E enjte, 25.04.2024, 11:44 PM (GMT+1)

Kulturë

Adem Zaplluzha: Burgos viktimën shpërblen kriminelin

E shtune, 26.04.2014, 06:17 PM


Adem Zaplluzha- poet

 

BURGOS VIKTIMËN SHPËRBLEN KRIMINELIN

 

halle të mëdha ka rënë Kosova ime

Po kukat vallë ditë e natë

Mbase qenka pak si shumë  jetime

E po e ngarkojnë edhe me një gjykatë

 

Me pa të huajin nëpër shtëpi

Se si sorollatet rrugëve ky teveqel

Kur i bie ndërmend të shkruan hajmali

Të bënë hajn e të shpellë kriminel

 

Mbarë e mbrapsht kurdoherë vepron

I ka rra sëpata në mjaltë

Deklarimet çdoherë i mbrapshton

Fjalët e dëshmitarëve i shkul me daltë

 

Ai ka vetëm një të vërtet

Sa herë t’i teket të shpallë fajtor

Pa e vënë kokën në siklet

T’i shkul fjalët nga shpirti me zor

 

U konvenon këtu me qenë gjyqtarë

Me na shitur pak gogla e më shumë dushk

Sepse na njohin që jemi qyqar

Veç për vëlla ne patëm pushkë

 

Pa pikë faji të njollosin

Ta vënë lakun të lënë pa ardhmëri

Sa për fytyrë nuk merakosen

Veç ta kënaqin të pakënaqurën Serbi

 

Ku ka vallë trishtim më të madh

Burgos viktimën shpërblen kriminelin

Sa herë që i teket Dik Martit kokë llallë

Me dënua shqiptarin ligjeve ua ndërron telin



(Vota: 9 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora