E enjte, 19.09.2019, 06:04 PM (GMT+1)

Editorial » Çeliku

Kalosh Çeliku: Borë në Prishtinë dhe Shkup

E hene, 21.04.2014, 08:05 PM


BORË NË PRISHTINË DHE SHKUP

NGA KALOSH ÇELIKU

Moti pritej në mes të Pranverës shqiptare, borë në Prishtinë dhe Shkup pas Luftës së fundit (1999) dhe asaj në Tanushë (2001). Ose, siç thotë populli te Ditët e plakave: Prill bre vëlla/ nam tri ditë hua/ ta shuej plakën me gjithë çka ka! Shqiptarët e fituan luftën me Serbinë, por e humbën paqen mes vete me shqiptarët. “Liria” i dalldisi pas Luftës për pushtet, posteve politike dhe interesave personale (pasurisë materiale individuale). Vite me radhë për të ardhur në pushtet, filluan ta hanë njëri - tjetrin si politikanë. Partitë politike shqiptare, filluan përditë e përnatë të pjellin kopila duke na i lënë pas dere. Lehtë e kishim pasur dje të merremi vesh me serbët, por shumë vëshirë e kemi sot me vëllezërit shqiptar. Përedrisa, në kohën e Turqisë vriteshim për një grua, kufi në arë, përrockë uji, në ditën e sotshme filluam t’i nxjerrim armët nga brezi për një karrike, poste politike në Qeverinë e “vëllazërim-bashkimit”. Shembull konkret: Menduh Thaçi, takohet kokë më kokë me Gruevskin: “Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në tubimin e mbajtur në Debresh të Gostivarit mbrëmë ka folur për takimin e tij të djeshëm me kryeministrin dhe liderin e BDI-së, Ali Ahmeti: “Çe raketën sot, e keni pyetjen pse u takova me Gruevskin? U takova për ti thënë se ti je gazda i tyre, ndali në kërpesh se më 27 do bëhet belaja e madhe, dhe kjo ishte arsyeja e këtij takimi. Prapë vazhdojnë të pyesin do të jemi ne në qeveri? Prej ditës së diel u jepnin infuzione hordhive të veta, se do jemi ne s’do jeni. Nuk do të jeni, dikush tjetër do të jetë në qeveri. PDSH-ja që ka mandatin e popullit, që e ka mbështetjen e popullit. Po flisni budallallëqe. 40 mijë që kanë dalë më 13 prill nuk janë votues. Ukraina ka 40 milion banorë, po në protestë dalën 40 mijë njerëz dhe e rrëzuan pushtetin”, theksoi Thaçi.

Ai porositi qytetarët që më 27 prill të dalin pa frikë e ti thonë Ali Ahmetit se edhe përskaj të gjitha kërcënimeve, shqiptarët do t’i tregojnë atij se çfarë mendojnë për qeverisjen e tij antishqiptare.

Qesharake, kjo politika shqiptare. Për çka “belaja, për t’u bërë Menduh Thaçi zëvendës kryeministër?! Kurrë, më ti në Qeveri me “vëllezërit” e Njerkës! Partnerin strategjik. “Belasë” tënde i vjen era e asaj “Pranverës arabe” të dështuar në Shkup (2013). Edhe, Ali Ahmeti pas këtij mandati, nëse ia jep edhe kësaj radhe populli shqiptar me besa - besë. Problem kam me vetëveten, deri kur ky bërllok politik shqiptar do të na ngatërrohet nëpër këmbë i arratisur me vite nëpër poste e parti politike?!

Ndërsa, për moton e BDI – së “u tha u bë”, Thaçi ka thënë, se: të vetmen gjë që ka bërë BDI e Ali Ahmetit është sjellja e Car Dushanave në Shkup.

Shkronjën RR të madhe dhe rr të vogël nga Abetarja e vë në përdorim në Ditën e sotshme. Rrezik! Rrezik bërtiti Rrahmani: Ujku na ra ndër dele. Katundarët kush me sfurk, kush me lopatë, kush me hu gardhi e kush me shkop u turrën t’i dalin në ndihmë. Rrahmani qeshej në kokërr të shpinës në mesin e deleve. Ogiçëve, kokë më kokë me kumbona përqafe. Herën e dytë, Rrahmani përsëri bërtiti: Ndihmë, Ujku na ra ndër dele! Katundarët, përsëri u turrën t’i dalin në ndihmë me çka patën nëpër duar e mjete bujqësore: shat, kazmë, lopatë, kizë e sopatë. Rrahmani, përsëri me gojën duke qeshur vesh më vesh, zgërdhihej se: i ka mashtruar katundarët. Herën e tretë, më kotë bërtiti Rrahmani se, Ujku i ka rënë me të vërtetë ndër dele! Asnjë katundar nuk lëvizi këmbën nga vendi t’i dalë në ndihmë bariut. Ujku, ia hëngri delet.

Republikën e Kosovës të fituar me luftë dhe gjak, filluam ta bëjmë copë – copë nëpër parti politike. Gati gjithë popullin shqiptarë e shpallëm “spiunë dhe kriminelë lufte”. Kosova, përpak na mbeti pa shqiptar në duart e armiqve shekullor, serbëve. Popull, i cili edhe sot e kësaj dite nuk gjeti kohë dhe hapsirë t’u kërkojë falje shqiptarëve për krimet e luftës fundit të Kosovës (1999). Ose, publikisht të shpallet para syve të botës: Republika e spiunëve. Përsëri, pas gjithë këtyre sakrificave për Liri, duhej t’i kthehej prapë si “plaçkë lufte” Sërbisë. Përderisa, në kohën e Turqisë, Kosovën e kishte shitur Perandoria Osmane, sot e shesin me pare e pa pare vetë shqiptarët. Padashtas, ma kujtojnë këngën e Xha Derallës të Kërçovës, që sa herë e takonim me shkopin me kërrabë në dorë te porta e xha Mazllëmit “Ureja”, na e këndonte atë këngë historike antoligjike ne fëmijve me brekët arnë përmbi arnë, hipur mbi kuaj shelgu nëpër livadhe: Turku e ka shitur këtë Rumeli/ shtatë xhemi me alltan/ e ka ble ç’aj Moskovi Zi…

Punë tjetër është ajo këngë, dhe histori më vete shqiptare, pse nuk këndohet edhe në Ditën e sotshme historike?! Ende ka mbetur gojë më gojë të këngëtarve pleq dhe çiftelive me dy tela nëpër odat shqiptare. Nesër, në harresë. Shqiptarët sot për sot janë populli më i “lumtur” në botë. Vetëm hapni kanelet televizive shqiptare, në  Shqipëri, Kosovë dhe IRJ të Maqedonisë: Gjithë ditën e natën e lume, këngë dhe valle. Herë duke u përdredhur më një anë, herë në tjetrën anë me përplasje të duarve shuplakë. Popull i dalldisur dhe shashtrisur pas “lali xhanëve, sheqerave, llokumave e vagabondëve”. Qejfit me gra lakuriqe mes parave dhe Zdravko Çoliçit, shundit komunist jugosllav. Dorën në zemër, të dalldisësh pas vlerave të arrira muzikore jugosllave në atë kohë: Josipa Lisac, Misho Kovaç, Tereza Kesovija, Indexi, Pro arte, Korni Grupa, Xhani Marshan e Meri Cetiniç, është për duartrokitje. Ose, legjerndave botërore: The Beatles, Led Zeppelin, The Rolling Stones, Jimi Hendix, Mireille Mathieu, Johnny Holiday, Janis Joplin e Tina Turner.

Ama, të presësh një “xhani xhan” jugosllav si mbretin në Shqipëri, vërtetë me këtë popull nuk është diçka në rregull. Përmëkeq, kur këta artistë nuk i kanë kërkuar ende falje publike popullit shqiptar edhe sot e kësaj dite për genocidin serb, në Kosovë. Patjetër, shpejt e shpejt duhet t’i gjëndet terapia kësaj sëmundje vdekjeprurëse të shekullit. Edhe atë, në bazë të simptomeve sipas një interviste “bombastike” në gazetën beogradase “Veçernje Novosti” të datës 16 prill (2014). Këngëtari i adhuruar aq shumë në Shqipëri, që as vet nuk e kishte imagjinuar dot si serb,  Zdravko Çoliq ka deklaruar se “Shqiptarët më pritën në Tiranë si Mbretin!”

Vërtetë, e pritën dhe e përcollën si Mbretin???!!!

Këngëtari serb në prononcim për gazetën beogradase, pos paraqitjes në televizionet shqiptare, kënaqësisë së Pandi Laços, Salvador Kaçajt, është takuar edhe me ish presidentin e Shqipërisë z. Bamir Topi???!!!

Zdravko Çoliq ka thënë: Kisha shumë fansa në Tiranë, sa që nga ora 7 e mëngjesit e deri në ora 10:15 janë mbledhur mijëra femra dhe për tu fotografuar me mua dhe për autografe… Prandaj, planifikoj në të ardhmen një koncert në Tiranë, por akoma nuk e kam përcaktuar se ku do të mbahej; në “Pallas” ku e ka mbajtur koncertin e tij Goran Bregoviqi, fituesi i çelëçsit të Tiranës nga Edi Rama, apo diku tjetër… por planifikoj koncert edhe në Shkodër!!!...

Organizatorët e koncerteve dhe dalldisjeve të ndryshme muzikore, asnjëherë nuk i kanë hapur dyert krah më krah dhe shprehur gatishmëri, që ndonjë këngëtar shqiptar ta presin si Mbretin, shkaku se, siç duket për organizatorët e koncerteve muzikore, po edhe për publikun e arratisur e shastrisur, pritjet mbretërore i kanë të rezervuara për Goran Bregoviqa, Zdravko Çoliqa, ndoshta një ditë edhe për Vojisllav Sheshelin nëse delë nga Haga, në vend të kitarës me “kallashnik” në dorë.

Goran Bregoviqi, vite më parë u bë Qytetar Nderi i Tiranës. Zdravko Çoliqi, sot u prit si Mbret dhe u takua edhe me Bamir Topin, kush e di se në çfar cilësie… e mbase, tashti radhën e ka Vojisllav Shesheli të shpallet Mbret!!!???

Durtrokitje për ato parti politike me vite në skenën politike shqiptare. Bagazhin e tyre politik për liri gjatë këtyre viteve plot afera politike, burgosje e vrasje në mes të Ditës Madhe. Mjerë shqiptarët, kush u pri në ballë për Liri. Vallë, edhe në Ditën e sotshme duhet lënë gjallë në skenën politike këta kalorës të sëmurë politik për pushtet argati t’i prinë në ballë popullit shqiptar me parulla demagogjike?!

Zoti siç duket, kohën e fundit u hidhërua me shqiptarët, kështu do të thoshte Hoxha i Allahut nëpër shkrimet e tia “profetike” në YouTube, Facebook dhe Bota sot me këmbët dhe trutë në legen. Prandaj, edhe i dënoi Zoti shqiptarët e “pafe” me borë. U tha: Nuk e meritoni Lirinë, rrini në Robëri!… Dimër…

O burra, bini “haramit” me votën e juaj të lirë demokratike!...



(Vota: 25 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT