Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: Ra ky mort (Çoliç-i) dhe u pamë!

| E hene, 21.04.2014, 06:59 PM |


Ra ky mort (Zdravko Çoliç-i) dhe u pamë !

Nga Fahri Xharra

Me u pa po shihemi shpesh , po shihemi  ashtu si po e duam  por edhe ashtu si nuk po na e ka ëndja. Nuk dij . Më  shkroi një mik me plot të drejtë  :”Ta duash atdheun nuk do të thot t´i urrejsh të tjerët ” Por... ” Kundërshtarët e historisë, kundërshtarët e gjuhës, ithtarët e kombit kosovar, nuk marrin parasysh pasojat e kësaj përçarje, por destruksionin e tyre e cilësojnë si akt patriotik. Për të ndërtuar një ndjesi kombëtare me vlera tërësore, të përbashkëta, një identitet kolektiv, nevojiten disa dekada, ose shekuj, për ta rrënuar, më pak se një dhjetëvjeçar. Çdo komb ka kodet e veta dhe një tërësi vlerash, që konsiderohen si të shenjta. Ato mund të rrahen nga të gjitha anët nga specialistë të fushave përkatëse: analizohen, bëhet debat, polemizojnë në mes vete derisa të kristalizohen mendimet në dobi të një etnie, që pastaj në trajta të ngurtësuara, na shfaqen në librat shkollorë.”( Lis Bukuroca ) ...por ”shyqyr”që ra Zdravkoja  dhe u pamë ashu si nuk e kisha dëshiruar e as mënduar. ” Vet fakti se marrin guximin të kërkojmë ndryshimin e emrit të kombit, vet fakti se kërkojnë rrënimin e gjuhës, vet fakti se kërkojmë të ndryshojmë historinë duke u bazuar në gjykimet e sotshme, flet se ne jemi të dominuar nga mendësia fisnore dhe për këtë, shumë herë nuk jemi të vetëdijshëm, përndryshe nuk do të shpërndanim leksione se si duhet të ndjehen, çfarë duhet të besojnë dhe si duhet të flasin miliona shqiptarë. ”

Nuk di , por prap qëndroj në mëndimin që na duhet patjetër e sa më parë një qendër e vendosjes mbarëshqiptare ,pra një qendër e rëndesës gjithëkombëtare.

“Të nderuar miqtë e mi kosovarë.E kuptoj indinjatën tuaj për ftesën që i bëmë këngëtarit Zdravko Çoliç, ftesë e cila përkoi me eksodin e kosovarëve në Shqipëri 15 vjet më parë.

Ju siguroj se gjithçka ishte e pafajshme. (gazetatema.net/web/2014/04/16/sandri-leter-ndjese-kosovareve-per-zdravko-colic/)Ishte kjo një letër , një tallje, në shikim të parë e pafajshme  por plotë sarkazëm , ironi dhe mospërfillje as kombëtare e as njerëzore . Ishte në stilin e zakonshëm  e të tutorizuarëve , të cilët edhe frymë kur marrin duhet te janë të kujdesshëm se mos po e teprojnë.

Por , sidoqoftë ! Po shoh papjekuri kombëtare të cila po na habisin , na vejnë në dyshim, dhe padashtas ia bëjmë pyetjen vetit : A jam mirë ?

Deri sa :” Grupi “Druzhina” nga Odese e Ukrainës dërgon mesazhe kërcënuese për Kosovën.Ata thonë se nuk i harrojnë krimet e NATO-s kundër serbëve në Kosovë, dhe se për çdo ukrainas dhe rus kudo në botë, Kosova është tokë serbe, raporton Reporteri.

Anëtarët lëvizjes "Antimajdan", grupi “Druzhina”, që po luftojnë në qytetin jugor të Ukrainës, përmes një video kanë dërguar një mesazh për popullin serb, duke thënë se serbët, rusët dhe ukrainasit, janë një popull, sllav ortodoks, raportojnë mediat serbe.

Forcave separatiste ruse në Ukrainë u janë bashkuar edhe shumë qytetarë nga Serbia. (Gazetaexpress ) “  ,  atëherë e shoh bukur si herët dhe hap të papjekur ardhjen e Çoliçit në Shqipëri  ; nëse nuk është bër me qëllim të keq!

Mos pjekuria e sjellë edhe këtë reagim , i cili është lexuar me x herë: “KUSH JANE KOSOVARET QE KERKON FALJE TI MORE SANDRI…….????????????? PO KUJT I PLASI PER KOSOVARET MORE SE DUAN APO NUK E DUAN LEGJENDEN ZDRAVKO COLIC…????????????????????? KENGA JUGOSLAVE KA QENE ME KOHE E DESHIRUAR NE SHQIPERI DHE KENGETARET JUGOSLAVE JANE TE MIREPRITUR SA HERE NE SHQIPERI. Kosovaret TE SHIKOJNE PUNET E TYRE DHE TE MOS I FUTIN HUNDET SHUME KETEJ NGA SHQIPERIA..Kosovaret TE FTOJNE KENGETARE TURQ DHE ARABE NE KOSOVE SE NE NUK NA PLAS SHUME PRE TURKOSHAKET ISLAMIKE KOSOVARE: BRAVO PANDI LACO PER FTESEN QE I KE BERE LEGJENDES SE KENGES YUGOSLAVE ZDRAVKO COLIC: DHE BENI AKOMA FTESA TE TJERA QE TE VIJE LEPA BRENA DRAGANE MIRKOVIC INDIRA RADIC etj.

(Miro  --  17 Prill, 2014 në 1:59 pm, Gazeta Tema).” E shifni sa largë që shkon puna , e pastaj habitemi pse na ndodhi! Fjala e qet fjalën dhe lindin kundërshtitë : ”Veç shqiptarët dalldisen, kalojnë në delirium e karikaturohen para pjesëtarit të një populli që i urrenë deri në asgjësim, siç bënë atë natë publiku (madje edhe burra pleq) para Coliqit. Dolën të kompleksuarit nga ndjenja e inferioritetit dhe shpërthyen e vunë në pah gjithë obsesionin dhe lakminë ndaj gjithçkaje që s’është si vetja e tyre, ndaj dikujt që i urren për çka janë. Rast i vecantë psikopatie kolektive e një popullate që nençmon vetveten. Kjo shihet edhe te emrat e huaj qesharakë që u vënë fëmijëve. Prandaj ishin te fundit që fituan lirinë, që bënë shtet dhe të parët që do ta humbasin identitetin.( Leter nga Kosova  --  17 Prill, 2014 në 10:15 am .Po aty!)

E keqja është që pak ndëgjohet zëri rikujtues i mediumeve për të ligat nga Serbët . Të ligat historike , me pasoja po ashtu historike.

Nacionalizmi i një kombi shprehet ne dy mënyra; duke e ngritur moralin dhe kujdesin ndaj identitetit të tij dhe mënyra e dytë duke u angazhuar në arritjen e qëllimeve për vetëqeverisje -Pavarësi. ( Gellner, E., 1983, Nations and Nationalism, Oxford: Blackwell.) Në rastin e Shqipërisë dhe të Kosovës, çdo lëvizje për nacionalizëm është vetëm se ngritja e asaj ndjenje e cila me “kujdesin” e elementeve të caktuar lufton me të madhe për zbehjen e tij. Nëse nuk kemi nacionalizëm shqiptar e i cili po shihet me sy të keq nga vetë shqiptarët atëherë do të na mundin -izmat tjerë. Mu atëherë fillon katrahura kombëtare. (Fahri Xharra)

Të mos jesh nacionalist, “nuk merresh me këto probleme të vockla, por vetëm më çështje të mëdha. Çdo pushtues do ta kishte dëshiruar një elitë të tillë politike, si ajo shqiptare në Luginë, si ajo shqiptare në Maqedoni, që firmosi diskriminimin e shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe.(L.B.). “ Pra , ç`të keqe ka nga nacionalizmi shqiptar?

Nacionalizmi shqiptar është kur “nderimi dhe respektimi i përkasin veprës nacionaliste, si një ndihmesë me shumë vlerë në njohjen e qytetërimit shqiptar dhe rolin e faktorit shqiptar në periudhën e zhvillimeve globalizuese në mjedisin ballkanik, për mbijetesën e shqiptarizmit në mes të nacionalizmave agresivë e kriminalë serb dhe grek dhe nacionalizmit agresiv turk. (N. Loka). Po ne, duhet të jemi nacionalist sepse jemi të rrethuar nga kombet nacionaliste me qëllime hitleriane, me qëllime pansllaviste dhe megalogreke. Europa nuk i frigohet nacionalizmit tonë, sepse ai nacionalizëm gjithmonë ka qenë duke e ngritur moralin dhe kujdesin ndaj identitetit te tyre  Thjesht e thënë të mbijetojmë.

Është herët të na këndojnë qyqet në shtëpitë tona!

20.04.14 , Gjakovë