze, gjermane dhe angleze.

Ajo tani bashkpunon me producent të njohur të muzikës argëtuese nga Kosova  si janë Zzap dhe CHriss.

Me tekst të Uk Latifit, kënga “Një moment”, u inerpretue mjaft bukur dhe se menxheri i saj M.E. me të cilin ka kontrat 5 vjeçare, këngën në fjalë e kurorzoi në Videoklip i cili  u emitue në disa televizione kombëtare dhe i njejti u lansue edhe në Youtube. 

Xhirimin e videoklipit e bëri kompania ONRekords e cila kompani është e specializuar për xhirime të tilla.

Pra, Selma Peci me pseudonimin Zelma, është shpresë e re e muzikës kombëtare dhe asaj botrore. Kjo këngëtare

e re simpatiuzon shumë Rita Orën dhe se dëshira e saj është ta arrij famën e saj.

Mbetemi me shpresë se sukseset e këngëtare Zelma dita-ditës do të korrin mundin dhe talentin e saj.

Zelma mërgimtare e cila edhe pse lindi jashtë atdheut,ajo e do Kosovën, e do Zhazhen, e do këngën shqipe.

Suksese Zelma!