E enjte, 28.03.2024, 09:13 AM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Dashishyti

E premte, 18.04.2014, 05:04 PM


DASHISHYTI

NGA KALOSH ÇELIKU

Vërtetë, keq të vjen kur e sheh Dashishytin se, si i lutet Zotit me “rraçet” e Dexhallit në dorë në Shtëpinë e Zotit (Xhami). Përmëkeq, kur ti je përpjekur këtë Dashishyt në kohët më të vështira ta sjellësh me mish e shpirt në “Din e Iman”. Zotit t’i lutet në Xhaminë shqiptare. Edhe, i ke dhënë guxim të botojë libër si Redaktor letrar, gjoja “profetik”, në kohët më të vështira shqiptare. Thënien e Muhamdit a. s. ta vësh në praktikë: “pa Vatan, nuk ka Iman”. Kot, e ke humbur kohën para Përmbytjes Madhe (Ditës së Kiametit). Mëkot, humb kohë edhe Ali Ahmeti me sojin e këtyre “myslimanëve”, kur tha: me mjekra e fustane, nuk shkohet në “Xhehnet”. Unë them: me dimi, Shall arab përqafe, kësulë “partall” e shapkë në kokë, nuk i dilet zot Atdheut. Aspak, nuk pajtohem me apelin e disa politikanëve shqiptar, se: shqiptarëve në Maqedoni nuk u duhen më shumë se dy - tri, katër ose pesë parti politike. Shkaku se, shpërndahen votat, përçahen nëpër kuti votimi. Nevojë, gjoja për një frontë shumë më të fortë politik, dy parti le të jenë në skenën politike, njëra që kryen rolin e pozitës dhe tjetra një opozitë e mençur por jo opozitë që merret me theshetheme dhe shpifje të politikës ditore.

Gabim politik, i politkianëve me setret krahëve para kamerave televizive. Shqiptarëve, vërtetë nuk u duhen me dhjetëra parti politike në IRJ të Maqedonisë, por as edhe dy parti politike: Nastradini dhe Nastradinica. Gomarit për në Pazar, njëzet vjet me radhë, herë t’i hipë mbi samarë Nastradin Hoxha e herë Nastardinica. Shqiptarët në Shtetin e “përbashkët” mund t’i kenë edhe tri, katër e pesë parti politike, por kurrësesi mbi pesë parti politike. Edhe atë, sa herë që të jetë nevoja, kur është në pyetje dhe rrezik Çështja shqiptare, të bëhen bashkë në një Parti Politike Shqiptare. E, jo të përçahen pikë e pesë, siç thotë populli: njëra t’i bie thumbit e tjetra patkonit. Realiteti historik, shqiptarët as edhe që kanë pasur deri më sot më shumë se dy parti në skenën politike gjatë këtyre njëzetë vjetëve të “ndryshimeve demokratike”. Partitë tjera politike shqiptare kanë qenë minore në “politikën madhore” shqiptare. PPD- ja është ajo kurva politike, që i polli të gjitha partitë politike shqiptare në IRJ të Maqedonisë. Kopila politik nga të cilët edhe sot e kësaj dite, shqiptarët nuk mund të ngrejnë krye si popull autokton në trojet e veta shqiptare. Vetëm, hidhnu një sy Partive politike shqiptare, gati thuaj të gjitha janë pjellë e PPD-ës. Politikanë të “pazavendsueshëm” në jetën politike shqiptare. Përjashtim bënë Ali Ahmeti me shokë, që zbriti nga malet me kruengritësit e UÇK -ës, por jo edhe BDI si parti politike. Edhe ajo, si forcë “rebeluese” i ka në gjirin e vet partizanët e PPD-ës, sot për sot që ende i besojnë “ringjalljes”: i vdekuri çohet nga varri dhe vjen në shtëpi. Fatkeqësi shqiptare, që hë për hë duhet zgjedhur nga dy të këqijat, atë pak më të mirën si rrugëdalje nga politika qorre e katundeve. Thirrje historike: koha është, shqiptarët sot më të mos votojnë për Parti politike, por për individë, burra e gra të cilët nuk do t’i shesin për pak pare, por do t’i dalin zot Atdheut në Kuvendin shqiptar.

Dashishyti është edhe imam pa xhami, edhe analist, edhe shkrimtar edhe haxhi, edhe turist, edhe profiter politik, edhe … me katra pesë pasaportë udhëtimi nëpër botë. Qabja e tij, nuk është Meka, po Londra, Beogradi dhe Moskva. Vetë i ka publikuar këto të dhëna autobiografike në YouTube dhe Facebook. I ka shëtitur deri më sot me rend si “aktivist” politik “mysliman” me tespi “kuqezi” në dorë të gjitha partitë politike shqiptare. Edhe, organizatat joqeveritare e “humanitare”, brenda kufijve politik dhe në Diasporë. Fatkeqësisht, edhe i ka “bekuar” me urdhër të Daxhallit, në emër të Allahut. Përherë, kur kemi pasur zgjedhje demokratike lokale, presidenciale e parlamentare ua ka varë shqiptarëve mysliman nga një hajmali përqafe. Nateditë rri në YouTube dhe Facebook me këmbët dhe trutë në legen.

