E enjte, 25.04.2024, 03:28 PM (GMT+1)

Mendime

Nebi Dragoti: ''Legalizimi'' - korr...dhe ha

E merkure, 23.04.2014, 07:39 PM


“LEGALIZIMI”: KORR…DHE  HA…

Fejton

NGA NEBI DRAGOTI

Mos qofsha i gabuar, ose edhe qofsha i gabuar, xhanëm, me ç’po dëgjoj…Nëqoftëse do ta fusim në parlamentin tonë, por edhe në çdo parlament të botës në rend të ditës për diskutim dhe , pastaj, për votim e miratim fejtonin me temë”Legalizimi”:korr…dhe ha…, të gjithë parlamentarët të çdo krahu qofshin, do të shpërthejnë në ovacione dhe do të përplasin duart nga gëzimi për këtë sihariq amendament “të paparë e të padëgjuar ndonjëherë”.Në fakt, hasëll, hasëll…disa liderë politikë, kur pyeten, se si do t’ia bëjmë këtij “liberalizimi”…lëpihen…pë vete.

Muzikë , muzikë, refren, refren;

me legalizimin korr…dhe ha…

Nuk e dimë ku do të vemë.

Jam i këtij mendimi, a nuk jam i këtij mendimi, (pra, kjo nuk është as lojë fjalësh), nuk desha ta publikoj kot, pra, t’ua mësoj të tjerëve zgjidhjen e problemit, jo se është i vështirë, jo se është i komplikuar, po kështu ma do qejfi mua.Pastaj qejfe, qejfe kjo dynja…Investigim:desha t’i marrë në provë, se si debatojnë të dy krahët duke u çirrur gjithë nerva, sikur janë të droguar, apo duke folur urtë e butë, me llogjikë, me argument bindës, ku askush, qoftë edhe filozof, nuk merr guximin të japi verdiktin:”Stop këtij problem!”

Aspak këtu nuk bëj shaka:

“Legalizimi”:korr…dhe ha…

A e prish këtë dynja?!...

Fejtoni ka në kontekst satirë të thellë për jetën dhe godet ashpër politikat, që janë kundra kuptimit të jetës.(Sigurisht, me këtë fejton, mund të marrë edhe çmim Nobël).Pyetja të habit dhe sidomos habit atë që nuk e kupton për çfarë është fjala.(S’e kupton se , ndoshta, është i droguar vetë).Ndërsa për ata që i kanë rënë në të, qeshin nga një gudulisje e mbrendshme, se e kanë provuar edhe korrup…, edhe hash…Mirëpo pritet liberalizimi i korrups…edhe hasha…Liberalizimin e hasha-shit, diku, nëpër botë e kanë bërë, por pritet edhe liberalizimi i korrup-sionit.Hëëë, njeriut edhe kjo i mungon!...Realisht nuk i ka munguar.(Ka qënë i maskuar, ditën me diell).Ëhëëë, ç’na doli nga titulli i fejtonit, ç’sudok, kur i plotësoke shkronjat!Nuk qënka fjala që ai që mbjell edhe korr, edhe ha për të jetuar.Në fakt kjo është e vërteta e jetës mbi tokë.Mirëpo, ndryshe na del, meqë nuk po arrihet mirëqënia duke mbjellur, duke korrur që të prodhohen të mira ushqimore dhe , kështu, jeta të jetohet pa probleme dhe krizë.U shkrepet në mendje disave, që duan të këndojnë këngën bastarde kundër rrjedhës së jetës:

Mëndje krisur bota ka:

mbrapsht jetën shikojnë ata;

ta kthejnë rrotën e historisë

kundër jetës dhe njerëzisë…

Politikë e çmendur, krejt budallaqe politikë është kjo.Që nuk është politikë e mençur kjo, këtë edhe bufi e di.Dhe, çfarë kërkohet e ku duhet të arrijë njerëzimi, edhe çakalli zgërdhihet plot ironi me këtë problematikë, që nuk gjen zgjidhje.Pa le, bashkohen edhe galat e gjithë shpezët e pyllit duke qeshur me të madhe me ne e duke hedhur velle lis më lis e degë më degë me këngë parodizuese rracën njerëzore:

“Jo, s’e luftojnë korrupsionin dot

me tra-la-la dhe hop la-la, (…)

Me leksione bosh e premtime kot,

në terren, realisht, dështime ka…

Dështimi vjen, se e dëshirojnë, e gjurmojnë dhe e duan dështimin.Ja, kjo të vret!Sinqerisht, besimin të vret, se edhe nuk sheh forca të organizuara totalisht për të fituar mbi të keqen.Është fjala për të keqen që i kanoset shoqërisë, jo të individëve që fërkojnë duart për bëmat e këqija që i sjellin jetës.Ja, pra, do nuk do,  ç’na dalka:korrupsioni është si ajzbergu, që i është dukur vetëm maja.Po, herë-herë edhe maja i zhduket nga dallgët e drogaxhinjve në valle me korupsionistët.Korrupsioni është bërë ngjalë që rrëshqet e futet në ledh, është bërë djall i pakapshëm me njëmij e një marifete, maskohet që të mos kuptohet.Kështuqë kushdo e kupton, se leku është si puna e mjaltit, që askush nuk e mohon, por e lakmon.Korrupsionistët lenë kokën pas korrupsionit, por edhe e ruajnë kokën, që mos ta pësojnë nga ligjet, që rrinë në gjumë me ninulla korrupsioni.Por..edhe ata që zbatojnë ligjet janë bërë me brirë korrupsioni.Edhe naivit, që beson, se ligji dominon, i është lëkundur besimi në këtë çështje.Hajde, merre vesh!Hajde mohoje këtë, dhe hajde mohoje po deshe, se nuk do të përdoren më lëndët narkotike në këtë botë të trazuar.Pastaj dhe bota na qahet, se është në krizë…se dhe tokat nuk mbillen me drithëra buke, (fjala vjen)si këtu në Shqipëri.Njeriu e ka fajin apo politika?Kur politikën mos ta bëjë më njeriu djall, atëherë do të qetësohet e do të jetojë shoqëria e shëndetshme në të gjitha drejtimet e jetës.Njeri, kujdes!Ki kujdes dhe puno për të mirën tënde për sot dhe për nesër.Në fejtonin “Liberalizimi”:Korr… dhe ha…le të tunden këmbanat edhe nëpër kohra të ardhshme.Kundër këtij “liberalizimi”këmbanat bien.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora