Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: Pse çmohet shumë Kemal Ataturku?

| E premte, 18.04.2014, 05:39 PM |


Pse çmohet shumë Kemal Ataturku?

Nga Fahri Xharra

Nuk më kapi as malli e as lotët nuk më shkuan kur për Atin e Turqisë lexova shumë. As pak nuk u rrënqetha sepse ai ishte  me prejardhje shqiptare , e as as që më bëri syri vërr se sa i madh që ishte . Çudi ! se si nga toka e jonë dalin të mëdhenjt ,por janë të mëdhenj aty ku jetojnë. Kjo më  ngacmon ! Historia është mësuesja e jetës ,jo vetëm për mua por për ne të gjithë; edhe për shkrimtarin , poetin , kujdestarin e shtëpisë , atdhetarin dhe deri te burrështetasi ynë apo burrështetasit tonë.

E lexova diku dhe më pëlqeu :” Pavaresia e Kosovës nuk është pronë e askujt . Nuk ka personazh më të rëndesishëm ose më pak te rëndësishëm. Ishte një luftë gjithëpopullore. Ishte një vuajtje kombëtare. Edhe unë jam pjesëtare e kësaj pavarësije . Si mendoni qe Pavaresia ti atribuohet dikujt . Jo!  Edhe nëna qe e shihte duke ia  vrarë djalin ndër sy, edhe gruaja e dhunuar, edhe fëmija qe mbeti pa prindër , edhe shtëpija  djegur e lagjës sime , të gjithë janë personazhe të rëndësishme të Pavaresisë.(A.Xh.) “

Shteti apo lideri botërorë pa të cilin nuk do t'ia dilnim? Kë  ta dallojme ? Europa dhe bota e civilizuar qante për ne . Edhe anglezi , francezi, spanjolli  çeku, irlandezi te gjithë vuanin me ne.  Ne historinë e njerëzimt  Kosova ishte hollakausti i dytë. Kjo mjaftonte që edhe fuqitë ushtarake kontinentale apo ato botërore të shprehin mllefin ndaj Serbise. Nëse insistoni se cili lider , atëherë ai ishte Tonny Blairi  dhe  Bill Clintoni. Por a mund të mos permendet Shiraku i Francës ? Po a mundem te harrojmë Vacllav Havelin? Çdo përjashtim është  tentim i mohimit të kontributit për ndihmën dhënë neve,Kosovës.Historia e Kosovës si shtet fillon me botën e civilizuar.

Dikush pyeti : Po ngjarja kryesore që i paraprinë kësaj date? Thjeshtë nuk ka datë. Kjo  ishte kërkesë gjithëshqiptare që nga viti 1912 , kur na e ndanë fatin të mbetemi ndër Serbi. Nuk guxojmë ti harrojmë as ata që u shpërngulen me dhunë , as ata që pësuan deri në Luftën e Dytë Boterore. as ata  që ranë gjatë asaj lufteje , as viktimat e Rankoviqit  , as demonstrantet e vitit 1968, as themeluesit e Universitetit të Prishtinës, as demostrantët dhe viktimat e 1981-shit (pranëverës së Kosovës), as qindra  e mijëra vjet vuajtje në burgjet e Serbisë. Thjeshtë asgjë nuk fillon me një datë te caktuar, Te gjithë jemi paraprijës se kësaj date.(A. Xh) “

Por, pse çmohet aq shumë Kemali , Ati i Turqëve ? Çmohet, sepse bëri shumë për Turqinë. Po  ky shqiptar , bir shqiptari ne dhe të huaj si ia arriti ? Kush ia mundësoi të del në ballë të një të kaluare të errët  dhe ta shndërron ate në dritë? A kishte ai lakmi personale? A i duhej pasuria familiare ? A ia dhanë atë apo e morri ? Si e bëri që nga një shtet “demode” të krijon një të përparuar  ? Si ia arriti që në bërthamën e një islamizmi tejet prapanik të krijon  një femër me vlera europiane. ? Pyetje shumë. Por ....

Kush ishte Ataturku dhe pse është i rëndësishëm për popullin Turk? Po e përsëris pse është i rëndësishëm për popullin Turk? Për ne aspak. E as mos të  gënjehemi ndërveti , as një pikë rëndësije nuk e  ka për ne . Përkundrazi! .( Ai në momentet ma kritike për ne ishte vetëm turk, edhe qëndrronta lartë në hiearkinë shtetërore))

-I rëndësishëm është se e  themeloi Republiken Turke dhe ishte kryetari i parë i saj. E formoi shtetin modern turk nga hiri dhe pluhuri i Imperatorisë Otomane, një një ” i sëmurë e Bosforit ”     Po na , pse jemi ende të sëmurët e Ballkanit ?

-E krijoi shtetin sekular në mesin e një mori shtetesh islamike . Ai punoi në dy drejtime ; së pari si reformator në ndërrimin fundamental të shoqërisë dhe e bëri që i tërë populli të  ta sheh dhe të bindet në ato ndërrime. ( Ne , nuk po shofim ndërrime në asnjërin nga shtetet shqiptare që të bindemi në atë çka kishim dëgjuar dhe kishim shpresuar))

- E solli fundin e një dinastije Otomane e cila e kishte sunduar Perandorinë për mbi 6 shekuj dhe e bëri Republikën e Tuqisë me 1923 .( Ne e sollëm fundin e komunizmit në një anë e në anën tjetër fundin e barbarize shekullore serbe, dhe nuk bëmë asgjë të re)

- Si President , për 15 vjetët e tij të udhëheqjes , në mënyrën më të butë i solli reformat politike, ekonomike , ligjsore dhe kulturore . ( Ne nuk bëmë asgjë më tepër se sa e shkruam në letër)

Bëri reforma civilizuese :Reformat politike: E shformoi Sulltanatin ( 1.11.1922 ) ( ne krijuam sultanate partiake ); e hjeki kalifatin (3.03 1924 ) ( ne rrezikohemi nga sulltanët e rinj).I anulojë gjykatat fetare . ( ne filluam ta propagojmë sheriatin); E futi ligjin sekular gjithëkombëtar . ( ne e sulmojmë sekularizmin tonë ) . E shliroi gruan turke duke i dhënë të drejta politike dhe sociale (1926) ( ne po ia sjellim shaminë , ferexhën , largimin nga shkolla ) . E unifikoi edukimin . I mbylli medresetë dhe i hapi shkollat bashkëkohore sipas nevojave civilizuese të kombit ( Ne po hapim medrese dhe shkolla nëpër xhamija)

E futi Alfabetin Turk me shkronja latine dhe e filloi pastrimin e gjuhës turke nga fjalët e huaja (1 .11.1928 ) ( Ne nuk e pranojmë gjuhën e bashkuar  dhe  krijojmë gjuhë lokale, e kërkojmë alfabetin osman )

E ne me kë të lavdërohemi`?

14.04.14 .Gjakovë