Ditën e sotshme merr guximin t’u vardiset edhe liderëve politik. E politizon krah për krahu me “vojvodën” edhe Fenë Islame. Tinëz pas shpine me tespihe “kuqezi” në dorë i ndërsehet pas shpine Shkrimtarit rebel, shkaku një shkrimi profetik për “presidentin musliman”. Shkrimin e tij duke u përpjekur ta lexojë edhe mes rreshtave e “deshifrojë” për policinë sekrete partiake të “vojvodës”. Pavetëdije se, shkrimet e këtij kalibri për Nesër, nuk di t’i lexojë me këmbët dhe trutë në legen. Këmbadoras me vite përpiqet të dalë në ballë të popullit shqiptar si “imam - lider”, gjoja për “ndryshime” politike, në Bit - Pazar. Reklamë politike me pak pare për t’u hyrë në qejf gati për çdo dy – tre vjet u bënë fushatave zgjedhore të partive politike shqiptare e u turret me të katra shkrimeve të mia parashikuese publicistike për Nesër. Ndoshta edhe i falen “xhunahet”, grazhdi i vetëm nga ku e nxjerrë një krah kashtë ta kalojë Dimrin, dali me shokë në “Pranverën arabe”. Dashishyti i shkretë me kokën nën sjetulla, harron se Shkrimtari rebel shqiptar përpara tij e di se, kur doli Dexhalli me trumbeta në rrugë nëpër Bit – Pazar: Tri ditë para Përmbytjes Madhe (Kiametit). Pak veta dolën në “sokak” nga shtëpitë e tyre e xhamitë, të argëtohen e heqin valle krah për krahu me muzikën e tij dhe e fituan vulën në ballë. Shqiptarëve, burra të tjerë u prinë në ballë për në Parajsë (Xhehnet): Rilindasët Shqiptar me penë e pushkë nëpër libra, kokë më kokë në bibliotekë.

Prandaj, koha është sot: Dashishyti të kthehet në Shtëpi te familja, rrisë fëmijtë pranë Njerkës! Nuk i them në xhami, edhe pse me profesion është imam. Shkaku se: nga xhamia moti e kanë përzënë besimtarët besnik të Muhamedit a. s. Nuk i ka mbetur asnjë lëkurë dashi ogiç për ta falur “Xhumanë e Madhe” përpara këmbëve të hoxhës. “Pranverën e tij arabe” ta thirrë edhe në Shkup duke manipuluar rininë shqiptare me flamuj turko-arab në “protestat qytetare” (2013), që ende i kemi të freskëta nga ekranet televizive. Faj, nuk i kanë as shqiptarët e as “vëllezërit” e Njerkës, Dashishytit me të cilët e falë “Xhumanë” me tespi “kuqezi” në dorë mbi qilimat e Persisë, nateditë në Bit – Pazar me çaj rusi, që deri më sot nuk zuri vend në asnjë Parti politike shqiptare. I ka shëtitur të gjitha me rend deri tek e fundit për interesa personale (Bardhyl Mahmudit), të cilin edhe e mori më qafë. Iu vardis edhe asaj të Rufi Osmanit (RDK), por atje para tij kishte vënë pusi në “istikam”, miku i tij gjoja për ndryshime politike i “PYKËS”, Kim Mehmeti i cili e “refuzoi” publikisht postin e deputetit të popullit.

Ditët e fundit i është qepur për bishti asaj me pak shpirt para vdekjes (PDSH –ës), të Menduh Thaçit. Liderëve politik shqiptar, që deri dje u shkruante letra “dashurie” duke i shpallur si “kodoshë” qafë për qafe me fotografi të montuara plot “nishane”, në Facebook. Në prag të zgjedhjeve presidenciale për “president musliman”, delë me thirrje publike si “imam” në emër të një shoqate joqeverfitare anonime me pesë-gjashtë veta të nënshkruar si anëtarë nga Diaspora: Dashishyti me tespi “kuqezi” u bënë thirrje myslimanëve të votojnë për “presidentin shqiptar”, Iljaz Halimi!!!??? Mjerisht, i cili humbi në këto zgjedhje presidenciale si hajduti mes errësirës, në mes të Lëmës.

Bythekrye i vardiset edhe asaj të “kundërzbulimit”, Dexhallit. Votën e “fshehtë” të lirë “demokratike”, publikisht thotë se, do t’ia japë “Vëllait” të madh në këto zgjedhje presidenciale. Fatkeqësisht, shqiptarët ende nuk kanë themeluar parti të tjera politike shqiptare, ku mund të strehohet Dashishyti me shokë në ndonjë birë mini të “vëllezërve” të Njerkës. Shkak ky kryesor, që Dashishyti i është kthyer me të gjitha fuqitë e fundit para vdekjes partisë politike shqiptare (PDSH –ës.), të cilën dje e pështyu publikisht, sot e lëpi për një torbë taxhi në çajtore, përpara gotave të çajit të rusit mbi tavolinë. Edhe, ia fërkon si “mysliman besnik me abdes” nateditë “dardhat” e qullta Dexhallit me trumbeta nëpër Bit-Pazar. Shejtanit të Allahut.

E rren mendja se shqiptarët mysliman ende hanë bar nëpër livadhe. Dhenë të nënkryeme janë të Ali Ahmetit dhe lopë pa brirë të Menduh Thaçit, që turren kope - kope pas kripës te Kryqi Madh i Gruevskit, në malin “Vodno”. Partia neokomuniste, që u dha çutek deri më sot të paparë para kamerave televizive për flamurin shqiptar, në Gostivar.

Dhe, mund t’i shesë si dje për pak pare Dashishyti te kasapi… Dexhalli me trumbeta me këngë e valle nëpër Bit - Pazar…



(Vota: 107 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora