E enjte, 25.04.2024, 01:14 PM (GMT+1)

Mendime

Vlora Thaçi: Politikes shqiptare i mungon perkushtimi dhe vullneti shpirteror per pune efektive ne vend

E marte, 17.06.2008, 10:21 PM


Jam njeriu me fatlum që përjetova pavarësin e Kosovës

Nga Albert Zholi

Një gazetare e re kosovare me emër interesant. Mban emrin e qytetit te bukur te Vlores dhe ndjehet krenare per te. Si gazetare e re, ajo mundohet te perhape idene e bashkjeteses paqesore te etnive ne Kosove si te vetmen rruge drejt  perparimit, zhvillimit.

Emri juaj shumë interesant. Lidhet me qytetin e bukur te Vlorës, kush jua ka vendosur emrin ?

 - Emrin e kam pagezuar nga xhaxhai, qe nga lindja kam pasur raporte shum te aferta me te andaj ka qene ai i cili ka vendosur per emrin tim, emer shum i dashur per mua dhe per te gjithe ata qe me njohin. Vlora eshte nje qytet me histori. E pelqej tej mase. Xhaxhai eshte shume patriot dhe ndjehem mire qe ai me vendosi nje meer te tille. Vlora eshte simbol i kombit dhe nje qytet bregdetar i mahnitshem

Diçka nga jeta juaj shkollore. Ku i morët mësimet e para dhe mardhëniet me shokët dhe mësuesit. Ishit nxënëse  e qetë e sjellshme apo tip  "zevzeke"

- Mesimet e para duke u nisur nga klasa e pare e shkolles fillore kam mbaruar tete vjeqaren ne shkollen fillore “Meto Bajrtaktari”, e cila shkolle eshte nje nder shkollat me te mira ne Kosove dhe me kriter te msimit shum te pasur dhe te forte, nderkaq si Gjimnaziste kame qene dhe kam mbaruar ne Gjimnazin “Eqrem Qabej” drejtimi Filologjik. -Gazetaria ka qene drejtimi ai i cili me ka fascionuar çdo here, andaj vendosa qe ne studimet universitare te vijoje drejtimin e Gazetarise. Gjate shkollimit kame qene e sjellshme dhe e qete mirepo ka pasur raste kur kame qene edhe pak problematike. Zakonisht me profesoret dhe shoqerin gjate shkollimit tim kam pasur raporte shum te mira, dhe nuk mbaj mend te kem pasur ndonje problem me ndonjerin prej tyre.

Cilat ishin lëndët tuaja të preferuara

 - Ne pergjithesi nuk kam pasur problem me lendet qe kam ndjekur, mirepo ato me te preferuarat kane qene gjuha dhe leteresia shqipe.

Çfarë do të veconit nga jeta juaj shkollore.

- Gjithqka. Pervoja me e mire ne jete dhe me e kendshme eshte koha kur ne shkollohemi, gjate kohes se shkollimit nuk kam menduar te punoje dhe te anashkaloj shkollimin, ne kohen e lire ka pasur raste kur jame marre me aktivitete te ndryshme. Gjate kohes kur persa une jam shkolluar  ka pase raste kur kame pasur edhe strese gjate kohes se provimeve ose testeve te ndryshme qe i detyrohemi shkollimit per vlersimin tone si nxenes apo student, mirepo kane qene te patheksuara per arsye se kenaqesia gjate shkollimit tek une çdohere ka qene e pranishme.

Cilat kanë qënë ëndrrat tuaja në shkollë

- Si çdo i ri tjeter, gjate shkollimit, edhe une kam pasur enderra, te cilat ne nje fare menyre edhe i kam arritur deri dikund. Deri ne nje kohe te caktuar nuk kam mendur shume per drejtimin, mirepo ka qene çdoher i pranishem vullneti i te qenurit njeri i njohur per publikun. Ne momentet e fundit kur edhe kam perfunduar shkollimin e mesem kam vendosur te shkollohem per gazetare, edhe pse e pranishme tek une ka qen edhe ideja qe te jem aktore, mirepo te jesh gazetare don te thot te jesh çdo gje ngapak, eshte nje profesion shume i pasur dhe njekohesisht i perfshin te gjitha te tjerat. Gjithmon kam menduar te jem nje njeri me autoritet. Une jam nje prej atyre njerzve qe kurr nuk thone mjaft, mirepo çdoher synojne te arrijne shume e me shume.

Cilat ishin prirjet tuaja dhe a keni qënë ndonjehër në ambiente gazetareske  në vitet e shkollës.

- Edhe me larte e ceka se gjate shkollimit apo pervojes qe me ka ofruar jeta nuk kam pasur ndonje problem per tu qasuar ne qfardo lloje drejtimi, mirepo ne veqanti e ceka qe  lendet e mia te preferuara kane qene gjuha dhe letersia shqipe, dhe njekohesisht edhe prirje e veqant per mua ka qene aktiviteti dhe vullneti im qe te mirrem me shkrime te ndryshme. Gjate shkollimit fillestar nuk kam qene ndonjeher e angazhuar ne diqka shum specifike qe mund te theksohet, ndersa gjate studimeve jam marre me anketa te ndryshme e tema te lira gjate gjithe kohes, gje e cila me ka ndihmuar shume edhe ne mesime Universitare “Gazetareske”.

Studente dhe ëndrrat për jetën.

-  Gjithmone gjate studimeve kame enderruar te behem nje Zyrtare Informimi e nje Kompanie te mirenjohur ne Kosove, shembull siç eshte KEK-u aty ku edhe punoj, meqense nuk kam menduar ndonjeher te ndrroj shtetin per kohe te gjate. Dhe me kalimin e kohes shpresoj te me realizohet kjo enderr, mirepo te jesh Zyrtare e Informimit,  jame shum e vetedijshme qe duhet te kesh shum kualifikime dhe shume dije, dhe meqenese une synoj te arrij deri ne ate pike,  perveq studimeve dhe trajnimeve te ndryshme qe i kam perfunduar deri me tani, te avansohem edhe me tej per realizimin e kesaj enderre.

Cili ka qënë shkrimi i parë në gazetë dhe si jeni ndjerë në botimin e tij.

-  Shkrimi im i pare i publikuar, i cili nuk ka qene ne gazete por ne televisionin Kohoavizion (KTV), ka qene gjate kohes se praktikes gje te cilen na ka mundesuar Fakultetit i Gazetarise “Faik Konica” ne Prishtine  aty ku kam ndjekur shkollimin Universitar, jame ndjere shum mire dhe qe ne at moment une jame siguruar tek vetja qe edhe une mund te jem nje gazetare e mirefillt.

 Cila ka qënë dita më e vështirë në gazetari si gazetare  e re , po dita më e bukur.

-  Dita me e veshtir per mua ka qene kur mu kane cenuar te drejtat qe te marre pjese ne ngjarje te rendesishme, ndrekaq ajo me e bukura ka qene kur me kan besuar dhe me kane derguar ne ngjarje te rendesishme.

Kush është më primare tek një gazetare, bukuria apo inteligjenca.

-  Qe te jesh gazetare intelegjenca eshte e domosdoshme, mirepo edhe bukuria duhet te jet e pranishme, fale Zotit i pagezoj qe te dyja edhe intelegjencen edhe bukurin.

Cilët kanë qënë idhujt tuaj të gazetarisë që ju kanë ndihmuar në karrierë

Idhujt e mi ne Gazetari kane qene ata te cilet na kan ligjeruar ne fakultet, dhe meqense kane qene gazetar te mirenjohur kam perfituar shume nga ta siç jane: prof. dhe Drejtor i fakultetit Ramiz Kelmendi, gazetari i mirenjohur Baton Haxhiu, Mixhen Kelmendi e shum e shume te tjere.

A do ta ndryshonit këtë profesion me një profesion që do tu bënte të pasur

-  Profesioni i Gazetarise te ofron nje jete mesatare e jo ate luksoze, per mua eshte e rendesishme ti kem te gjitha, mos te me mungoj asgje, mirepo nuk jam prej atyre qe e deshiroj luksin e tepruar, mund te kenaqem edhe me ate qka me ofron Gazetaria.

Çështë dashuria për Vlorën a ekziston dashuria e vërtetë

-  Pasi qe kam takuar njeriun me te cilin jam e martuar, kam zbuluar se dashuria me te vertet po ekzistojka, dashuria per Vloren eshte gjeja me e shtrenjte ne jete, po ta kesh dashurin i ke te gjitha.

A është marrë me politikë Vlora dhe përse

- Vlora me pare nuk eshte marre me polotik, ka pasur momente kur ka perkrahur ndonje lider politik pa ndonje qellim te caktuar vecse mu ka dukur i pregatitur dhe politikan i zoti, mirepo dicka me teper jo.

Çfarë i mungon politikës së sotme shqiptare

-  I mungojne ideja demokratike gje te cilen shume nga politikanet nuk e perkrahin, e po ashtu edhe perkushtimi dhe vullneti shpirteror per pune efektive ne vend.

Cfarë pëlqen tek një njeri dhe cfarë kritikon

-  Nese them se pelqej sinqeritetin dhe nje njeri jo thashethemxhi, nuk eshte e panjohur, jane dy gjera qe pelqehen nga te gjithe, mirepo une i pelqej dhe i aplikoj keto dy gjera. Me bejne shum nervoz dhe jam shum kritike ndaj atyre qe e kane aftesin e te qenurit me shume fytyra, mos te jen njerzit her dikuesh e her dikush tjeter, te jene vetvetja, une jame e tille, e vlersoj veten per kete gje.

Kosova tashmë ka shpallur Pavarsinë, komenti juaj për këtë moment.

-  Kosova ka pritur shume qe te vije kjo dite, te jetojme te lire ne shtetin e Kosoves, shum shkurt mund ta pershkruaj, jam njeriu me fatlum qe kam pas rastin te jem pjese e kesaj kenaqesie, gjenerata jone do te mbetet ne histori, nuk eshte pak te luftosh kaq gjate per shtet dhe te kesh rastin ta jetosh e ta gezosh shtetin e ri te Kosoves.

 Si një gazetare e re, cili është mendimi juaj për etnitë në shtetin e ri të Kosovës. Si duhen trajtuar sidomos etnia serbe.

-  Fundja te gjithe jemi njerez, ne Kosove nuk kemi simpati ndaj etnise serbe, por per te qene nje shtet demokratik ashtu sic e kerkon populli i Kosoves duhet perkrahur dhe respektuar etnit pa dallim etniteti, mirepo asesi tu jepen te drejtat atnive te huaja e mos te ken te drejta shtetasit e Kosoves. Populli ka vuajtur shume qe te kemi nje shtet andaj duhet tu jepet rasti qe me te vertet ta jetojne ate.

Shekulli i 21 si duhet parë nga një gazetare me vizion në konteksin e përgjithshëm

- Shekull 21 shekulli i perparimit, te ecim perpara e mos te kthehemi mbrapa me. 

Nqs do të ishit e pasur cfarë do të bënit

-  Jame nje vajze shume modeste, te vetja nuk e shoh qe kish me pas ndonje ndryshim veq pse jam e pasur, mirepo kur shiqojme nga ana tjeter do te vinin ne shprehje shum pun efektive bemiresie po te kisha qene e pasur, skam qene ndonjehere shum e pasur financiarisht, andaj nuk muj me pershkru me teper kete ndjesi. Pasuria shpirterore osht ajo cka na duhet te gjitheve.

Sa kohë i kushtoni lukut në ditë

-  Jo shume gjate, ne oren 8 te mengjesit filloj ne pun, zgjohem ne oren 7, dhe koha e pergjithshme qe une i kushtoj lukut tim eshte vetem 30 min, me mjafon kjo kohe qe une te dukum rehat dhe e shlirshme, gjate dites i perkushtohem punes dhe nuk rirregullohem kohe pas kohe.

 Sa jeni e lidhur me librin, po me shtypin

-  Mjaft shume, me librin jame e lidhur vetem gjate kohes se lire, ndersa kur jemi te shtypi mund te them se gjate gjithe kohes, pasiqe shtypin ne te shumten e rasteve e percjelli permes mediave elektronike.

Jeni xheloze ndaj kolegeve dhe përse.

-  Xhelozia per mua nuk egziston, ne punen ne te cilen punoj ne Korporaten Elektroenergjetike te Kosoves “KEK”, jemi nje kolektiv shum i mire, i perber prej 5 vetash, jemi te gjithe me poziten e njejt si Zyrtare te Larte per Auditim dhe Kontroll, dhe fatmiresisht jan nje kolektiv qe me perkrahin dhe me mbeshtesin gjate gjithe kohes, nuk kam ndonje arsye te jem xheloze.

 Ushqimi i prefruar

-  Po te mos e kisha at kompleksin qe po shendoshem dhe po shtohem ne pesh do te preferoja vetem brumerat, mirepo meqenese nuk jane shum te mira per shendetin, zakonisht ushqehem me gjera te ndryshme, ne mengjes ndonje sallat apo diqka kesisoji, dhe ne mbremje rreth ores 6 me ndonje gjelle apo diqka me efektive. Ushqehem vetem dy here ne dite.

 Pengu juaj në jetë.

-  Kur kame qene e pamartuar pengu tek une nuk ka pasur vend, perkundrazi perkrahja e familjes me ka mundesuar qe mos te jetoj pengun fare, ndersa pas marteses bashkeshorti po ashtu me ka perkrahur aq shum saqe nuk e kom pasur iden se si eshte te kesh peng dike ne jete. Si nga ana e familjes po ashtu edhe nga ana bashkeshortore jetoj nje jete shum te mire dhe te rehatshme.

 Jeni supersticioze

-  Jame modeste. Eshte fjale shume e madhe ta them per veten qe jam supersticioze, mirepo duke u bazuar nga komentet e te tjereve mund te them se edhe jam. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora