E premte, 29.03.2024, 12:51 PM (GMT)

Kulturë

Xhevahir Cirongu: Agim Staka, piktori në heshtje

E enjte, 24.04.2014, 06:47 PM


Këndi i piktorit

Agim Staka, piktori që punon në heshtje

Skicë nga Xhevahir Cirongu

Të shkruash diçka për piktorin Agim Staka, në radhë të parë duhet të zbulosh fjalën e tij. E dhemi këtë, sepse mendimi e fjala te ky njeri artistë dhe duarartë, është pakëz e vështirë ngaqë ai s’do shumë lëvdata. Por, ai t’i zbulon ngadalë të fshehtat e profesionit që i burojnë nga shpirti. Hyn në bisedë me të, dhe pasi e ngacmon  me pyetje rreth profesionit të tij si piktor,të shpalos me modesti vlerat artistike që ka punuar ndër vite. Ai është njeri i thjeshtë,fjalëpak dhe i dashur me njerëzit. 

Kur e pyet se, çfarë pune  ke në dorë, ai të përgjigjet thjeshtë:’’Epo, ja ashtu si gjithë të tjerët!...’’ Ai ka një jetë të tërë mbi telajo e penel, apo daltë mbi telajo e drurin që i jep jetë nga dora e tij si artist. Agimi ka një intuitë të veçantë edhe në punimin e hekurit. Në qytetin e Durrësit ka kryerë liceun artistic ‘’Mujo Ulqinaku’’ në degën e pikturës. Mbas mbarimit të liceut, Agim Staka ka punuar në disa ndërrmarje në profesionin e tij. Nga vitin 1972 – 1997 ushtron profesionin e piktorit, i cili ka punuar në disa ndërrmarje e instutucione të ndryshme shetërore. Nga viti 1998-2004 ushtron profesionin e piktorit në Portin Detar të durrësit.     Dhe mga mesi i vitit 2005-2007 në Qëndrën Kulturore të Fëmijëve të qytetit Durrës (Skenograf). Agimi me penelin në dorë, ka pikturuar edhe portrete të vajzave e djemëve aksionistë të hekurudhës Elbasan-Përrenjas në vitin 1972. Sot piktori Agim Staka ushtron profesionin e piktori në gjendje të lirë. Shtëpinë e ka kthyerë  në galeri pune. Ai punon me mjeshtëri stemat e klubeve sportive evropiane, të cilat i punon me gëdhendje (Rimeso me hekur të nxehtë) ,kjo diçka e rrallë që gjendet te artistët piktorë. Por edhe kolazh Aplikacion(Pikturë, grafika) të Romës e Durrësit. Për këtë piktor të ‘’Heshtur’’ kanë shkruar edhe gazeta të ndryshme si:’’Shekulli’’,’’Metropol’’,’’Telegraf’’, ‘’Bulevard’’ gazeta e qytetit të durrësit etj. Por janë dhënë edhe emisione  të ndryshme televizive. Televizori Shqiptar ka realizuar një emision në vitin 1996. Emision në radio Tirana nga Adi Krasta, viti 1993. Një emission të tillë ka transmentuar edhe UFO Tv. Për këtë artistë duarartë duhet shumë për të thënë. Megjithatë, le të ‘’flasin’’ punët e tija që janë me të vërtetë një stil i veçntë arti.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora