E shtune, 20.04.2024, 11:48 AM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: Pse vazhdoj?

E enjte, 24.04.2014, 07:59 PM


Pse vazhdoj?

Nga Dr. Ilir Muharremi

Kush më flet kush më tregon për atë se çfarë duhet të jem, nuk i besoj, në fakt përpiqem ta zë ta analizoj çdo refren të tij. Nuk i mbetem besnik asaj që më detyron të mendoj, duke pretenduar së është vetja ime. Kush jam unë, nga kam ardhur, ka do shkoj, pse marr frymë në këtë univers, pse duhet të flejë, të çlodhem, të bredhë, pastaj të shurroi, prapë çdo ditë ta bëjë të njëjtën. Ku qon kjo?! Te absurdi, por edhe absurdi është i njeriut, njeriu besohet dirigjohet nga vetja, asgjë për të ikur, për të fluturuar më larg, atje larg për mos tu kthyer. E dijë, jeta është vetëm jetë, lulëzim, buzëqeshje, frymë, mut, vuajtje, dashuri, ngjyrë, art, të gjitha i ka. Nga ajo lartësi nuk dua të kthehem, nëse përpiqesh t’i ik jetës ti nuk je më në jetë, por pyetja ngritët mbi atë pse unë jam njëherë në jetë dhe më nuk jam. A duhet që më të mos jam për të qenë një herë, ndoshta, këtë shumë e marr me skepticizëm, por edhe me hezitim. Sido që të jetë prapë jam, sepse mos të isha ku do isha, nuk do dija ta identifikoja veten, atë që dua shpjegime, arsye, përgjigje.  Edhe sikur t’i dija përgjigjet prapë nuk mjafton. Nuk mjafton sepse jam në jetë, jam në valë, në rërë, në diell, në akull në horizont përpëlitem për të vërtetën atë që duhet ta shpjegoj, por përse kur ajo që në lindje nuk liron mendjen, kërkon një gradacion për tu kthjelluar dhe për të analizuar, por dikush as që merakoset për atë pse shkallëzohet dhe përse është apo sikur të mos ishte. Ai është më i lumtur, i beson realiteti dhe realiteti e udhëheq, por a duhet realiteti ta udhëheq? Nëse i bindet, por dhe tek ky njeri nuk ekziston absurdi apo thellësia e të menduarit. I kënaqur me jetën, me çdo ditë që duhet të zgjohet , por jeta bota përfiton nga ai sepse e ka mashtruar të tërin, njeriun absurd nuk mund ta mashtroj sepse ai e kundërshton, kundërshtimi është me pyetje, pse jam, a duhet të jem dhe  të vazhdoj në këtë mënyrë me të cilën vazhdoj, por prapë unë vazhdoj edhe pse absurdi me ndanë nga ky mendim.

Jeta fiton momentalisht, absurdi e bënë më interesant lojën, por prapë jeta është ajo që e eliminon.  Jeta, ky term humanistë dhe ja vlen të jetohet, për çfarë? për tu shumuar, trashëguar dhe pastaj komentuar se isha dikur, kujt i plasë për këtë, prindërve më së shumti, dhe asaj fëmije që e lë pas, që prapë duhet të njëjtën gjë ta bëjë. Jeta dhe bota përfiton. Por, prapë bota mund të vazhdoj edhe pa njeriun, ndoshta pa kuptim siç ishte në fillim dhe kështu duhet të jetoj edhe njeriu. Pse njeriu kërkon kuptimin? Kjo ja vlen të diskutohet. Diçka e kundërt me botën me kontaktin, sepse kërkon shpjegime për veten, por ato nuk do i gjej sepse po t’i gjente prapë lind ajo pse kjo mbi këtë ndoshta duhet të jetë ndryshe. Larmi për tu zgjeruar, tregime për të besuar, monotoni për të pritur, vuajtje për tu shëruar, dhimbje për të tejkaluar, prapë arsye kërkim për atë pse jam, sikur të mos isha ku do isha? A duhet gjithmonë të jem, por pse të jem, unë nuk e dua këtë. Jam kështu midis jetës dhe parajsës. Jetën e përbuzë ngaqë çdo ditë ngopem me të, parajsa vërtitet si një shpresë e pakuptimtë, e papërvojë, kështu lartësohet. Unë mendoj që vendos për të dyja, por prapë diçka ecën më shpejt, një fat i parathënë, i konsumuar në trup. Si mund të ekzistonte pa trup? Në trup e mbartim tërë jetën, për të mos qenë më.

Sa lehtë i dorëzohemi mos dijes, kur e them këtë, menjëherë mendja kacafytet tek e panjohura, te zoti,  qetësohet , lehtësohet qenia, i mbetet heshtjes shpirtërore, për tu furnizuar me energji, dhe prapë ngjitet tek pyetja pse jam? E njëjta vazhdon. Vazhdon dhe vazhdon. Deri kur?



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora