E enjte, 25.04.2024, 02:34 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Kryetari i PSHDK-së, Dr. Ukë Berisha në Zvicër

E marte, 15.04.2014, 06:12 PM


Thellohet bashkëpunimi mes demokristianëve të Kosovës dhe të Zvicrës.

Kryetari i PSHDK-së, Dr. Ukë Berisha realizoi një vizitë të suksesshme në Zvicër

Me ftesë të Kryetarit te CVP-se z. Christophe Darbellay, kryetari i PSHDK-se Dr. Uke Berisha me një delegacion të PSHDK-se, mori pjese ne punimet e Kongresit te CVP-se që u mbajt ne Zug te Zvicrës.

Kryetari i PSHDK-së, u prit me nderime të veçanta dhe në mënyrë të përzemërt, ashtu siç është traditë në familjen e demokristianëve europian.

Ky ishte aktivitet i rëndësishëm, jo vetëm për PSHDK-në, por edhe për Kosovën dhe u realizua në vazhdën e aktiviteteve të shumta që po bën PSHDK-ja dhe mobilizimit të saj në planin e brendshëm dhe të jashtëm, në prag të zgjedhjeve parlamentare.  Qëllimi i kësaj vizite ishte thellimi i bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të forcave demokristiane në Europë, në të mirë të vlerave të përbashkëta demokristiane, të cilat qëndrojnë ë në themelet e Europës.

Është me rëndësi të theksohet se kryetari i CVP, Christophe Darbellay, në Kongresin e CVP-së, që në fillim të fjalimit të tij u drejtua me përshëndetje edhe në gjuhën shqipe:

"Mirëdita e mirë se jeni ardhur në mesin tonë, Dr. Berisha, Kryetar i PSHDK-së nga Kosova. Jeni çdoherë i mirëseardhur te familja jonë e madhe."

Përkundër agjendës së ngjeshur të nikoqirit, kryetari i PSHDK-së Dr. Ukë Berisha, u takua në mënyrë të veçantë me Zonjën Doris Leuthard, Ministre në Qeverinë e Zvicrës, z. Filipo Lombardi, shef i Grupit Parlamentar të CVP dhe Zonjën Beatrice Wertli, sekretare gjenerale e CVP, të cilët edhe e shoqëruan gjatë terë kohës, me të cilët u bisedua për gjendjen në Kosovë, rrugën evropiane të Kosovës, si dhe për PSHDK-në dhe përgatitjet e saj në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Bashkëbisedusit zviceran, u zotuan se do të ndihmojnë PSHDK-në.

Pas përfundimit të Kuvendit, Z.  Darbellay dhe Zonja Beatrice Wertli, shfaqën konsideratë dhe falënderim për bashkëpunimin e frytshëm në mes të PSHDK-së në Zvicër dhe seksioneve regjionale e kantonale të CVP, me theks të veçantë për punën e frytshme mes dy forumeve tona rinore.

Gjatë qëndrimit të tij në Zvicër, Kryetari i PSHDK-së Dr. Ukë Berisha, i shoqëruar nga veprimtari Mark Baftiaj, duke përfunduar takimet me zyrtar zviceran, në fund u takua edhe me z. Simon Oberbeck, këshilltar në qeverinë zvicerane, për ta falënderuar për të gjitha angazhimet e tij të deritashme rreth PSHDK-së.

Z. Simoni konfirmoi se edhe ketë vit do ta vizitoi shkurtazi Kosovën dhe Shqipërinë

Gjatë vizitës së tij në Zvicër, po ashtu kryetari i PSHDK-së Dr. Berisha, me bashkëpunëtorë vizitoi degët e PSHDK-së, ku u bisedua për nevojën e mobilizimit të elektoratit të PSHDK-së, gjatë procesit zgjedhor dhe në ditën e zgjedhjeve.




(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora