E enjte, 25.04.2024, 12:55 PM (GMT+1)

Kulturë

Enxhi Bardhaj: Koçi Petriti në kujtimet e mia

E enjte, 24.04.2014, 08:17 PM


KOÇI  PETRITI NË KUJTIMET E MIA

- Mbresa –

NGA ENXHI KRASNIQI BARDHAJ

Ndonse kisha arritur në qytetin tim të lindjes, Pejë, për promovimin e të tre librave të mi me poezi, që tashmë ishte bërë fakt i kryer  mbas 20 vjetësh në mërgim në Gjermni, mëndjen e kisha në Tiranë.Redaktori i librave kishte ditë që ndodhej në kryeqytet për organizimin e promovimit.Nga telefonatat dhe mesazhet e shkëmbyera më shkruante se,  në Tiranë për librat e mi, por dhe të pjesmarrësve të tjerë do flisnin poetë të njohur, petagogë dhe studjues.Mes tyre redaktori Pilo Zyba, edhe ky autor i shumë gjinive të shkruara,  më përcillte mesazhin se,  në takim do flisnin Dekani i Universitetit, poeti dhe studjuesi Koci Petriti.Për këtë autor  dija nga rinia ime artin e bukur të shpërndarë mbas viteve 80-të në Kosovë.Bashkë me Driteroin, Murat Gecaj, Margarita Xhepa, Koci Petriti, Agim Shehu, Bardhyl Xhama, Xhevahir Spahiu për mua ishin disi të njohur, por largimi për në Gjermani mbas viteve 90-të kishte prerë leximet.Pilua më thoshte se Librat ishin botuar në shtëpinë botuese “Ada” me drejtor të saj Roland Lushi.Në pjesmarrje do ishin dhe poetë me të rinj nga brezi i Driteroit dhe Kocit, si Kolec Trapoini, Fatime Kulli, Kozeta Zavalani, më tej njoha dhe shumë të tjerë si Gjergj Nikolla, Nikoll Ulndreaj, Haxhi Dikolli etj.Kjo më plotësonte disa dëshira njëherësh.Të përndjekur nga sistemi i Millosheviçit morëm rrugën e mërgimit.Tani bashkë me kthimin në atdhe, po plotësoja dhe dëshirën e të ndjerit babait tim, për të shkelur kryeqytetin  tonë Tiranën, por edhe  për të realizuar  dëshirën e madhe të rinisë për botimin e librave të mi, që këtë herë  lidhur me redaktorin që jetonte në Greqi, do fillonim një rrugë të re.Rruga e endrrave të rinisë ishte djegur dhe nga lufta në Kosovë, të gjitha poezitë dhe shkrimet e të kaluarës ishin djegur bashkë me shtëpinë e prindërve.Vëllai i vetëm rregulloi shtëpinë, por artin e djegur nuk mund ta rikthente.

FLUTURIMI PËR TË KAPUR ËNDËRRAT

Në mëngjesin e datës 3 qershor 2012 në një mikrobus bashkë me vëllanë Anduenin, motrën Dritën, miken e familjes tonë Vera Kolgjeraj, me poeti, prozatorin Sejdi Berisha,  studjuesin Prend Buzhala, gazetarin e njohur Mikel Gojani dhe poetin Agim Desku,  lamë doganën e Kuksit  dhe u futëm në teritoret aq të ëndërruara në shekuj.Këta ishin “delegatët e Kosovës” në këtë takim.Rruga ishte e re.Një autostradë, apo një lumë lundrues që lidhte dy brigjet e një kombi që në shekuj kishte përjetuar drama dhe tragjedi të mëdha.Të gjithë të pranishmit flisnin dhe tregonin nga jeta e tyre në Shqipëri, sepse kishin qënë dhjetra herë, ndërsa une mundohesh të fshihja lotët që endeshin në qiellin e syve.Prendi shkon shpesh në takime, po kështu dhe Sejdiu, Agimi dhe Mikeli dhe flisnin për  ditët  e mira, duke përmëndur dhe emra konkretë që mua tashmë më dukeshin të prekshëm dhe frymorë.

-Edhe ti,  Enxhi, tani e tutje do jesh pjesë e ekspeditave  që shkojnë në Tiranë, ngarkuar me artin e bukur që do lësh dhe që do marrësh duke ikur.Prendi fliste qetë, sepse ka një natyre të embël  dhe shprehëse, në fjalët e tij ndihej mirësia, por dhe dëshira për të më bërë pjesë të bisedës.

Më pas të tjerët u futën në diskutime dhe u krijua vala e ngrohtë e një lumi dëshirash që derdhej drejt Tiranës së ëndërruar në vite, që në kohën e rinisë së hershme, kur babai na mëkonte me këtë dashuri, për të cilën nuk i shpëtoi dhe burgut të kreminelit Millosheviç.Pamjet piktoreske të Drinit, të Kuksit, të Lurës që e shikonim nga larg, por nuk mund të harroj dhe një kishë të bukur mbi shkëmbinj, për të cilën të pranishmit më thanë se ndodhej në Rubik të Mirditës.E shikoja nga larg kryqin e saj, dhe,  i lutesha këtë ditë për gëzimin që kisha përpara.Brënda meje kisha një qiell të tërë të gjelbëruar, por dhe të mbushur me këngëzime.U futëm në rrjedhën e Matit, dolëm në Milot, dhe pa e kuptuar u shfaqen para nesh tre oxhaqe të mëdhenj të cilët dukeshin si lapsa madhështorë që shkruanin apo pikuronin letrat e qiellit.

- Ku jemi këtu?pyeta Mikel Gojanin.

- Këtu jemi në Laç, më tha ai.Këtu është dhe Kisha e njohur që mban emrin Shën Ndou.

Vura buzën në gaz.

Përse qesh? më tha Mikeli.

- Sepse kjo kishë e madhe me ëmër, por dhe me bëmat e saj, ka emrin e vëllait tim, u thashë të pranishmëve.Ajo është kisha e Shën Anduenit, kisha e engjëllit tonë, dhe e putha vëllanë në faqe.Isha kthyer në një fëmijë të llastuar, por e vërteta ishte se ndihesha mirë.Këtu ka jetur dhe redaktori i librave të mi, u thashë.Pilo Zyba, ndonse është Përmetar, këtu është rritur në këtë qytet dikur industrial dhe me emër.Lapsat e mëdhenj po i linim pas dhe pa kaluar më shumë se 20 minuta dolëm pranë Tiranës, në fillim në Kamëz, qytet krejt i ri nga ndërtimet, e më pas në Universitetin Bujqësor që ishte i humbur mes gjelbërimit në një kodër që ngjante nga larg me një kështjellë.

- Ky Universitet është i vetmi që njihet në botë nga universitetet e Shqipërisë, sqaronte të pranishmit Prendi.Tani edhe 10-15 minuta dhe do jemi në qënder të Tiranës.

Dëgjoja nga larg fjalët dhe bisedat e tyre, më vinin më shumë si një jehonë, ndonse i kisha kaq pranë.Unë në ato momente ndodhesha në Tiranë me shpirt e zëmër, ndonse ishim ende 15 minuta larg saj.

TAKIMI IM ME  KOCI PETRITIN

Parkuam makinen dhe vajtëm përpara muzeut ne një kafene pranë Teatrit të Estradës së Tiranës.Nga larg njoha poetin dhe aktorin Agim Xheka, Haxhi Dikollin, Hyqmet Hasko, Xhelal Luca e shumë të tjerë.Dy rrjedhat e burimeve u takuan dhe krijuan në këtë kafene nje klimë vërtet që nuk mund ta heqesh nga kujtesa.Aty u njoha dhe u takova për herë të parë dhe redaktorin e librave.Bisedat ishin të larmishme dhe sejcili e ndjente veten pjese të ketij gëzimi.Ndoshta do kishim qëndruar gjate ne ketë lokal, sikur Pilua të mos na ftonte te drejtoheshim nga Muzeu Kombëtar ku do zhvillohej takimi.Në takim përveç librave të mi dhe të Pilos ishte dhe libri i autores nga Elbasani Belantina Venari dhe poetes Dëshira Haxhi që jetonte në Greqi.Të them të drejtën nuk prisja që në një takim të thjeshte për promovime të kishte kaq shumë njerëz.Salla e Bibliotekës ishte mbushur plot, dhe ishin vendosur karrige të tjera shtesë.

Përpara ecte Pilua, i cili përshendetej nga të gjithë, për t’u habitur, edhe pse prej 20 vjetësh nuk jetonte në Shqipëri ishte i njohur, i përshendetur dhe i mirëpritur nga të gjithë.Pasi i kërkoi leje vëllait tim më mori pak përpara, e më pas gjithë grupi jonë që vinte nga Kosova.Pilua më sqaronte dhe më tregonte njerzit e ulur:

Kjo zonja ketu është Fatime Kulli, Ajo atje, Kozeta Zavalani, ai atje Kolec Traboini e kështu me radhë.Unë hidhja sytë gjithkund, por në fakt kisha humbur e tëra.Kaq njerëz, poetë, piktorë, profesore mërrnin pjesë në promovimin e librave të mi.Afrohemi pranë një vajze të re...rreth 24-25 vjeç.

-Kjo është Belantina, ma prezanton Pilua,  e më pas prindrit e saj dhe njerzit që e shoqëronin.Dëshira nuk mundi që të vinte, sepse vajza e saj këtë vit ka provimet e maturës.Ndërsa ky ketu është zoti Agim Xheka, poeti dhe aktori që e njihni por që nuk e keni takuar kurrë.U takuam dhe vazhduam më tej.

Tashmë ndodheshim përballë tryezës kryesore që do të drejtonte këtë “manifestim” kulturor. Ky ketu është profesor Murat Gecaj, kjo zonja eshte figura jonë kombëtare Margarita Xhepa, ky zotëria është Dekani Universitetit të Letërsisë Koci Petriti.Zotëria më poshtë është shkrimtari Bardhyl Xhama.Pilua fliste sikur i kishte shokë të fëmijërisë.Grupi i ardhur nga Kosova u përshëndet me ta, dhe shumë prej tyre u bënë pjesë e tribunës ku vajtëm.Shikoja herë prof.Muratin, herë Koci Petritin, here Margarita Xhepën dhe me dukej çudi se si keta emra të njohur merrnin pjese në librat e mi të parë të botuar në Shqipëri.Më dukej vetja se jetoja në endërr.Koci Petriti hapi takimin me atë zërin e tij tepër të qetë, me trupin e tij të plote e të bëshem, me flokët e bardhë që mbanin brënda tyre përvojën dhe dallgët e jetës të derdhur mbi to.Ngjante si një dallgë e madhe që oshëtinte brigjeve të këngës time poetike, dhe që derdhte mbi mua më shumë dëshira krijuese dhe forcë për të punuar.Hapi librin tim të parë dhe recitojë një poezi brënda tij, më pas bëri një analizë profesionale për të cilën shume here mendohem dhe pyes veten: “Vërtet meritoj një vlerësim të tillë nga nje njeri me vlera në fushën e letrave”?Koha rridhte dhe lumi nuk pushonte, herë prof.Murati, herë Bardhyli, Prendi, Sejdiu, të gjithë derdhnin në sallë ligjëratat e tyre, për librat e mi, të Pilos, të Dëshires dhe të Belantinës që pranë meje ishte kthyer në një lule, që çdo petale e saj shkelqente nga ngjyrat dhe nga aroma e kenaqësisë që ndjente pas kesaj vaditje nga poetë, kritike e studjues të artit.Më pas salla mori zjarr.Aktorja Margarita Xhepa dhe Agim Xheka  recitonin me shpirt poezitë e të gjithëve dhe në sallë u krijua një klimë e rrallë, që rrallë kush që ndodhej në këtë takim do mundet ta harrojë.Kur më erdhi radha për të folur më kishte ikur edhe zëri, por dhe emocionet me kishin mbuluar dhe isha kthyer e tëra në ajër, në dritë me një shkëlqim që ishte kudo në qënien time.U dhashë dorën dhe falënderova edhe njeherë miqve që ishin në podium, dhe më pas u ula.

Takimin e mbylli prof.Koci Petriti me atë zërin e tij që edhe sot më gumëzhin në mëndje dhe që e krahasoj me rrjedhen e Drinit Plak.Takimi u mbyll, shoqëruar nga fotografitë dhe mbresat e ditës.

KTHIMI, PËRSHËNDETJA ME KOCIN

Kur të gjithë ishin larguar, bashkë me miqtë e ardhur nga Kosova u takuam përsëri me prof.Kocin dhe bashkëshorten e tij, një grua zonjë, fisnike, me nje buzëqeshje të çiltër dhe tepër të sinqertë.

-Suksese, më tha, është vërtet një fillim i mbarë për Ju.

Unë e falënderova me një lëvizje modeste.

-Kjo është Ëngjëllushja, për të cilën të kam thënë, tha Koci Petriti.Ëmrin e saj e kam dëgjuar për herë të parë vitin e kaluar kur me Pilon vajtëm për një takim në Korcë.Atje u njoha me krijimtarinë gjatë rrugës.

Pilua qëndronte i heshtur.Unë e shikoja dhe më dukej si çudi që ato që më tregonte Pilua kishin qënë të vërteta.

Më pas ata hipën në makinën e Pilos me targa greke dhe pas tyre shkonim ne pa ditur se ku do na çonte.

Qëndrimi ishte pranë detit, në një lokal në mes të ujit.Në lokal kuptova se edhe Pilon edhe Kocin i njihnin mirë, si duket ishte ndonjëri nga lokalet e tyre të preferuar, sepse Pilua, si më thoshte, vinte dy tre here në vit nga Greqia për takimet e librave dhe të autorëve.

Më pas u bashkuam në një tryezë të madhe, profesorë e studjues, poetë e krijues dhe m’u duk se deti që kishim përballë ishte deti i gëzimit tim, qe here dallgëzonte lehte dhe here kthehej në  det të mjaltëzuar bisedash dhe shakash, që nuk kishin të mbaruar.Profesor Koci ishte kryevala, kryefjala por dhe kreu i tryezës me shakatë e tij, me bisedat gjithë kripë, përzier me peshkun e pjekur, dhe të shuar me verën e mrekullushme që Pilua kishte prurë nga Greqia enkas për ketë ditë.Shikoja here profesorin dhe poetin dhe here burrin e mencur, here zonjën e tij fjalë pakë, por dhe krenare për praninë e saj pranë ketij njeriu  të lartë në mendime dhe ne art, po kaq të lartë dhe në lidhjen dhe krijimin e një marrdhënie të mrekullushme bashkëshortore.

Pak të dehur nga suksesi, pak nga vera, pak nga deti, askush nuk kuptoi si valet e perëndimit po hidhnin në det diellin për tja lënë vëndin mbremjes.

Bisedën e preu vëllai im Andueni:

-Të na falni, por duhet edhe të ikim, sepse neser do jemi prapë në takim,  në Peje,  në promovimin tjetër.Nesër profesor jeni i mirëpritur në shtëpinë tonë.

Në çast filluan shkrepjet e aparateve dhe të fotografive për të fiksuar çastet e pa harruara.U takuam.Profesori më dhuroi me këtë rast përmbledhjen e zgjedhur të tij të botimit të fundit një libër me lidhje speciale për lirikat, dhe një tjetër për baladat e tij të famshme dhe të pa përsëritëshme.Dielli po perëndonte, me mendimin se ditën tjetër do takoheshim përsëri me profesorin e nderuar, por fati nuk e deshi, pasi ai ishte në kohë provimesh dhe duhej të ishte pranë studentëve dhe kërkesave të mëdha që kishte për ta dhe dashurinë për punën e tij.Ky perëndim dielli do ishte perëndimi i parë dhe i fundit i takimit tim me Koci Petritin.Më pas di vetëm bashkëpunimin e tij me redaktorin tim, i cili i ka dërguar librin tim me lirika, dhe profesori ka bërë parathenien e tij, që pritet të dali nga shtypi këtë vit.Nuk kisha ndërmënd ti publikoja për miqtë këto mbresa për të, por duke mos patur gjë tjetër, veç ketij takimi, e bëra publike edhe për Ju të nderuar miq...

Me respekt Enxhi...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora