E merkure, 24.04.2024, 03:54 AM (GMT+1)

Kulturë

Zog Hysenaj: Flas me gjuhën e pemëve

E shtune, 26.04.2014, 06:49 PM


Flas me gjuhën e pemëve

 

Cikël nga Zog Hysenaj

 

Linda unë në vitin Një

 

U fry qielli thonë shumë

Aty nga viti pesëdhjetë

Viti një, kur linda unë

Më lidhën më shtrin në djep.

 

Lindi toka, lindëm ne

Mbushëm tokën anë e mbanë

Gjallesave krejt përmbi dhe

Emrat ngjitë unë ia u kam.

 

Nun i botës që më lindi

Dhe me to krahas u rritëm

Cili lindi në këtë botë

Unë as toka nuk e ditëm.

 

Nuk e dijmë, nuk do ta mësojmë

Cili ndoqi e cili priu,

Së bashku vitet i ndrrojmë

Kush nga ne është më i riu?

 

Moshatare t’mijat janë

Që mbas meje gjitha vijnë

Pagëzori i tyre jam

Botës unë ia kam tapinë.

 

Djepi mbrapa më ka mbetur

Të tjerë në të përkunden

Kur u nisa për të ecur

Që atëherë nisa të mburrem.

 

Të mburrem, të jem krenar

Edhe pse nuk isha burrë

Bashkë me jetën udhëtar

Dikush do t’bëhem dikur.

 

Rritet jeta, rriten pemët

Bashkë me veti e marr rininë

Me rininë s’bashku vijnë malet

Moshatarë me mua vijnë.

 

E kujtoj përherë atë vend

Ku unë linda n’ato ograja

Atëherë mendoj e them:

Pas meje vjen gjithë dynjaja.

 

Vitin një, kur linda unë

Më pas lindi gjithë dynjaja

Gjitha të vogla, sende e punë

Me mua u bën t’mëdhaja.

 

U rrit toka u rrit qielli

Pas vitit kur unë kam lindur

Yjet dritë morën nga dielli

E gjithë bota është rritur.

 

Edhe erdha këtu ku jam

U mrrot bota fill mbas meje

Kanë vite aq sa unë kam

Sa ka shiu riga prej reje.

 

Ia u marr vitet edhe rritem

Për çdo vit mosha më shtohet

Shpesh herë unë vet’ habitem

Vit për vit një vit m’mungohet.

 

 

Mbirë mbi lum trojet e mija

 

Ëndërra mbi hirin e pastër të trojeve të mija,

Si një dritë verbuese, më shumë se drita e diellit

M’i lëmon faqet për ditë, përmend gjymtyrët

Shpërndanë ëmbël shijen e zjarrtë të shpirtit.

 

Hiri i nxehtë fuqishëm si flakë më djeg

E si flakë të fuqishme më ndizen kujtimet

Në shtratin e gjelbëruar të kraharorin tënd

Mbirë mbi shtratin e lumit si të gjitha bimët.

 

Nga vendi dhe njerëzit bëhet historia

Që dua ta di, kush jam e nga jam

Mbirë mbi një lumë paskan trojet e mija

Përditë ma vaditë mallin që kam.

 

 

Flas me gjuhën e pemëve

 

Çfarë nuk më shkon ndërmend sonte

E s’e di se ku ta nis e ku ta bitis poezinë,

A t’iu bëj lajka këtyre që më rrethojnë

E që më rrethuan që në rini

 

(Kështilltare të mijat të përhershme)

  më hukatin në vesh përditë

Ma sjellin emocionin këtu çdo ditë

Si një frymë e shenjtë më sjellin fjalët

 

Herë si mjalt e herë si helm zeher

Herë si diamante të çmuara më vijnë mua

Që nuk mund të përjashtohem nga kjo jetë.

Ma s’pari fillova të flas me gjuhën e zogjve

 

Më pas me gjuhën e pemëve,

Me gjuhën e erës, të luleve të flas

Me gjuhë yjesh e hëne,

Në të “djergë gjashë” të dirgjem

 

Me gjuhë stani të flas, me fjalë bjeshke,

E me mall shpirti në dorë të shkruaj,

Të dirgjem luginave të librave plot me frymë

Frymëzuar në gurin e truallit tim,

 

Ashtu siç më vijnë, po ashtu

Me bujarinë më të mirë të mundshme do t’i përcjell

Predikimet e mija të gurta do t’i ruaj

Në fjalimin e zërit tim e të qenies ime,

 

Me tërë gëzimin dhe pikëllimin e shpirtit

Përzier me lot dhe mall,

Aty e gjej veten përditë, në çdo strofë,

Në çdo varg,

Çdo strofë e çdo varg

E gjejë në prozhmet e mia…

 

 

Ëndërrova

 

U afrove ngadal dhe unë krejt hutuar

e mbetur e ngrirë, rrotull shikova

rrotull më duket dhe vetja e trishtuar

apo diku thjeshtë në një ëndërr ëndërrova.

 

Ëndërra shumë e thellë, nuk zgjohesha dot,

ndodhesha pran’ teje, dhe unë po aty

s’po me dilnin fjalët, mundohesha kot

kisha aq shumë fjalë të t’i thoja ty.

 

Fjalët për çudi gjuha m’i përpiu

në gjuhë m’u lidhën, s’më doli asnjë fjalë

unë thellë i heshtur dhimbja më mpiu,

dhimbja edhe lotët mua m’u bënë palë.

 

Të prita të të shoh si të shkelqejnë sytë

buzëqeshja t’u kthye, zemrën ma qetësoi,

fytyra se ç’të ndriti si dielli në mesditë

unë me ty në duar, dua t’fluturoj.

 

Kur sytë e qeshur bashkë të bashkohen

sikur e përpin toka, pa heshtje ne mbetëm,

kur na ikë rinia bëjmë fajtor kohën

prapë bëhemi dy, zemra nuk është vetëm



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora