E shtune, 20.04.2024, 08:14 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Komuna e Vushtrrisë shënoi sot Ditën e Çlirimit

E marte, 17.06.2008, 12:32 PM


Vushtrri, qershor 2008- Sot janë bërë nëntë vjet që kur forcat paramilitare serbe janë dëbuar nga Vushtrria dhe Kosova. Pikërisht më 17 Qershor 1999 Forcat paqeruajtëse të NATO-s në kuadër të të cilave bënin pjesë edhe forcat e KFOR-it francez së bashku edhe me pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) hynë në Komunën e  Vushtrrisë, duke i dëbuar njëherë e përgjithmonë forcat  çetnike serbe nga Vushtrria. Në tubimin e sotëm të organizuar nga KK-Vushtrri, mbajtur në Shtëpinë e Kulturës ” Hasan Prishtina” në Vushtrri, ishin mbledhur përfaqësues të Komunës, qytetarë të Vushtrrisë, pjestarë të TMK-së, SHPK-së, Bashkësisë Islame të Kosovës, përfaqësues lokal të partive politike, shoqatat e dala nga lufta, si dhe shumë familje të dëshmorëve dhe të rënve të tjerë në luftën e fundit në Kosovë. Në fjalën e rastit Kryetari  i Komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku, ka potencuar se Serbia kishte shkaktuar dëme të mëdha në Vushtrri, mirëpo sot pas nëntë vitesh Komuna e Vushtrrisë ka shënuar rezultate të kënaqshme në çdo aspekt. Po ashtu  sot Komuna e Vushtrrisë ka ndarë edhe disa mirënjohje për personalitete  të ndryshme që kanë arritur suksese në lëmi të ndryshme.

Hajdin ISLAMI, VushtrriaPRESS



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora